Mero Baze: Berisha në kërkim të të 'flijuarve' për të

Mero Baze: Berisha në kërkim të të 'flijuarve' për të

Sokol Mëngjesi dhe Mero Baze

Sokol Mëngjesi është një avokat i njohur, nga më të mirët në vend. Kjo kuptohet dhe nga klientët që ka, siç është Sali Berisha, Klodian Zoto, një biznesmen turk kontrovers etj. Ai është gjerësisht i respektuar në komunitetin e avokatëve dhe di të ruajë një profil serioz në publik.

Ai u bë sot objekt i një sulmi brutal, që po i rrezikon jetën. Arsyeja, siç po del, është profesioni i tij dhe problemi që i ka krijuar fitorja e tij në një gjyq pronash.

Por Sali Berisha doli vetëm disa minuta pas ngjarjes duke deklaruar se atentatori është Edi Rama. Nuk është se nuk jemi mësuar me këtë stil, pasi kështu ka akuzuar Fatos Nanon për Azem Hajdarin, dhe në çdo ngjarje kriminale ordinere në vend, ai e gjen armikun tek armiku i tij.

Por në rastin konkret çështja është dhe më njerëzore. Avokati Mëngjesi është avokat i Sali Berishës dhe dhëndrit të tij, dhe akuza e Berishës e personalizuar për armikun e tij, e poshtëron avokatin e tij, pasi kërkon ta bëjë atë si një viktimë të flijuar për të, nga kundërshtarët e tij.

Përveçse një deklaratë e tillë është një shërbim i çmuar ndaj vrasësve të vërtetë të avokatit, të cilët ndoshta e kanë llogaritur dhe këtë ves të Sali Berishës, kur kanë qëlluar avokatin, pasi jo rastësisht janë miq të djalit të tij, Shkëlzenit, ajo mbi të gjitha është një poshtërim për avokatin që po i shërben, pasi tregon se ky e do avokatin të vdekur, që njerëzit të thonë vdiq për Sali Berishën, u sakrifikua për të.

Një plak i vetmuar majë penxheres që i mblidhen 20 të roitur poshtë saj në rrugicë, tani kërkon të shpikë viktima të flijuara për të, për t’u treguar shqiptarëve se në këtë vend ka dhe njerëz që janë gati të vdesin për Sali Berishën.

Dhe kjo është ana më çnjerëzore e Sali Berishës, që reflekton jo vetëm perversitetin e tij si vrasës gjakftohtë, por dhe dëshirat e tij në këto kohë ankthi se çfarë mund të bëjnë njerëzit e tjerë për të. Dhe akti më sublim që ai ëndërrokërka, është që dikush të vrasë njerëzit që i shërbejnë atij, dhe të bien theror për të.

Nëse Sali Berisha do të ishte sot njeri normal, do fliste i fundit dhe do ishte i vetmi që do kërkonte hetim të thelluar derisa pista e kapjes së autorëve të bëhej e besueshme. Por ai jo vetëm që nuk e bëri këtë, por tentoi të diktonte pistën e vrasjes, atë pistë vrasjeje, që poshtëron viktimën dhe në mendjen e tij lartëson Berishën, pasi mendon se shqiptarët e shikojnë atë si një udhëheqës për të cilin vriten njerëz. 

Në fakt ai është thjeshtë një udhëheqës që vret shpresën e opozitës. Askush tjetër përveç shpresës nuk është viktimë e tij. Ajo është e flijuara e madhe e opozitës për të. Dhe do të ngjallet, kur të vdesë ai./Tema

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës