Mero Baze: Fund hipokrizisë politike ndaj Berishës!

Mero Baze: Fund hipokrizisë politike ndaj Berishës!

Sali Berisha

Enkelejd Alibeaj, deklaroi daljen nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, i cili tani zyrtarisht i përket partisë së Berishës. Edhe pse Berisha vet nuk është ende anëtar i atij grupi parlamentar, pasi e ka penguar firma e Gazment Bardhit, ai e drejton politikisht atë grup.

Gjesti i Enkelejd Alibeaj, është i rëndësishëm për t’i dhënë fund hipokrizisë politike në vend, dhe sjelljes jopolitike ndaj Berishës.

Është e vërtetë që Berisha e ka tanimë shumicën e grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe ndoshta më shumë se të tjerët, dhe vota demokratësh.

Por kjo nuk e bën PD më të rëndësishme. Kjo e bën PD më të dobët, më të mundshme, më të kriminalizuar dhe më të pashpresë. Numrat në ketë rast janë fatkeqësi për PD dhe jo pasuri për të.

Për këtë arsye ndaj Berishës kanë rëndësi gjestet politike dhe jo numrat.

Gjesti i Enkelejd Alibeaj, është me rëndësi pikërisht se i jep fund hipokrizisë së atyre që pretendojnë se vula dhe logua është më e rëndësishme se Berisha. Çudi e madhe se për Berishën nuk ishin të rëndësishme vula dhe logo kur e përjashtuan, por i hyri betejës për t’i shkatërruar pa pyetur për vulë dhe logo. Si u bëka papritur e rëndësishme vula dhe logua tani që është në dorë të atij që i vuri kazmën PD?

Për gati tre vjet, Berisha ka bërë betejë kundër vulës dhe logos dhe nuk ka pyetur fare për to. Dhe mirë ka bërë. Politikani lufton për qëndrimet e veta dhe jo për simbole, që në fund të fundit nuk i thonë asgjë.

Vula dhe logua është alibi për ata që nuk bëjnë dot politikë me këmbët e tyre dhe duan të jenë diku për të shërbyer.

Për këtë arsye gjesti i Alibeaj ka shumë rëndësi të shënohet si moment, kur brenda PD antiberishizmi shpall qëndrimin e vet dhe del përballë tij. Nuk ka rëndësi sa numra janë. Madje dhe i vetëm vlen sa të gjithë ata që janë futur në poturet e Berishës.

Të mos mbash qëndrim politik ndaj Berishës do të thotë të justifikosh aktet e tij.

E njëjta gjë mund të thuhet dhe për socialistët. Berisha zyrtarisht mbush gjashtë muaj që nuk merr pjesë në Kuvend më 21 qershor dhe duhet t’i digjet mandati. Nuk e di pse socialistët kanë filluar të më duken të gjithë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, që diskutojnë për modalitetet, a i takon t’ia djegin mandatin a nuk i takon, a i ka bërë mungesa me arsye a pa arsye?

Çfarë pune kanë ata me këtë interpretim. Ata duhet të mbajnë qëndrim politik ndaj mandatit të Sali Berishës dhe të votojnë në Komisionin e mandateve t’i hiqet mandati. Ai po të dojë le ta çojë në Gjykatë Kushtetuese dhe ta vazhdojë betejën e tij.

Socialistët nuk janë Gjykatë Kushtetuese, janë parti politike që shpreh vullnetin e saj. Dhe atë duhet ta shprehin, jo të bëjnë interpretime, si këta deputetët e PD që pasi kanë sharë për tre vjet Berishën, tani thonë po na bashkon vula. A thua se deri tani nuk i ndau vula.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • HAJDAR KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 21/06/2024 07:34

    O Mero Baze shkrimi jot është shum i drejt. Por një gjë mos e haro dikur ti ke qën bashkëpuntori i SALI BAJGËS.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore