Mero Baze: Berisha nuk kërkon të frikësojë, por një skenë ku të vajtojë

Mero Baze: Berisha nuk kërkon të frikësojë, por një skenë ku të vajtojë

Sali Berisha

Gjykata e Lartë do të shqyrtojë nesër, një nga çështjet që kanë të bëjnë me legjitimitetin e PD. Nuk është ndonjë vendim që e mbyll tërësisht atë proces, por përmbyll një nga çështjet për të cilat Apeli i ka dhënë të drejt Lulzim Bashës.

Dhe Berisha ka paralajmëruar protestë para Gjykatës së Lartë, pasi me shumë gjasa është i bindur se gjykata do të lërë në fuqi vendimin e Apelit.

Paralelisht me Gjykatën e Lartë, në GJKKO, Sali Berisha dhe i biri i tij Shkëlzen Berisha kanë punë me drejtësinë. Sali Berisha është në gjykatë për t'iu shqyrtuar masa e arrestit kërkuar nga SPAK, kurse i biri është nën hetim për çështjen e Gërdecit dhe do të paraqitet në SPAK.

Tek këto dy gjyqet e tjera nuk ka paralajmëruar protesta, por vetëm për gjyqin e Gjykatës së Lartë.

Arsyeja përse nuk proteston për të tre gjyqet, janë të ndryshme.

Por më e rëndësishmja është që nuk ka njerëz as për një protestë dhe jo për tre. Nuk pati për vete as kur ju propozua heqja e imunitetit dhe as kur ju hoq në Parlament. Dhe kjo e dëshpëroi shumë. 

Tani shpreson se së paku për logon e PD do ketë dhe u ka bërë thirrje të shkojnë para Gjykatës së Lartë. 

Shpresoj se më shumë se sa vendimi i gjykatës, të jetë i dëshpëruar nga ata pak njerëz që do të mblidhen para saj.

Edhe pse e di këtë rrezik, sërish po tenton ta zhvillojë protestën.

E di që ajo protesta nuk e impresionon gjykatën, pasi nuk ka asnjë emocion nga njerëzit që protestojnë para saj. Gjithmonë një palë është e pakënaqur nga vendimet dhe gjykata nuk mërzitet për këtë gjë.

E di që ajo protesta mund ta dëmtojë dhe më shumë imazhin e tij, por as për këtë nuk mërzitet.

Më shumë se sa të tregojë forcë, Sali Berisha tani ka nevojë të tregojë që është viktimë.

Ai tani kërkon sa më shumë skena viktimizimi. Ai nuk kërkon të frikësojë dike, por kërkon një skenë ku të vajtojë. 

Fjala vjen pak njerëz të dëshpëruar para gjykatës, njerëz që ankohen që u kanë marrë vulën dhe siglën, pastaj lajmet që Berisha është në gjykatë, që Shkëlzeni është në SPAK, që Jamarbëri është në arrest, që SPAK ka thënë Argita të mos i shkojë në shtëpi pa leje, apo që në Facebook nuk mund të drejtoj më aktivitete politike etj skena si këto.

Pra e gjitha çfarë i duhet Berishës tani nuk është që të duket i fortë, por që të duket i viktimizuar, që e kanë vënë përpara gjykatat, prokuroria, pushteti e gjithkush tjetër.

E vetmja gjë që nuk ka llogaritur, është nëse i vjen vërtet keq dikujt për këtë gjë. Shikojeni nesër para Gjykatës!

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

'Shkodra Elektronike' fiton Fest 63! Kënga 'Zjerm' do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025

'Shkodra Elektronike' fiton Fest 63! Kënga 'Zjerm' do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025