Mero Baze: Budallallëku të mbush Facebook-un dhe të boshatis sallën

Mero Baze: Budallallëku të mbush Facebook-un dhe të boshatis sallën

Ilir Meta

Ilir Meta i bëri të gjitha sa mundi. Në fillim hipi në hekura, pastaj në kodrat e Lieqnit, më pas tundte zinxhirët si xhind në palestër, pastaj mblodhi Kryesinë dhe përjashtoi gjysmën e partisë si tradhtarë se nuk kanë lënë roje nate, dhe më në fund arriti të mbledhë konventën e partisë.

Rrugëtimi i tij drejt konventës i përngjan një beteje të papërsëritshme në historinë e politikës shqiptare, pasi ai vendosi një herë të shpallte që nuk ishte normal dhe pastaj të niste rrugëtimin politik.

Pjesën e parë e bëri shumë mirë pa aktruar fare. I kishte të gjitha shenjat bindëse të bipolarititit dhe devijimeve të tjera psikike. I shtoi pa fund fansat në rrjetet sociale, duke ja kaluar dhe Lek Plepit, duke bërë virale video që e paraqesin thjesht të çmendur.

Kjo e bindi se kishte ardhur momenti të hidhte hapin e dytë, atë të qenit serioz me armiqtë brenda partisë. I mori, i mblodhi në një sallë dhe nisi demaskimin.

Të parën gruan e tij, pasi kishte kuptuar pas 30 vjetësh se të jesh burrë e grua në një parti, është nepotizëm. Ketë nuk e kishte kuptuar për tridhjet vite, kur shkëmbente me të më shumë postet në parti se krevatin. Kishte në fillim forumin rinor eurosocialist njeri, pastaj e mori tjetri, kishte partinë njëri, pastaj e mori tjetri, e kështu me radhë.

Kjo gjë ka ndodhur për 30 vite para syve të të gjithëve. Por të gjithë jemi treguar të pandershëm me Ilir Metën dhe nuk i paskemi treguar që ky është nepotizëm. Tani që ai e mësoi, i hyri seriozisht kësaj beteje.

Sot kishte fazën finale. Pasi u bë popullor, pasi shkatërroi grupet armiqësore, pasi luftoi nepotizmin, shkoi drejt Konventës që do ta zgjidhte atë president.

Dhe si një udhëtim maratonomaku, ai arriti dhe ra i vdekur në sallë, pasi aty nuk kishte ardhur askush.

Me sa duket armiqtë e paktë brenda partisë dhe ndjekësit e shumtë në rrjete sociale kishin bërë punën e vet. Ilir Meta nuk u duhej për president partie, por për gaztor.

Po qe se do kishte lexuar ndonjë libër si “Plaku dhe Deti”, në një moment do t’i ngjante vetja si ai peshkatari plak që robtohet të mbajë peshkun lidhur deri në breg në lufte me peshkaqenët dhe në fund i mbetet vetëm skeleti. Por kjo do kishte kuptim të krahasohej nëse ky do ishte normal dhe do kishte vërtet betejë me armiq.

Këtij nuk i ngeli salla bosh se ka armiq. Këtij i ngeli salla bosh, se tanimë njerëzit nuk e duan më për politikan, por për të çmendur që t’i zbavisë. Ata mezi presin videon e radhës dhe jo konventën e radhës. Konventat janë për njerëz niormal dhe të mërzitshëm. Nuk janë më për Ilir Metën. Budallallëku të mbush Facebook-un dhe të boshatis sallën./Tema

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Po mër po: 28/04/2024 14:39

    Likës sallën ja mbushi Rama me Saliun. Liket në Facebook ja shton Zuckerbergu me të paguar.

    Përgjigju
  • beni: 28/04/2024 03:16

    je i madh mero ,,,sa bukur ishte kjo pjesa e fundit,,ata e duan per videon e radhes...jo per konventa...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja