Mero Baze: Debati mbi kullën është radiografia e sekserëve të politikës

Mero Baze: Debati mbi kullën është radiografia e sekserëve të politikës

Kulla 'Mali i Tiranës'

Debati mbi kullën më të lartë të Tiranës ndodhi befasisht. Edhe pse leja ishte dhënë qysh në muajin mars, disa zëra që e kishin përshkruar atë si një “qokë” të pushteti për familjen Berisha nuk është se u morën shumë seriozisht. Në të vërtetë, grupi që ndërton kullën, është më i madh se ai që ka emrin dhe po lakohet. Në thelb grupi që qëndron jo vetëm pas kësaj kulle, por pas rreth 1 miliard eurosh ndërtime në Tiranë, ka brenda vetes pronarët e mëdhenj të grupit “Klan”, të cilët shërbejnë si telefon i prishur mes Berishës dhe Ramës. Ramës duke i shitur pallavra për Berishën dhe Berishës duke i shitur miqësinë me Ramën si kërcënim për ta braktisur, po nuk i dëgjoi.

Janë të njëjtët që ndërtojnë në fund të “Rrugës së Kavajës”, duke shkatërruar qysh në kohë të Berishës, ndoshta muzeun më të mirë në Ballkan që ka pasur Shqipëria, atë të Shkencave të Natyrës, dhe në disa kantiere të tjera në zona të mira të Tiranës. Brenda këtij grupi, Ilir Shtufi është thjesht njeriu që i ka dhënë garanci pushtetit se brenda atij grupi ai është njeri i Berishës dhe për këtë kullë Sali Berisha nuk do të bëjë zhurmë.

Por brenda grupit ka dhe biznesmenë të afërt me ministra socialistë, që kanë ndihmuar njeriun e Berishës të marrë dhjetëra licenca për parqe fotovoltaike dhe tenderë rindërtimi.

Zhurma filloi pikërisht kur u pa se ky premtim i tij po mbahej. Për muaj të tërë Sali Berisha dhe njerëzit e tij jo vetëm që shmangën çdo shenjë agresiviteti ndaj projektit, por e kishin ndërtuesin sponsorin e tyre kryesor në çdo aktivitet të Foltores. Dhe këtë më mirë se pjesa e pushtetit e dinë vetëm militantët e Foltores.

Ndërtuesi është pjesë e njerëzve të besuar të Shkëlzen Berishës në fushën e investimeve të ndërtimit, pasi ndërtuesi është kushëri i parë i Shkëlqim Beshirit, që shfaqet befas pronar atu ku kthehen tokat e Teqes së Zallit në Ksamil, ku kthehet prona e familjes Delvina në Sarandë, apo ku merr lejen si investitor strategjik në Lalëz tek ish- toka e investitorit arab që u rrah nga banditët lokal aty.

Kush ka kuriozitet për të si investitor mund të ndjekë linkun e kompanisë së tij që është publike. https://lim-em.al/godinat. Mendoni pak Berishën tani të lejonte njerëzit e kundërshtarëve të tij politik, të bënin qoftë dhe një godinë. Ua çonte rruspat natën.

Ndërsa kushëriri i tij i pare, që është ndërtuesi i kullës, aktualisht ka këto kantiere në Tiranë bashkë me këta ortakët që përmenda më lart. Kompania Nova construction në Tiranë në fushën e ndërtimeve si më poshtë: https://novaconstruction.al/al/

Ka 85 mijë metra katror e gjitha sipër dhe nën toke, 200 metra e larte pas TOB (Kulla)

Ka ne proces ndërtimin te muzeu i shkencave “Garden building”, kompleks pallatesh 27 mije metra katror

Ka ne proces ndërtimin te “Mine Peza”, te marketi Vefa, 35 mije metra katror

Ka ne proces një te “Komuna Parisit”, objekt i madh 30 mije metra katror investim. Sapo e ka nisur këtë.

Ka ne proces ndërtim ne Laprake 15 mije metra katror 

Ne proces përballë “Casa Italia” 5 godina banimi 50 mije metra katror

Kulla te oborri i “Gardës” 15 mije metra katror.

Pra ka gjithsej 257 mijë metra katrorë ndërtimi leje vetëm në Tiranë, që shkojnë tek rreth 1 milard euro. Të mos vazhojmë më tej nëpër Shqipëri.

Debati për kullën u bë i prekshëm kur vendi u rrethua dhe grupimi i Arlind Qorrit protestoi para rrethimit për prishje të lulishtes. Kur unë fola para disa muajsh, as që e vuri njeri ujin në zjarr, çka tregonte se Berisha po e mbante fjalën.

Pastaj dolën zëra të tjerë që provuan lidhjet me Berishën dhe ai u bë viral.

Ky debat tani ka ri-rreshtuar politikën dhe natyrisht shtypin, duke vënë në siklet dhjetëra opozitarë dhe qeveritarë.

I gjithë spektri i shtypit që mbështet Sali Berishën, me një lehtësi të padurueshme filluan të relativizojnë lidhjet, edhe pse e i njohin mirë investitorët, duke u sjellë si “njerëz normalë” dhe duke e trajtuar si biznes ligjor. A thua nuk janë këta që akuzojnë gjithë dynjanë pa asnjë lidhje, as faktike, as logjike, jo vetëm për biznese, por qoftë dhe nga “qytetari digital”.

Në siklet janë vënë mediat e mëdha, për shkak të aleancave me njëra- tjetrën, për shkak të përfshirjes në këtë histori të pronarëve juridik dhe partnerëve të grupit Klan.

Akoma më në siklet ndjehen segmente të qeverisë, ministra dhe ish- ministra, që e kanë të njëjtin investitor partner të tyre dhe e kanë mbushur me licenca dhe tenderë, gjithmonë duke u premtuar se për ta nuk do flasë Doktori.

Që ti bie shkurt, kjo histori në fakt tregon thjesht se si funksionon politika në Shqipëri dhe çfarë shesin tek dy palët sekserët e politikës.

Edi Rama, Sali Berisha, Lulzim Basha, Ilir Meta dhe të tjerë, do të ishte më normale të takoheshin vet me njëri- tjetrin nëse duan të bëjnë pazare dhe Shqipërisë do t’i kushtonte më pak. Në këtë histori ata janë më shumë të përdorur se sa përfitues. Përfshi dhe Sali Berishën, në këtë rast më dhimbset pak (që mund ta merrni me mend sa mend më dhimbset), se nga “kapadai” që shfaqet në publik, është kthyer thjeshtë në një dordolec që e urdhërojnë sekserët që i flasin në emër të Edi Ramës.

Këta që bëjnë si “besnikë” të Berishës, drekojnë e darkojnë me Edi Ramën duke i treguar atij “qyfyre” nga Berisha, pastaj darkojnë me Berishën duke i treguar se ishin tek Rama dhe i thanë ashtu e kështu për të, pastaj kapin ministra të Ramës dhe u kërkojnë punë për njerëz të Berishës dhe u thonë se Berisha nuk flet, pastaj kapin Berishën dhe njerëzit e tij dhe u kërkojnë pjesën që u rregulluan punë, dhe kështu pafundësisht.

Kur nuk funksionon, kur ngecin tek ndonjë minister, dalin në TV si analistë të pavarur dhe godasin “korrupsionin” e qeverisë Rama dhe në këtë rast pronari i TV Klanit bën si i nxehur se nuk e “pyesin”, se janë të pavarur.

Pra nuk është puna se janë një grup biznesmeno- meditatik që mbështet Berishën apo Ramën. Të jesh me Berishën apo Ramën është zgjedhje personale dhe nuk ke pse i merr leje askujt. Këta janë ata që për të rrjepur Edi Ramën duhet patjetër të mbajnë në lojë Berishën, pasi nuk kanë më arsye pse të jenë pastaj sekserë mes tij dhe Berishës.

Kaq është gjithë historia jo vetëm e kësaj kulle, por dhe e gjithë miliardave që ky grup po bën në Shqipëri, që aktualisht ka një vlerë ndërtimi që shkon tek 4 miliard euro, nëse ua fotografon vetëm lejet publike që kanë në gjithë Shqipërinë.

Sa për dijeni, meqë keni hallin e se kjo aferë u shpik nga unë dhe të tjerë për të mbuluar aferën e inceneratorëve, përveçse nuk kam asnjë lidhje me asnjë personazh të inceneratorëve, kam dhe një neveri për stilin prej gabeli me të cilin janë kryer gjithë pazaret në atë histori. Por që të jeni të qetë, gërmuesin e dherave të inceneratorëve e keni pjesë të këtij grupi dhe paratë e shpenzuara deri tani për inceneratorët, megjithë vjedhjet, janë para xhepi për këta.

Tani quajeni si të doni Berishën në këtë histori, në daçi viktimë, në daçi të kapur, në daçi pronar, por e gjithë historia tregon se korrupsioni politik i Berishës dhe nevoja që të qëndrojë në politikë me çdo kusht, në fakt ka prodhuar miliarderët e shekullit në Shqipëri.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nardi: 08/08/2023 22:00

    Dmth sipas Meros, duhet te merremi me Berishen dhe kritikojme ate pse biznesmeneve qe besohet jane afer tij ose PD, u aprovohet kerkesa per leje ndertimi nga qeveria e Rames??? Nese ka problem kjo leje, diskrecioni administrativ eshte pergjegjesi e atij qe i eshte besuar apo i atij qe sic perfliter perfitoka indirekt??? Injorance kaq ekstreme vetem ne sklleverit e ramizmit mund te gjendet.

    Përgjigju
    • kollovar: 09/08/2023 07:26

      jo mor jo lexoje mire...eshte skaner qe thote te gjithe nje turi kane...turi qe iu ka marre formen e bythes se sales dhe te rames nga lepirja e pafund! Kete do te thote Mero nuk po mbron ramen dhe asnje...

  • TradhtariPolitikanët esotëm jaj TUROI: 08/08/2023 21:01

    Politikanët e tanishëm jan turpi i sotëm.Të ashtuquajturat elita të reja në politik tip petagogësh me sa shoh nuk kanë pjekurin e duhur,i rëmben mllefi,kërkojnë të peshojnë më shumë se sa jan.Një pyetje ku i bëjnë pushimet,vizitat turistike,etj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 nëntor Altin Dumani?

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 nëntor Altin Dumani?