Mero Baze: Ata që dëshpërojnë opozitën dy javë para zgjedhjeve

Mero Baze: Ata që dëshpërojnë opozitën dy javë para zgjedhjeve

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi

Po përsëritet sërish skenat e vitit 2021, tani jo më nga Kryetari I ish LSI por nga ish Kryetarja e LSI. Njësoj si më 2021 dhjetë ditë para zgjedhjeve Ilir Meta shpërtheu kundër ambasadores së SHBA Yuri Kim, dhe fjalë pas fjale duke marrë zemër dhe kundër SHBA, duke pranuar se është gati dhe ta vrasin në Malin me Gropa.

Një sërë detajesh që lidhen me legjendat se Sigurimi I Shtetit I zhdukte kundërshtarët në Malin me gropa ju përzien me SHBA dhe nën një përçartje të plot ai në fat hodhi në erë gjithë besimin e opozitës në fitoren në zgjedhje edhe pse ishin shumë afër dhe shumë të bashkuar. 

Dje në mbrëmje Monika Kryemadhi e përsëriti këtë skemë. Me një fjalor të rëndë, madje të rëndë dhe për burra të këqij, ajo ju turr ambasadores së SHBA duke përdor fjali të tipit “të shkoj në të sëmës”, apo “le të marë lekët e Edi Ramës” e duke vazhduar me përbetime kërcënuese se kush I prek fëmijët ajo e vret e djeg e shqyen etj. 

Kjo puna e instinktit mëmësor për të mbrojtur fëmijët është instinkt biologjik, që e kanë dhe kafshët jo vetëm njerëzit, kështu që nuk I duhet marrë për keq. Por ato të tjerat që janë huqe njerëzish natyrisht që përbëjnë problem.

Mbi të gjitha përbëjnë një problem politik për opozitën që nuk di se kush ja mbush mendjen se sa më agresiv të tregohen me SHBA aq më shumë I do pupulli shqiptar. 

Zonja Kryemadhi mnd të ketë hallet e veta me SHBA, mund të ketë dyshimet e veta se ata I anë zbuluar llogaritë në bankat e huaja dhe transaksionet me rusë, mund të ketë dhe dyshime të tjera që ne nuk I dimë, por hallet e saj nuk mund të jenë halle të opozitës dyj avë para zgjedhjeve. 

Me atë gjuhë dhe atë qëndrim dhe sikur opozita të kërkoj falje cdo ditë deri më 14 maj, sërish e ka të humbur betejën pasi e ka krijuar perceptimin se kjo opozitë është nisur të mund SHBA dhe jo Edi Ramën. 

Kështu ndodhi dhe më 2021, ende pa u shpallur Berisha “non grata”. Perceptimin e parë që opozita kishte betejë me SHBA e dha fjalori I Ilir Metës. Tani kushtrimin kundër SHBA e dha Monika Kryemadhi.  

Larg qoftë mos ndodh ndonjë vrasje që të kompletohet sërisht skenari I 2021 dhe ne të shikojmë se si po zhbëhet opozita para syve tanë vetëm nga qejfi që ka çifti Meta Kryemadhi që të shpërthej ndaj SHBA gjithnjë dy javët e fundit të zgjedhjeve. 

Dhe pastaj ankohet Ilir Meta se Edi Rama ka blerë sondazhet që e nxjerrin opozitën të shkatërruar. Edi Rama po qe se ka blerë njeri, ka blerë Ilirin dhe Monikën se më shumë se këta si bën punë njeri. Dhe punë pa lek madje. 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Usua: 29/04/2023 19:15

    Monik baxhella interesante

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale