Mero Baze: Berisha duhet ta ndajë nëse Basha gaboi si radikal, apo si i moderuar

Mero Baze: Berisha duhet ta ndajë nëse Basha gaboi si radikal, apo si i moderuar

Sali Berisha

Në fushatën e Berishës brenda Partisë Demokratike kundër Lulzim Bashës, akuzat kryesore që ju bënë Bashës ishin djegia e mandateve dhe bojkotimi i zgjedhjeve lokale, si dy vendime me të vërtetë fatale, që i lehtësuan mandatin e tretë Edi Ramës.

Edhe pse të gjithë janë të qartë se pas vendimeve ishin Sali Berisha dhe Ilir Meta, retorika kundër këtyre akteve radikale të Lulzim Bashës bëhej e besueshme dhe ngjante si reflektim i Partisë Demokratike kundër rrugës revolucionare.

Pra në një farë mënyre filloi të pranohej ideja se opozita po piqet dhe po pranon që me akte të tilla revolucionare nuk fiton dot nëse nuk krijon frymë për të fituar pushtetin me zgjedhje.

Në të njëjtën kohë u duk se Sali Berisha ishte kritik për rrugën radikale të Lulzim Bashës, e cila në fakt është gjesti më radikal që ka bërë ndonjëherë ndonjë lider opozitar në Shqipëri.

Por ajo që po ndodh tani, pasi Berisha mendon se ka marrë kontrollin mbi Partinë Demokratike, tregon se Sali Berisha është ithtar i revolucionit. Ai fjala vjen, ka dy ditë që është në qiell të shtatë duke postuar e ripostuar skenat e një sulmi në rezidencën e presidentit të Sri Lankës, nga populli që ka mbetur pa naftë, apo që deklaron se nuk do të njohë zgjedhje të humbura dhe nuk do shkojë në zgjedhje pa rrëzuar Edi Ramën.

Pra gjithë ekzaltimi i Berishës aktualisht nuk lidhet me ndonjë rrugë politike për të ardhur në pushtet, por me ushqimin e shpresës që do përmbysë pushtetin, që nuk do njohë zgjedhjet, apo që nuk do hyjë në zgjedhje me Edi Ramën.

Po a nuk bëri këto Lulzim Basha tri vite më parë, madje në mënyrë më të moderuar se kaq, dhe Berisha ja quajti gabime që i kanë kushtuar rënd PD? A nuk ishin gazetarët që këshilluan Lulzim Bashën për djegie mandatesh dhe bojkot zgjedhjesh, që pas humbjes e akuzonin se i bëri ato për ti shërbyer Edi Ramës? A nuk ishte e gjithë fushata kundër Lulzim Bashës, e mbushur me reflektime të PD për të hequr dorë nga rruga revolucionare?

Tani Sali Berisha duhet ta ndajë nëse Basha gaboi se u bë radikal, dogji mandatet dhe nuk hyri në zgjedhje lokale, apo se tentoi të ndryshojë lidershipin e opozitës, duke sjellë njerëz të rinj dhe duke u distancuar nga Berisha.

Ta ndajë që ta dinë dhe demokratët ku të shpresojnë më shumë, tek kjo rruga e re revolucionare e Berishës, d.m.th. përmbysja me dhunë dhe mos njohje humbjesh, apo tek ndryshimi i opozitës dhe ngjallja e shpresës përmes ristrukturimit të saj.

Duket që Berisha po përpiqet t’u mbushë mendjen se do vijnë në pushtet me revolucion, pasi vetëm kjo mënyrë i jep atij qetësinë të jetë i vetëm në krye të PD, edhe pse ajo s'do vijë kurrë në pushtet. Rruga tjetër e detyron të zbresë nga froni para zgjedhjeve. 

Ndaj për këtë është gati të lëpijë çfarë ka pështyrë mbi Lulzim Bashën “si radikal”, vitin e fundit. Vërtet kjo rrugë mund ti ketë prishur punë PD dhe mund ti prish, por është e vetmja rrugë që i siguron Berishës edhe dy- tri vite një bunker ku ka keqkuptimin që mbrohet.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?