Mero Baze: Baltosja e Luizës

Mero Baze: Baltosja e Luizës

Atletja Luiza Gega

Në Shqipëri është bërë e frikshme të jesh kampion. Është e frikshme të kesh sukses, apo të shkëlqesh, pasi do llogarisësh mirë se si do festosh. Luiza Gega me siguri ka pas më shumë makth sot nga ata që e shajnë dhe lavdërojnë pse e respektoi kryeministri, se sa në finishin e garës ku u shpall kampione.

Shumica e atyre që dje e ngrinin në qiell si mbretëreshë e Shqipërisë, sot i janë turrur sikur ka turpëruar Shqipërinë, pse u prit nga kryeministri i vendit. Mendoni sikur kryeministri i vendit mos ta kishte pritur fare. Atëherë epidemia e fyerjeve mbi të do ishte një kampion më vete në botë. mBaltosja e Luizës vjen nga qasja opozitare se kryeministri po “vjedh” suksesin e saj, duke e pritur apo duke e shpërblyer. Në fakt ka plot vend për një opozitë serioze ndaj politikave të qeverisë për sportin. Dhe jo vetëm kësaj qeverie, por për tridhjetë vite.

Qeveria nuk ka asnjë meritë, për asnjë sukses në sport. Shqipëria nuk ka politika sportive, as në sistemin shkollor, as në nivel federatash, që janë kthyer në klube klienteliste ish- sportistësh, dhe as në stimulimin e tyre. Sportistët shqiptarë që shkëlqejnë, janë merita personale sportistësh apo trajnerësh pasionantë. Siç është dhe rasti i vajzave xhudiste të Kosovës. Por kjo nuk do të thotë që Qeveria të mos respektojë një kampione dhe akoma më keq, nuk do të thotë që kampionia jonë duhet linçuar pse e respektoi Qeveria. Baltosja e Luizës është si baltosja e kampiones tjetër shqiptare që garoi me flamurin grek, në hedhje shtize, të cilën shqiptarët e sulmojnë pse garoi për Greqinë dhe mijëra grekë të çmendur e përbuzin pse është shqiptare.

Nga ana tjetër, pagesa e qeverisë për Luizën si kampione Evrope, është një debat më vete. Personalisht mendoj se ajo meriton edhe më shumë se sa ka paguar Qeveria për të, por mënyra se si Qeveria paguan një kampione si “shpenzim i paparashikuar”, tregon problemin real që ne kemi me sportin dhe individët e talentuar.

Investimi kryesor i Qeverisë duhet të jetë në promovimin e sportit në sistemin shkollor, në funksionimin e federatave sportive si ndërmarrje të qëndrueshme dhe jo klane mafioze, dhe mbi të gjitha, në krijimin e një standardi shpërblimesh dhe përfitimesh për sportistët e talentuar. Sot askush nuk di të më thotë pse Luiza Gegës i dhamë afërsisht 100 mijë dollarë dhe nuk i dhamë 1 milionë apo 10 mijë dollarë. Nuk di të thotë njeri se nuk jemi të përgatitur as të kemi kampionë dhe as të paguajmë për ta.

Të njëjtin problem e kemi dhe kur paguajmë për artistë të shquar, këngëtarë shqiptarë të njohur në botë etj. Ky është një tregues që ne Luiza na ka kapur në befasi dhe nuk dimë ç'të bëjmë me të. Por dimë t’i tregojmë asaj se çfarë nuk duhet të bëjë ajo.  Të kishte mëndtë “tona” Luiza, nuk do ishte kampione. Do ishte “blogere” dhe do na jepte mend e jo medalje ari.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 23/08/2022 23:25

    Blogere paidhderre kemi Karminen ne!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë