Mero Baze: Gjunjëzimi i parë i Berishës para Meta/Metaj

Mero Baze: Gjunjëzimi i parë i Berishës para Meta/Metaj

Ish-kryeministri Sali Berisha

Ashtu siç pritej, Ilir Meta/Metaj ishte në pritje të një sinjali të Sali Berishës rreth ligjit për dosjet e Sigurimit të Shtetit. Distanca e krijuar mes Meta/Metaj me Berishën, ishte një shantazh i pastër që ai të jepte prova se e meritonte alencën me të lidhur me ligjin e dosjeve. Dhe Sali Berisha sot e dha provën e parë.

Ai ka dorëzuar një projektligj për dosjet në Kuvend, ku e trajton çështjen e personave të certifikuar nga Komisioni “Mezini” dhe “Bezhani”, siç i intereson Ilir Meta/Metaj. 

Ndryshe nga iniciativa ligjore e socialistëve dhe Partisë Demokratike zyrtare, që kërkojnë t’i heqin pengesën ligjore Autoritetit të Dosjeve të kërkojnë edhe për personat që kanë marrë certifikatë nga këto dy komisione të politizuara dhe të keqpërdorura politikisht, Berisha kërkon që për çdo person që ka marrë këto certifikata, të kërkohet një vendim i Gjykatës së Lartë.

Pra thelbi i projektligji të Berishës është të kundërshtojë iniciativën e socialistëve dhe demokratëve, e cila i hap rrugë verifikimit të dëshmisë së Ilir Meta/Metaj, “marrë në rrugë operative”, gjetur në dosjen e qytetarit Filip Talo.

Kjo është një provë e mjaftueshme besnikërie e Sali Berishës për Meta/Metaj, pas shantazhit që ai i bën duke mos konsideruar bashkëpunimin me PD e Berishës në asnjë aksion politik.

Ai refuzoi të ishte me Berishën në protestën tek inceneratori i Sharrës, nuk i është bashkuar aksioneve të tij politike më vonë, madje as në dasmën e djalit nuk i ka shkuar, me arsyetimin se po rregullon dhëmbët.

Ai po ashtu dje i ka bërë thirrje publike Berishës të dalin më kandidatura të përbashkëta, çka tregon qartë se komunikimi mes tyre nuk funksionon dhe po bëjnë dialog publik, për t'ia lënë përgjegjësinë njëri- tjetrit.

Gjesti i sotëm i Berishës tregon se ai është gjunjëzuar nga presioni i Meta/Metaj. Jo se kjo gjë e shpëton Meta/Metaj, por tregon gatishmërinë e Berishës për të pasur qëndrime të përbashkëta për çështje që prekin njëri- tjetrin.

Natyrisht ky nuk është kusht i mjaftueshëm, por i nevojshëm në procesin e gjunjëzimit të Berishës para tij. Provën e parë e ka dhënë sot. Natyrisht Meta është tifoz i historisë sonë komuniste dhe do t’i kërkojë si Enveri në gjyqin e Kadriut, të “thellohet” në autokritikën e tij. Derisa të dorëzohet, ose të vdesin së bashku.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit