Mero Baze: Berisha bën më shumë betejë per të mbrojtur 'Kurum', se sa për të zbuluar skandalin

Mero Baze: Berisha bën më shumë betejë per të mbrojtur 'Kurum', se sa për të zbuluar skandalin

Debati politik mes qeverisë dhe opozitës rreth mbetjeve të rrezikshme transportuar nga Porti i Durrësit ka hyrë në një boshllëk, për shkak të kompanisë ”Kurum”, të cilën opozita dhe konkretisht Berisha e shmang nga debati.

Qeveria shqiptare bën përgjegjëse për skandalin e eksportit të mbetjeve të rrezikshme, kompaninë “Kurum” dhe përgjegjëse të mundshme për daljen nga porti kompaninë gjermane që ka koncesionin e Portit, prej vitit 2012.

Pra Belinda Balluku në emër të qeverisë thotë se mbetjet i përkasin “Kurum”-it, përgjegjësia e daljes nga Porti, ndoshta kompanisë gjermane që ka koncesionin.

Opozita për shkak të lidhjes klienteliste që ka familja Berisha me “Kurum”-in, heq fare “Kurum”-in nga lista e debatit, edhe si prodhues mbetjesh edhe si eksportues dhe thotë që këtë gjë e ka bërë qeveria.

Dhe këtu gjithë debati nga një çështje serioze bëhet qesharak.

Nëse një palë jep dy emra që mund të jenë përgjegjës , pala tjetër bën ç’është e mundur që të mbrojë këto dy kompani dhe të fajësoj qeverinë.

Po përse e fajëson qeverinë? Që ka favorizuar këto dy kompani, që mbron opozita dhe nuk lejon ti preken?

Kështu i bie që qeveria dhe paska favorizuar dy kompanitë që të fitojnë miliona dhe tani i sulmon ato, meqë i mbron opozita.

Debati është një tregues i shembullit të një opozite të kapur, ku meqë Berisha ka hallet e veta me “Kurum”-in dhe pazaret që ka bërë, tani gjithë opozita duhet të sillet si “shejtan budalla”  që bëjnë sikur nuk e kuptojnë që thonë gjëra alogjike.

Unë nuk jam i bindur që shteti shqiptar nuk ka faj. Dyshoj se plot hallka të tij janë korruptuar në vite prej kur “Kurum”-i ka ardhur në Shqipëri më 1999 dhe deri më sot.. Është e qartë që ata kanë bërë kërdinë me historinë e mbetjeve në dy dekada dhe shteti shqiptar nuk mund të jetë i larë.

Por meqë e kemi rastin konkret, dhe meqë flasim për një skandal të “Kurumi”-it, tani më shumë shfaqet vendosmëria e opozitës për të mbrojtur prodhuesin e mbetjeve të rrezikshme, se sa vendosmëria për te gjetur fajtorin.

Qeveria së paku thotë se prodhues është “Kurum”-i dhe ndoshta përgjegjës koncesionari i Portit. Po qe se qeveria do ishte e përzier në pazare me ta, natyrisht dhe ajo do fliste si Berisha, me emra anonimë. 

Tani meqë opozita nuk ja del dot të flas me emra, dhe autorë konkret, më mirë t’ia lërë drejtësisë se mund ti shpëtoj veten në këtë rast, të mos turpërohet prap, për shkak të Berishës.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

E përditshmja britanike 'Express': Shqipëria ndër vendet më të mira për të shkuar me pushime në 2025

E përditshmja britanike 'Express': Shqipëria ndër vendet më të mira për të shkuar me pushime në 2025