Mero Baze: Fitore tani quhet rikthimi në pikën në zero

Mero Baze: Fitore tani quhet rikthimi në pikën në zero

Albin Kurti

Gjatë komunizmit në Shqipëri tregohej një anekdotë për një kryefamiljar, i cili kërkonte vazhdimisht një shtëpi më të madhe për familjen e zgjeruar të tij. Kryetari i Komitetit e thirri dhe i tha se kërkesa juaj do të plotësohet në të ardhmen, por deri atëherë sa të normalizohet situata, do të mbash brenda në shtëpi dhe një familje tjetër në nevojë. Kështu që në vend të zgjerohej familja u ngushtua.  

Pastaj vite me radhë kryefamiljari trokiste në dyert e Komitetit t'ia nxirrnin atë familjen tjetër që ja futën përkohësisht brenda në shtëpi. 

Dikur më në fund ja nxorën dhe ai u lehtësua.  

-Nuk dua më shtëpi,- tha. Tani jam mirë. 

Pak a shumë kjo po ndodh me qasjen e Albin Kurtit ndaj dialogut me Serbinë dhe normalizimit të situatës në Veri. 

Pa ndonjë arsye të madhe ai tensionoi situatën me targat pastaj me zgjedhjet dhe ndërhyrjen e policisë dhe në vend ta avanconte axhendën e Kosovës në perëndim, u kthye në një vend problematik me SHBA dhe Bashkimin Evropian. 

Për këtë arsye u fut nën sanksione. 

Sot Kosova është i vetmi vend në territorin evropian nën sanksione, nëse Rusinë nuk e llogarisim Evropë. Bashke me të është akoma më shumë turp. 

Tani gjithë vajtje ardhjet e Albin Kurti në Bruksel, përpjekjet për të reflektuar, dhe për tu dukur si viktimë, nuk janë më në shërbim të dialogut dhe normalizimit të situatës në Veri, por normalizimit të situatës së Kosovës me Perëndimin. 

Ajo që po kërkon tani Albin Kurti, është që Perëndimi ti heq sanksionet që i ka vendosur për shkak të futjes së Kosovës në një kurs antiperëndimor. 

Natyrisht sanksionet do të zgjasin, derisa Perëndimi të bindet që Kosova është partner i saj. Dhe kjo tanimë është proces, nuk është më vendim i një dite. 

Por le të shpresojmë se një ditë do të ndodh.  

Pra një ditë Perëndimi do t'ia heq sanksionet Kosovës, dhe atëherë Albin Kurti do të thërras fitore. 

Ajo ditë na rikthen tek gjendja para sanksioneve, të cilat mund të mos vendoseshin kurrë nëse nuk do ishte Albin Kurti.  

Është si ai kryefamiljari që kërkonte zgjerim, por u ngushtua më tepër dhe u gëzua kur ja hoqën komshiun që i futën brenda shtëpisë. Siç do të gëzohet Kurti kur t'i heqin sanksionet dhe ta rikthejnë aty ku e nisi. Në pikën Zero. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dardan: 16/09/2023 01:23

    Mesa duket, serbet e Kosoves do te bashkohen me administraten e Serbis dhe shqiptaret e Kosoves do te bashkohen ne federate me trungun ame-Shqiprine.

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj-MallaKASTËR: 14/09/2023 20:49

    E ka thën xhaxhi Veri: Ballkani është FUÇI baroti.E kam dëgjuar këtë këngë që kur isha në SHKOLLË 1960. -Sërbia nuk do e njohi Kosovën kurrë si Shtet..Dhe fai është jo vetëm i karabushit A.Kurti,i cili qëndron në pushtet se nuk ka OPZITË SI EDHE NË SHQIPËRI,por edhe i BE.Pasi janë 5 Shtete në BE që nuk e njohin Kosovën..Dhe për NE është fatale me GREQINË e cila po i hap luftë Shqipërisë,një FRONT TË DYTË NË BALLKAN për F.BELERIN..! -Nëse negociata nuk i drejton AMERIKA dhe të spostoi Albin Kurtin nga detyra.. Sërbia do qëndroi STATUKUO derisa PUTINI TË SHKATËRROI PËRFUNDIMISHT UKRAINËN,etj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja