Thyerja e embargos me ish Jugosllavinë dhe furnzimi me naftë i ushtrisë Jugosllave nga Sali Berisha, ishte një hakmarrje e tij ndaj SHBA, kur ai kuptoi që SHBA po e izolonte për shkak të problemeve që po prodhonte në Shqipëri me standardin e demokracisë arrestimet politike luftën ndaj drejtësisë dhe më vonë shkatërrimin e zgjedhjeve të 26 Majit. 

Sali Berisha në këndvështrimin e tij mendonte se meqë SHBA synonte të ishte aktori kryesor botëror, që donte të mbyllte konfliktin në ish Jugosllavi kundër Serbisë duke u investuar tek Marrëveshja e Dejtonit, mund të intimidohej duke sabotuar aksionin e saj politik. Ishte ky motivi që Sali Berisha i hapi kufirin verior Slobodan Milksohevicit duke e furnizuar me naftë si një hakmarrje e fshehtë ndaj izolimit që SHBA po i bënte. 

Në emision Ora Zero, gazetari Mero Baze tregoi disa detaje nga bisedat me Berishën në atë kohë rreth embargos së naftës dhe raporteve mes Greqisë dhe Serbisë. 

“Oferta e Berishës për Kosovën ishte nën stekën e presionit ndërkombëtar. Qysh kur nisi kriza me SHBA ai e përdorte Kartën e Kosovës për të te negociuar fatin e tij, për ta toleruar për të bërë një pazar me ta. Takimi me presidentin Klinton tani që janë desekretuara e tregon qartë se si ai thotë ata boll e kanë një autonomi dhe nëse kërkojnë më shumë është teprim. 

Përpara takimit në relacionin e Departamentit shtetit thuhet qartë se Berisha do jetë i dëgjueshëm për Kosovën se ka problem arrestimin e liderit opozitës problemet me drejtësinë dhe pe minoritarët grek. 

I vetmi moment privat i tij kur ai është shprehur për këtë gjë, është një moment që e kam shkruar dhe tek libri im për ngjarjet e vitit 1997, kur ia i nervozuar me ndikimin e lobit grek në SHBA dhe qëndrimin armiqësor të Athinës.

Ishte një bisedë private në zyrën e tij, i shpëtoi në një farë mënyre i foli inkoshienca: “Ca duan këta grekët tha nuk e kuptoj. Nuk e kuptojnë këta që ne gjithë jetën i kemi pas raportet me Beogradin, është herë e parë që Shqipëria apo përpiqet të lidhet me këta. Po ne një telefon e kemi Beogradin.”  

-Si një telefon me kë do flasësh në Beograd? 

-Jo nuk e kam për rastin por ne me Beogradin i kemi pas raportet jo me Athinën në histori.” 

Më poshtë Baze tha se ajo që unë besoj pse Berisha u tregua aq i hapur dhe i gatshëm ti vinte shkelmin kufirit me Jugosllavinë e ta furnizonte me naftë Miloshevicin, me kompaninë zyrtare te PD,  dhe pse e mbronte me aq fuqi shkeljen e embargos ... 

-...Çfarë ishte Berisha i shantazhuar nga Beogradi? 

-Jo. Ai donte ti tregonte SHBA se ju po më luftoni dhe unë po marrë anën e armikut tuaj. Ju ma bëni me grekët unë lidhem me serbët. Ju po më bëni presion me greket unë kam serbët. Po të dëgjosh deklaratat e Berishës në atë kohë ka nja pesë pista pse ka lejuar embargon me Jugosllavinë. Kjo është arsyeja pse ai nuk bën dot kurrë një libër për veten e vet.