Mero Baze: Besueshmëria e Berishës në Perëndim është avokatia më e madhe për Ramën

Mero Baze: Besueshmëria e Berishës në Perëndim është avokatia më e madhe për Ramën

Sali Berisha

Mjafton një dalje në publik si ajo e djeshme e Sali Berishës për të kuptuar pse ata i shkojnë dëm gjithë betejat që sajon në Shqipëri lidhur me korrupsionin apo “informacionet” që ai pretendon se ka ndaj kundërshtarëve.
E para ishte shpjegimi i tij për shpalljen “non grata” nga Britania e Madhe duke e akuzuar direkt për lidhje me grupe kriminale që përdoren politikisht nga rrethi i tij. Në letër ata i kanë dhënë dhe fakte.
Shpjegimi i Berishës ishte se këtë e ka bërë ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, që sipas tij është i korruptuar nga Rama, Veliaj dhe Basha.

Natyrisht për ne ky është humor por për një diplomat perëndimor është një gjë serioze të cilën duhet ta raportoj tek qeveri e tij dhe të marrë udhëzime për mënyrën se si duhet sjellur.

Tani mendoni një moment Ministrinë e jashtëme në Londër, që “informohet” nga Berisha se ambasadori i tyre në Shqipëri është i korruptuar se e paguan Rama Veliaj dhe Basha. Mendoni se çfarë besueshmërie krijon ky një shteti aq të madh me këtë broçkull të lëshuar për të gënjyer tre demokratë të lodhur në Bathore që të mos e braktisin.

Pra për të gënjyer disa prej tyre mos ta lënë vetëm ai humbet me qetësi të madhe besueshmërinë në çdo kancelari në Perëndim. E shkëmben me lehtësi një budalla që do ta dëgjoj në “Foltore” me një Ministër të jashtëm perëndim të cilët, përveçse hajdut dhe minues të demokracisë e klasifikojnë dhe si mashtrues ordiner.
E njëjta situatë ka qenë një vit më parë me qeverinë e SHBA, kur Sekretari Blinken e shpalli “minues të demokracisë dhe të përfshirë në korrupsion madhor familjarisht”. Dhe në atë kohë ai “zbuloi” se këtë e ka bërë ambasadori Lu dhe ambasadorja Yuri Kim të paguar nga Edi Rama dhe Sorosi.

Po kaq komike është sjellja e tij si “njeri i informuar” për zhvillimet ndërkombëtare duke shpikur teori konspiracioni ndaj kundërshtarëve. Më e bukura ka ndodhur po mbrëmë. Një gazetar e provkoi Berishën rreth raporteve të Lulzim Bashës me SHBA dhe ai i “mirëinformuar” e sqaroi se Lulzim Basha nuk shkon dot në SHBA se e arrestojnë se është i dënuar për financimin rus.

Në kohën që ia thoshte këto dokra në fakt Lulzim Basha kishte mbritur në Uashington në një konferencë të një Instituti të SHBA për marrëdhënie ndërkombëtare. Mendoni tani se çfarë besueshmërie krijon ky njeri me teoritë e tij “konspiracioniste” ndaj kundërshtarëve tek faktoi ndërkombëtar, duke dëshmuar që ky, jo që nuk merr më vesh se çfarë ndodh në perëndim, pasi është i izoluar prej tij, por as se çfarë ndodh në PD e Lulzim Bashës nuk di më gjë.

Tani një lider që ka besueshmërinë më të ulët në botë dhe është kaq shumë i izoluar nga perëndimi, pretendon se me shpikjet e qytetarit digital në Shqipëri do përmbys opinionin në botë për kundërshtarët e tij në pushtet.
Si mund ta besojnë këtë qeveritë perëndimore, kur me të njëjtën lehtësi që quan të korruptuar një ministër shqiptar apo kryeministrin, quan dhe Blinkenin, Xhonsonin,  dhe amabsadorët e tyre? Ky thjesht është avokati më i mirë i qeverisë së Edi Ramës, edhe kur ajo mund të zhys të dy duart në korrupsion. Askush nuk mund ta  ndihmojë Ramën më shumë në botë se ky. Duke akuzuar!

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • beni: 14/10/2022 19:44

    edhe besueshmeria ndaj tieej eshte shume e forte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Izrael, bastisje të reja në Rafah: Tre të vdekur! Media izraelite: Pushtimi afër

Lufta në Izrael, bastisje të reja në Rafah: Tre të vdekur! Media izraelite: Pushtimi afër