Mero Baze: Dy fytyrat e Sali Berishës, përballë Ridvan Bodes dhe Anastas Angjelit

Mero Baze: Dy fytyrat e Sali Berishës, përballë Ridvan Bodes dhe Anastas Angjelit

Sali Berisha

Anastas Angjeli është zgjedhur anëtar i Bordit të Bankës Qendrore me 92 vota, ndërkohë që mungonin pesë deputetë socialistë. Plot 20 vota i ka dhënë grupi i Sali Berishës në Kuvend. Nuk kam asnjë mëdyshje në vendimin e Kuvendit për të zgjedhur një ish- ministër Financash anëtar të Bordit të Bankës Qendrore. Akoma më tepër nuk kam asnjë rezervë për Anastas Angjelin. Ky është i vetmi zakon i mirë që ruan akoma politika shqiptare në raport me Bankën Qendrore.

Por tri vite më parë, në atë post, me të njëjtin seriozitet Edi Rama propozoi të zgjidhej Ridvan Bode, një tjetër ish- ministër Financash, tri mandate qeverisje, 1996, 2005 dhe 2009.

I pari që reagoi kundër tij duke e quajtur tradhtar, ishte Sali Berisha. Madje ai refuzoi një propozim informal të mëhershëm që Ridvan Bode të zgjidhej kryetar i Kontrollit të Shtetit, ndërkohë që Bujar Leskajt i kishte përfunduar mandati.

Ky “fanatik” politik, që nuk pranon që një ish- ministër i tij të respektohet nga kundërshtari dhe të shkojë në një vend që absolutisht e meriton, ka qëndrim krejt të kundërt me një ish- ministër kundërshtar të cilit i ka vënë 1000 epitete fyese dhe poshtëruese, ku shquan ajo e “mamuthit” të korrupsionit.

Kjo nuk e turpëron Anastas Angjelin, por atë që lëpin ato që ka pështyrë. Dhe akoma më keq atë që poshtëron të vetët dhe lëpin kundërshtarët vetëm që të përfillet në ditët e tij të këqija.

E gjitha vlen për të kuptuar sa gënjeshtar dhe mashtrues ordiner është Sali Berisha dhe pse nuk mund ti besosh atij. 

Ka prej 9 shtatorit që ka ndërmarrë një fushatë poshtëruese ndaj Lulzim Bashës, duke e quajtur shërbëtor të Edi Ramës, peng të tij, dhe 1000 epitete të tjera, më të këqija se ato për Anastas Angjelin, dhe tani befas i thotë duhet të pajtohemi, duhet të bashkohemi, se e ndjen që ka mbetur në mes të katër rrugëve.

Akuzonte Lulzim Bashën se bashkëpunoi me Edi Ramën për inceneratorët, ndërkohë që Partia Demokratike ngriti komision parlamentar, bëri raport për to dhe Sali Berisha bashkoi votat me Edi Ramën.

Sot është hera e dytë brenda një muaji që bashkon votat me Edi Ramën dhe vazhdon të thotë që Lulzim Basha ka qenë pengu i Edi Ramës. E thotë këtë me qetësinë që thoshte për vite të tëra që Anastas Angjeli është mamuth i korrupsionit, plus epitete të tjera raciste ndaj tij dhe sot i jep votën.

Me të njëjtën qetësi thoshte që Ridvan Bode është ministri më i mirë i Financave dhe kur shkoi për t’u zgjedhur në Bordin e Bankës e quajti tradhtar. Njësoj veproi me Ilir Rusmalin, kur i ra shorti të mund të zgjidhej kryetar i KQZ. Lëpiu pështymën që kishte hedhur në vite për Ilirian Çelibashin, vetëm që të tregonte se të vetët nuk mund të bënin karrierë pa leje të tij.

D.m.th. vlera e një personaliteti për të, ka si standard besnikërinë ndaj tij dhe jo vlerat personale të njeriut. Nëse nuk je me atë, bëhesh brenda ditës nga luan në dhelpër, nëse i duhesh atij, bëhesh brenda ditës nga “mamuth” në luan.

Mjafton ky shembull për të kuptuar se Sali Berishën mos e besoni as kur ju lavdëron, as kur ju sulmon. Gjithçka që thotë nuk vlen për të kuptuar sa vleni ju, por çfarë halli ka ai. Dhe halli që ka tani është se i duhet të ketë aleatë nga Edi Rama kundër Lulzim Bashës. I pati më 6 mars, por shpreson dhe për më tej. Për kaq është gati të puthë dhe b**** e “mamuthit” të korrupsionit.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cubel breca: 02/04/2022 14:04

    Ky kokrra legenit ka Jo dy fytyra por kater. Ky qen bir qeni ka edhe 3 koka.

    Përgjigju
  • Hodo: 02/04/2022 06:00

    Cdo dite e me shume akoma me mediokerr behet ky sajanlepirsi Bazo. Ose "agjenti" publik "maja" e kalemit te Rames vs Berishes. Perdite vetem per Berishen shkruan, a dhjeu a shurrosi a ja rrujti njeren apo te dyja anet Rames. Njeriu qe e kalon jeten spiun dhe servil me kalimin e kohes aroma e halese i duket si eter.

    Përgjigju
  • Goni: 02/04/2022 02:02

    Jam dakort me mendimin e fatmirit....

    Përgjigju
  • FATMIRI: 01/04/2022 20:26

    O MERO AKOMA ME KETE KRIMINELIN MERESH TI NJERI ME TE POSHTER DHE TE QELBUR NUK KA PASUR SHQIPERIA

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion