Mero Baze: “Gijotina” e Berishës për deputetët e pasigurtë të tij

Mero Baze: “Gijotina” e Berishës për deputetët e pasigurtë të tij

Mbledhja e PD Lezhë

Është e qartë që në Lezhë nuk ka ndonjë kryengritje kundër Gjekmarkajt, ashtu siç nuk mund të ketë ndonjë dashuri të madhe për të. Por ka një proces të pritshëm të seleksionimit të njerëzve që i duhen Berishës për gardianë në Parlamentin e ardhshëm.

Ajo që ndodhi sot në Lezhë dukej qartë që ishte një proteste e Gjin Gjonit, i cili tani pret të marrë frytet e investimit për Berishën.

I plotëson të gjitha kushtet, që është më i sigurtë se Gjekmarkaj.

Është në dosjen e SHBA, njësoj si Berisha. 

Është në çdo kancelari perëndimore, i skeduar si gjyqtar problematik, që ka krijuar klimë pasigurie juridike dhe për investimet e huaja në Shqipëri, përveç trafikantëve të drogës, se me ata i ka pas punët mirë.

Është i përjashtuar nga sistemi i drejtësisë dhe me këtë rast është një luftëtar po aq i madh sa Berisha kundër reformës në drejtësi.

Dhe ajo që është më e rëndësishmja, ka vendosur që të ardhurat e krijuara nga korrupsioni t’i investojë në politikë.

Ky është identikiti i “besnikut” që Berishën e bën të ndjehet i sigurtë me të si deputet në Kuvendin e ardhshëm, si pjesë e një pakice të sigurtë.

Për këtë arsye Gjin Gjoni duhet në listën e sigurtë dhe Gjekmarkaj ç’fat të ketë.

Njësoj janë pritur dhe “të dyshuarit” e tjerë në rrethe të tjera, por Gjini me sa duket ka guxuar të përdorë dhe kamerat për të qenë brenda.

Ajo që pritej po ndodh.

Pasi mbaroi fasada e dorëzimit të deputetëve në “sininë e Berishës”, pasi ju dha atij perceptimi se shumica e deputetëve janë me të brenda PD, shoqëruar kjo dhe ,e marrjen e logos dhe vulës, tani ai nuk ka më nevojë për fasadën e bashkimit, por për njerëzit besnikë që i duhen në Kuvendin e ardhshëm, ku siç po duket ai nuk do ketë mundësi të jetë deputet për shkak se është i pandehur.

Duke llogaritur që do humbasë thellë në zgjedhje dhe ata që do shkojnë në Kuvend i duhen vetëm si grup i gatshëm i familjes, është e pritshme që tani të fillojë një proces diferencimi brenda tyre, se kush duhet të jetë në listë të sigurtë e kush “në dorë të popullit”.

Berisha e ka parasysh se si do t’i kthehen kundër shumë prej këtyre drejtuesve politikë, kur ai të humbasë zgjedhjet e aq më tepër do t’i binden gjithnjë e më pak për urdhrat që do japë majë penxheres apo brenda shtatë penxhereve, për rrëmuja në Parlament sa herë ai ka hall.

Ndaj po merr masa që pjesa e sigurtë e deputetëve të jetë pjesa e vet. 

Dhe fatkeqësisht PD nuk mund të marrë dot më shumë se 30 për qind të vendeve, kështu që zgjedhjet në PD mbarojnë me “primaret”.

Para se të lërë fatin e tij në duart e shqiptarëve, Berisha do të lërë fatin e tradhtarëve në duart e besnikëve të tij.

Pasi ata të pastrojnë listën, shqiptarët të bëjnë ç’të duan. Atij 30 për qindëshi i listës mbyllur i duhet. Për atë bëri pazar me socialistët.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë