Mero Baze: Baballarët e kombit shqiptar dhe baballarët e shtetit të Kosovës, përballë Albin Kurtit

Mero Baze: Baballarët e kombit shqiptar dhe baballarët e shtetit të Kosovës, përballë Albin Kurtit

Albin Kurti

Ka një keqkuptim të madh, por dhe të qëllimshëm, në referimin në histori që nacionalkomunistët e Kosovës përfaqësuar nga Albin Kurti bëjnë për historinë e Kosovës, sa herë që duan të nxjerrin në pah “patriotizmin” e rremë për të shpëtuar nga krizat politike. 

Gjithë tru shpëlarët që mbështesin “patriotizmin” e Albin Kurtit kundër SHBA dhe Perëndimit në tërësi, flasin për troje shqiptare, çështje shqiptare, përmendin heronjtë shqiptarë si Isa Boletini e Hasan Prishtina, apo I referohen historisë së lavdishme të luftërave shqiptare kundër osmanëve apo serbëve.

E di që u duket pak e rënd kjo që po ju them, por heronjtë e historisë së shqiptarëve, përfshi ata të Kosovës, që nga Lidhja e Prizrenit e deri më 1989 ,  gjithë ata çfarë ne I kemi vendosur në histori si patriotë, janë luftëtarë të çështjes shqiptare, që kanë luftuar për Shqipërinë. Janë baballarët e kombit shqiptar.

Historia e shqiptarëve për shtetin shqiptar e nisur nga Lidhja e Prizrenit e në vazhdim, është histori për të arritur bashkimin kombëtar në një shtet. Kjo ëndërr u pre më 1913 dhe u vulos më 1919 kur Shqipëria u njoh si shtet në kufijtë e sotëm. Edhe veprimtarët shqiptarë të Kosovës që u burgosën në burgjet e Serbisë, si nacionalkomunist, ku më i shquari prej tyre ishte Adem Demaçi,  ishin patriot të çështjes shqiptare. Ata e donin Kosovën me Shqipërinë. Madje disa dhe më keq, me Shqipërinë Komuniste ndaj dhe serbët i masakronin edhe me leje të perëndimit.

Beteja për bashkimin e kombit shqiptar vazhdoi, deri në vitin 1989. Kosova e sotme si shtet dhe si realitet i ri politik dhe kombëtar shqiptar, nuk është fryt I doktrinës së bashkimit kombëtar, por fryt I vizionit të rrallë properëndimor të Ibrahim Rugovës dhe elitës politike të viteve 90 të Kosovës, e cila e transformoi çështjen e bashkimit kombëtar në një çështje të krijimit të një shteti të ri shqiptar në Kosovë, I cili do të mund të mbijetonte duke qenë I hapur m Shqipërinë dhe Serbinë në aleancë me Perëndimin. Ai kërkoi që Kosova të shpëtohej si një shtet qytetarësh të barabartë nga një rend demokratik properëndimor. 

Kjo është filozofia e krijimit të shtetit të Kosovës që kemi sot, një filozofi që për dhjet vite nga 1989 më 1999 arriti të zërë vend në çdo kancelari perëndimore fal durimit dhe bindjes jashtokësore të Ibrahim Rugovës që do t'ia dilte, dhe në fund shfaqjes së UÇK që i dha fund dilemave të perëndimit për ta mbajtur Kosovën në Serbi, si vend jodemokratik.

Kosova e sotme, është një kompromis historik ndërkombëtar për një shtet të dytë shqiptar, bazuar në të drejtat e të gjithë qytetarëve të saj pavarësisht kombësisë, për të bërë diferencën me ish jugosllavinë e Milosheviqit e cila po spastronte etnikisht shqiptarët duke u mohuar çdo të drejt. Në këtë aspekt, në themel të shtetit të Kosovës nuk qëndrojnë figurat e mëdha të kombit shqiptar që luftuan për çështjen shqiptare. Ata janë pjesë e historisë së kombit shqiptar por jo shtetit të Kosovës. 

Shteti i Kosovës është I lindur nga frymëzimi dhe entuziazmi demokratik I viteve 90, dhe ka në themelet e tij, vizionin properëndimor të Ibrahim Rugovës dhe bashkëpunëtorëve të tij, që transformuan idealin kombëtar të shqiptarëve në Kosovë nga bashkimi me Shqipërinë, në një ideal për një shtet të ri të Kosovës.

Llokoçitjet “patritoike” të Albin Kurtit kundër Perëndimit, dhe isua që i mbajnë dy biba që shkojnë pas tij dhe thirren si rugoviste , e bashkuar me pasthirmat e dëshpëruara të patriotëve shqiptarë për “Evropën kurvë” që na ka copëtuar etj marrëzira që dëshmojnë thelbin antiperëndimor të tyre, janë një arsye e mjaftueshme për të kuptuar, se në krye të shtetit të Kosovës janë armiq të shteti të Kosovës, armiq të arsyeve për të cilat ai ka lindur dhe është pranuar nga Perëndimi.

Perëndimi është një bashkësi demokratike e cila nuk pranohet nga gjithë bota. SHBA ka shumë armiq në botë dhe në disa vende armiqësi shumë natyrale pasi bie ndesh me historinë dhe traditën e tyre. Vendet e Bashkimit Evropian po ashtu. E di që antiamerikanizmi është modë dhe për shumë intelektualë të ekstremit të majtë që duan një rend të ri botëror, dhe e identifikojnë ende SHBA me imperializmin dhe shfrytëzuesit e klasës punëtore.

Por për Kosovën SHBA dhe Perëndimi nuk janë çështje modës intelektuale. Perëndimi për Kosovën nuk është zgjedhje opsionale . Është zgjedhje detyruese.  Kosova është produkt I mentalitetit dhe parimeve të perëndimit dhe perëndimi është garantuesi I vetëm I ekzistencës së saj. Kosova ose është një vend që funksionon me parimet e perëndimit, ose është një territor që nuk do ekzistoj më si shtet. Kaq e thjesht është. 

Nëse shoqëria e Kosovës në shumicë çmendet dhe mendon se duhet të zboj prej andej Perëndimin, mund ta bëj. 

Të zbosh Perëndimin nga Kosova është një objektiv i realizueshëm, madje tani shumë më lehtë. Për të zbuar Perëndimin nga Kosova nuk duhet luftë, siç bën talibanët ne Afganistan për ta zbuar SHBA. Për të zbuar Perëndimin nga Kosova mjafton edhe vetëm një udhëheqës I lig si Albin Kurti. 

Por për të mbajtur në këmbë Kosovën pa Perëndimin, as lufta nuk mjaftojnë. Albin Kurti jo e jo. Ai nuk është as si talibanët që mund t'ia dal ti fus në burg gjithë qytetarët e Kosovës dhe ti sundoj. Jo se nuk ka qejf, por ska fuqi. Kosova ose mbijeton si shtet demokratik me parime perëndimore, ekzistencën e të cilit e garanton SHBA, BE dhe NATO, ose rikthehemi tek beteja e vjetër e humbur 100 vjet më parë. Tani për shkak të Albin Kurtit dhe heronjve të rremë talibanë të tij.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Piro: 02/06/2023 22:03

    E ke godit. Modelusi i shtetit te kosoves eshte, i urti Ibrahim Rugova. Nuk e kam pelqyer kurre harresen e tij apo sulmet kunder tij.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Aksidenti i djeshëm në Ishull-Lezhë, arrestohet në spital një nga shoferët e plagosur! Ishte dhe i dehur në timon (EMRI)

Aksidenti i djeshëm në Ishull-Lezhë, arrestohet në spital një nga shoferët e plagosur! Ishte dhe i dehur në timon (EMRI)