Mero Baze: Dorëzimi i Berishës para 6 marsit dhe vetmia e madhe e aleatëve

Mero Baze: Dorëzimi i Berishës para 6 marsit dhe vetmia e madhe e aleatëve

Më në fund Sali Berisha u detyrua të dorëzohet. Ai dhe mbështetësit e tij, kanë pranuar se do të shkojnë në zgjedhjet e pjesshme lokale për 6 bashki, me një listë të tyren. Ky është “de facto” hapi i parë i krijimit të partisë së Berishës, pas dështimit  për të marrë me dhunë Partinë Demokratike.

Skema më fatlume e Berishës që të maskojë dorëzimin e tij, do të ishte krijimi i një koalicioni i disa partive, për të mbështetur një listë kandidatësh. Kjo do t’i jepte mundësi Berishës të shmangte krijimin me letra të partisë së re dhe ta shtynte atë për një kohë të dytë.

Por për këtë i duhen aleatë që të fusin siglat e partisë së tyre në aleancë me Berishën.

Të parët që mund të afrojë Berisha në këtë aleancë janë ish- aleatët e PD në zgjedhjet e fundit, konkretisht Shehi, Dule, Duka, Ndoka, Mediu dhe Idrizi.

Nga këta, Shehi ka qartësuar pozicionin e tij, që është për një koalicion që bashkon gjithë opozitën dhe jo me një nga palët në opozitën e ndarë. Pak a shumë e ka lënë derën hapur për të ikur nga koalicioni i Bashës, me Berishën, është edhe Agron Duka.

Vangjel Dule nuk ka ndonjë interes të përfshihet në këto zgjedhje, se nuk ka votues në ato zona. Partia çame e Shpëtim Idrizit, po ashtu e ka të vështirë të identifikohet me Berishën në këto zgjedhje, edhe pse në një prej bashkive, atë të Rrogozhinës, ka një komunitet çam, por që ndikimin mbi ta e kanë rivalët e Idrizit.

Në finale Berisha ka shanse të bëjë aleancë vetëm me LSI dhe parti të parëndësishme për këto zgjedhje, si republikanët, demokristianët apo parti inekzistente.

Më dëshpëruese se sa mos uzurpimi i selisë së PD, për Berishën do të jetë braktisja dhe nga aleaët për t’u bashkuar në një koalicion me të.

Intervista e ditës së djeshm e ambasadores së SHBA në Tiranë, ishte një paralajmërim serioz për këdo që mendon se mund ta trajtojë Berishën si gjithë politikanët e tjerë, duke injoruar faktin që ai është dizajnuar nga SHBA si minues i demokracisë dhe është akuzuar për korrupsion domethenës dhe shantazh mbi drejtësinë.

Takimi i sotëm në Laç, në një nga bastionet e PD, provoi se ekziston një shumicë e heshtur në PD që mbushin sallat pro Bashës dhe shmangin kacafytjet me kamikazët e Berishës, që duan të imponohen me dhunë.

Nga gjithë “faktorët” opozitarë, vetëm Ilir Meta dhe Fatmir Mediu mund të ofrojnë një strehë për Sali Berishën, pasi të dy nuk kanë çfarë humbasin më. Kjo do jetë në finale dhe vendi dhe aleancat që do të prodhojë Berisha në të ardhmen në politikën shqiptare.

Me Berishën do të shkojnë vetëm ata që nuk kanë çfarë humbasin më. Të tjerët që duan të fitojnë, do jenë në anën tjetër.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Balo Bënça: 20/01/2022 23:37

    Kjo është situatë grackë për Berishajt..."Bashkimi i qelbësirave" nuk mund të sjellë fitore,sepse as të gjithë bashke nuk e mundin dot PS jo më të ndarë, por kjo sidoqoftë ka një kuptim tjetër... Berisha kujton se do nxjerrë zbuluar Bashën,që gjasme do t'a ndihmojë " pronari" i tij Rama . Kurse ka mundësi që të dalë zbuluar Berisha me grupin e vet Meta,Mediu e kandidat-burgaxhinj të tjerë! Berisha çdo ditë e më tepër vetëm sesa zbulon veten dhe grupin e tij përballë akuzave të drejta të DASH.. E dija politikan,po paska qenë kokrra e trapit!

    Përgjigju
  • sdi: 20/01/2022 23:34

    mero bythqir i edi rames

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja