Mero Baze: Dezinformimi rreth “Komisionit të dezinformimit”

Mero Baze: Dezinformimi rreth “Komisionit të dezinformimit”

Konferenca e Kryetarëve

Ka një zhurmë të kotë, duke dezinformuar rreth iniciativës së qeverisë për ngritjen e një komisioni parlamentar për rrezikun e dezinformimit që prek interesat e sigurisë kombëtare në vend. 

Në fakt bëhet fjalë për një standard të vendeve të NATO si masë mbrojtëse ndaj dezinformimit apo manipulimit të opinionit nga shtete jomiqësore me rajonin dhe Aleancën në tërësi. Kryesisht për rrezikun e dizinformimit nga Rusia. 

E vërteta është se socialistët duke e pasur atë si detyrë shtëpie, nuk i kanë kushtuar dhe ndonjë rëndësi mënyrës se si e kanë propozuar. Rrethi i OJQ që zakonisht ngrenë dyshime rreth nismave të tilla nuk ka reaguar pasi janë informuar për të vërtetën e ngritjes së këtij Komisioni. 

Të vetmet reagime vijnë nga deputetët opozitarë dhe në fakt janë qesharake. 

Argumenti i parë i tyre është se socialistët duan të tërheqin vëmendjen nga skandalet e brendshme me këtë komision. 

Në fakt lajmi për ngritjen e këtij komisioni jo vetëm që nuk zhurmon dot asgjë, por nuk do merrej as vesh fare që po bëhet po të mos ishin këto reagimet qesharake, që në fakt vijnë nga mos informimi i atyre deputetëve. Se di si mund të mbulojë ngritja e këtij komisioni, zhurmën për arrestime drejtorësh apo zyrtarësh të lartë, kur atij më pak rëndësi se kushdo po i kushtojnë vetë socialistët që po e propozojnë si detyrë shtëpie. 

Arsyetimi tjetër që përmes këtij komisioni do censurohet media është dhe më banal. Këtu më shumë bëhet lajm përpjekja për të censuruar një lajm se sa vetë lajmi. 

Shqipëria ka disa përvoja të hidhura dizinformimi në nivel fushatash politike. Lajmi më i rëndë në historinë e dizinformimit, ka qenë lajmi i prodhuar për ardhjen e mbetjeve toksike nga Italia në Shqipëri në vitin 2017, i ilustruar me një “portal” italian që nuk ekziston dhe duke cituar një senator italian që tani është në burg edhe për atë gjë. Këtu tek ne, syri.tv televizioni i familjes Berisha që e prodhoi, e ka ende si krenari të tij, ndërsa furnizuesit e lajmeve japin mend nëpër ekrane. 

Në vitin 2019, po ashtu, çdo ditë në prime time të gjithë televizionet ruse, dhe televizionet apo portalet e opozitës citonin medien ruse për protestat e Tiranës, dhe nuk e vriste njeri mendjen tu thoshte pse citoni median ruse dhe nuk raportoni vetë. Citonin median ruse, se ata e shtrembëronin të vërtetën dhe e paraqisnin Shqipërinë sikur ishte në luftë, dhe këtyre u duhej këtu një jehonë e përmbysur e protestave të vakta të tyre.  

Në kuptimin profesional, ajo ka qenë tërësisht një fushatë dezinformuese ruse në Shqipëri, por më e famshme u bë reproterja e medias ruse që po i vonohej leja qëndrimit në Shqipëri, se sa rreziku i lajmeve ruse. 

Kjo është një shenjë që ne nuk shqetësohemi shumë nga dizinformimi, as kur vjen nga Rusia as kur vjen nga Italia, as kur e bëjmë vetë. Nuk është një gjë që na bën të ndjehemi të shqetësuar.  

Tani është e njëjta situatë. NATO dhe Bashkimi Evropian kanë vendosur një standard të evidentimit të lajmeve propagandistike me qëllim manipulimin e opinionit që vijnë nga vende jo miqësore me Perëndimin dhe NATO. Këtu përfshihet edhe Shqipëria.  

Natyrisht që opozitarët do marrin pjesë në Komision dhe ai Komisioni nuk ka për të bërë asnjëherë ndonjë punë. Thjeshtë është një detyrë shtëpie.  

Por kjo frika se ky Komisioni po zhurmon problemet e vërteta, në fakt është frikë se ky komisioni u kujton zhurmimin e vërtetë përmes propagandës ruse të situatës në Shqipëri dikur, apo lajmeve me mbetjet toksike me të cilat shpresonin të përmbysnin qeverinë.  

Dhe tani zihen me njëri-tjetrin kush ka marrë pare ruse apo kush ka paguar median italiane që nuk ekziston. Ose akoma më keq, mund të jenë penduar që e kanë bërë pa pare. 

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja