Mero Baze: Dosja që zbulon një familje batakçinjsh

Mero Baze: Dosja që zbulon një familje batakçinjsh

Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, Argita Malltezi dhe Jamarbër Malltezi

Në përfundim të leximit të gjithë dosjes së akuzës ndaj Sali Berishës dhe dhëndërit të tij, shija më e hidhur që të lë gjithë kjo histori, nuk është ajo për të cilën po akuzohen penalisht, abuzimi me pushtetin i cili është i provuar dhe plotësisht i mbështetur nga ana ligjore. 
Sali Berisha nuk e ka rastin e parë të abuzimet me pushtetin. Prej vitit 1992, gjenden qindra raste të tilla deri në abuzime që kanë rrezikuar sigurinë kombëtare të Shqipërisë siç ishte prishja me SHBA më 1996 destabilizimi i 1997, apo më vonë 21 janari dhe Gërdeci, që janë krime flagrante. 

Ajo që është e hidhur dhe që tregon makutërinë e familjes Berisha në këtë histori, është mënyra se si janë sjellë me familjen e zgjeruar të dhëndrit. 

Nuk po flas për ish-pronarët e tjerë, se me ata janë sjellë si me gjithë popullin shqiptar, por e kam fjalën për ata, që janë njerëz të afërt të Malltezit dhe njëkohësisht trashëgimtarë të kësaj prone.  

Nuk po i hymë fare historisë a kishin më të drejta mbi këtë pronë a jo, pasi dosja e SPAK, zbulon qartë zhdukjen e dokumenteve dhe mungesën e një akti shpronësimi nga qeveria komuniste ç'ka forcon tezën se këta i ka shpronësuar kundrejt pareve qeveria italiane. 

Nuk po i hyjmë fare as pjesës se si Berisha ka ngritur shtetin në këmbë, për t'i diskriminuar pozitivisht në raport me pronarët e tjerë dhe për t'i ndryshuar VKM e pronave sipas halleve të tyre. 
Aty brenda e shikon se si administrata e shtetit shqiptar ka qenë thjeshtë një repart i gatshëm në shërbim të kësaj historie, që nga privatizimi i deri tek kreditë për blerje banese. Dhe mbi të gjitha ka qenë dhe kriter për karrierë brenda pushtetit, njësoj si ata të Gërdecit. 
Por po e konsiderojmë se dhe kjo është një nga abuzimet e tij të rëndomta me pushtetin. 

Por fakti që ai ka rrjepur njësoj kushërinjtë e tij, si pronarët e tjerë kundrejt ndereve që u ka bërë në emër të vjehrrit kryeministër, duke qenë ne dijeni dhe aktive në këtë histori grabitje, gjithë Familja Berisha, tregon karakterin real të asaj familje dhe zhytjen e saj në një batak amoral që është shumë më i rëndë se bataku ligjor ku kanë hyrë me vetëdije. 

Ky batak ku kanë hyrë, është çështje karakteri, është çështje e identitetit të tyre, është thjesht batakçillëku i tyre. 

Kjo shpjegon pastaj pse këta duan të duken sikur bëjnë akte bamirësie apo falin “zekat” si në kohën e perandorisë osmane, për të larë ndërgjegjen e tyre të pistë. Ata thjeshtë janë një tufë batakçinjsh, që nga babai kryeministër, nëna “bamirëse” dhe vajza e djali hajdut. 

Në janar 2006, lëshohen prokurat për Jamarbrin dhe atij i jepen 3-5% e pronave takuese te secilit për shpenzime. 

Kjo ishte gjoba që berishët i kanë marrë si  shpenzime ryshfeti nëpër zyrat e shtetit të babait kryeministër. Tani ose duhet të pranojnë që kanë gjobitur të afërmit e tyre, ose duhet të pranojnë se ata paguanin shtetin e babait. 

3 për qind është konform tarifave që u kërkonte Argita klientëve, për çdo punë qe duhet te bënte babai në fakt.  

Dhe ku kanë plaçkitur dhe të vetët, pavarësisht se ata mund ta kenë fituar pa u takuar gjithçka, mos prisni të kenë mëshirë për të tjerët.  

Për Shqipërinë jo e jo./ Tema

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gici Sinani: 17/09/2024 15:54

    Më duhet të them se ky qën bir qëni duhet të tërhiqet zvarë nga gjuha, ky qën kazanesh më ka dënuar 21 vjet burgim dhe kot së koti, aman ore i lutem drejtësisë që ta marë seriozisht punën e këtij Oktapodi sali qën bir qëni që dhe litarin e ka pak, e urrej shumë

    Përgjigju
  • Ulkonja: 17/09/2024 15:43

    Munsitë janë të shumta për ta tërhequr zvarë nga gjuha këtë qën bir qëni, mos të hezitojë organi më i lartë i drejtësisë, ky zullumqarë më ka futur në burg 21 vjet kot së koti, ka ngel që ta provoj ky zagar se çfar është burgu

    Përgjigju
  • E DREJTA: 16/09/2024 13:33

    PO PSE AMERIKA PSE I NXORRI NON GRATA FAMILJARISHT....FAMILJE BANDITESH

    Përgjigju
    • Marin: 16/09/2024 18:25

      Nuk osht rendesi kush del None grada Rendesi qe Familie shqiptare te ken ushqim boll dhe ne Parlamentin shqiptare te punonj gjith bashk Per Ardhmen e femijve cdo njeri Ka defekten veta dhe i falet Sali Berishes dhe famijes tij vehet nje far gjobe Shqipria te konzentriert Probleme tjera te hesi para boll ka vujt flm Respekt marin

  • ylli: 16/09/2024 12:17

    FAMILJE ME 1000 TE ZEZA....ZOTI I MALLKOFTE NE 7 BREZA...LEKET I BEFSHIN ILACE DHE ZOKUM.. ..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Himarë/ Kishin humbur rrugën në Malin e Çikës, policia shpëton turistet gjermane

Himarë/ Kishin humbur rrugën në Malin e Çikës, policia shpëton turistet gjermane