Mero Baze: 'E drejta' për të vrarë si demokrat

Mero Baze: 'E drejta' për të vrarë si demokrat

Me rreth të kuq, Azgan Mërnica krah deputetit Luan Baçi

Nëse një vrasës polici është fotografuar me një deputet në një fushatë elektorale, nuk është e thënë që deputeti të jetë doemos i përzier me atë kriminel.

Ka shumë raste që tipa të tillë u ngjiten deputetëve apo figurave publike për t’u fotografuar dhe për të forcuar statusin e tyre publik.

Rasti i Luan Baçit nuk do t'ia vlente të komentohej më gjatë nëse nuk do të kishte folur vetë deputeti Baçi.

Por deklarata e deputetit Baçi, është e rëndë.

Ai jo vetëm që e njeh autorin, por vë baste se ai është dhe njeri i mirë, i ndershëm, familjar dhe mbi të gjitha demokrat.

Gati gati sa nuk thoshte që falë këtyre cilësive, ai ka të drejtë dhe të vrasë. Madje shtonte se dhe babai i tij dhe familja janë demokrate, ndërkohë që ne media ka lajme se disa prej tyre janë të dënuar për vrasje.

Dhe është interesante se si deputeti nuk shpreh asnjë keqardhje për policin e vrarë, por vetëm fjalë të mira për vrasësin.

Kjo ka dy shpjegime.

I pari është që Luan Baçi si deputet, është peng tek vrasësi dhe rrethi i tij familjar dhe nuk guxon të distancohet prej tyre as pasi ai ka bërë një gjëmë publike kundër një polici në krye të detyrës, thuajse pa shkak.

Kjo pastaj i shpjegon të gjitha lavdërimet e tij për vrasësin, vlerësimet e tij superiore si “familjar” demokrat etj.

Dhe si një deputet i opozitës me një varësi kaq të madhe nga një vrasës ordiner, ai tregon se opozita ka përfunduar të shpresojë tek klane kriminale, të dëshpëruara, që nuk kanë çfarë humbasin.

Shpjegimi i dytë është dhe më i rëndë. Këta janë gati të amnistojnë apo t’i dalin zot gjithkujt që vret një polic apo figurë shtetërore, me shpresë se kështu mund të ngjallin terror. Ky në të vërtetë është stili i Berishës, i cili kurrë nuk implikohet direkt në urdhërim vrasjesh apo dhunimesh, por u del zot kriminelëve që e bëjnë këtë më pas.

Unë besoj se zoti Baçi i përket më shumë skenarit të parë, që nuk guxon të distancohet nga vrasësi për shkak të lidhjeve me të. Ky është version dhe më i thjeshtë për t’u kuptuar nga vet Baçi. Nuk besoj se ai është i sofistikuar sa Berisha dhe ta ketë mbajtur atë qëndrim i motivuar nga nevoja për të inkurajuar vrasje të figurave shtetërore si një lloj terrorizmi politik.

Ndaj në këtë rast më shumë se sa dhimbja për një polic të vrarë kot, pa asnjë motiv, duhet të na shqetësojë pafuqia e politikës për t’u ndarë nga krimi dhe kur lidhja është flagrante. Të paktën këta socialistët nuk mbrojnë as njëri- tjetrin kur i kap ligji, e jo më vrasës ordinerë.

Rasti i deputetit Baçi, që flet për kriminelin sikur të ishte Avni Rustemi, duke theksuar se mbi të gjitha ai është “demokrat i shkëlqyer”, është tregues i pafuqisë politike të opozitës, e cila nga një anë tenton të akuzojë qeverinë për lidhje me krimin dhe vet i del zot dhe një krimineli ordiner, vetëm se është demokrat. Mendo sikur vrasësi ta kishte dhe emrin Luan, sa i fortë do dukej./ Tema

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Luana Flamur Berisha: 16/05/2024 01:48

    Vrasësi duhet te ishte vrare ne vend dhe jo te lihej te dorëzohet. Vetëm keshtu do vendosej nderi i policisë se shtetit ne vend qe eshte e nderi dhe mbrojtja e qytetareve. Krimi duhet ndëshkuar me vdekje dhe jo ti jepet e drejta te jetoj ne burgje me taksat e qytetareve. Ndëshkimi eshte kursim!

    Përgjigju
  • jusufi: 16/05/2024 00:02

    maloku keshtu eshte,,,kriminel dhe i poshtwr....

    Përgjigju
  • N. T: 15/05/2024 20:13

    Nuk i besoj dot syve me komentet që lexoj. Të marresh në mbrojtje dike që vret ashtu kot, sa për të kaluar ora,do të thote se je njesoj kriminel si ai. Zoti Baze ka një teori të bute në lidhje me keta kriminele që mbijne pa kuptim aty këtu. Unë personalisht mendoj se pyetja e pare që ju duhet bere eshte se kush i dirigjon. Se nuk besoj që doktori do rrije urte kur shikon se Shqiperia po shkon perpara shume bukur. Doktori nuk e do fare ketë gje se e largon nga qellimi i tij për të ardhur në pushtet. Dhe fillon të fusi në punë mendjen e tij të mbrapshte. Udhezon rrugacet që e rrethojne të perhapin vesh më vesh porosine e tij: terror kudo. Vrisni, shkatarroni sa here ju jepet mundesia që të rrezojme Ramen (të shpetoj unë pasurite që kam vjedhur perkthehet kjo). Dhe perhapet kjo në rreaksion zinzhir, nga një kriminel te tjetri. As gje pra nuk eshte rastesi.

    Përgjigju
  • Po mër po: 15/05/2024 06:40

    Ose Demokrat ose Socialist se kështu do Mero politika.

    Përgjigju
  • Mero: 14/05/2024 21:26

    Jo do e prisnim policin te behej si bitri hap rrugen pra aq me teper kur je mw uniforme duhet te tregohesh tolerant kur nuk je ne sherbim po nejse. Mos e politizoni ngjarjen

    Përgjigju
    • Mero2: 15/05/2024 00:51

      Po kur se hap ti rrugen dhe ty duhet te te fusin nje plumb ne kok?

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë