Mero Baze: Gjysmë të vërtetat mbi inceneratorët dhe makthi i Berishës në gusht

Mero Baze: Gjysmë të vërtetat mbi inceneratorët dhe makthi i Berishës në gusht

Sali Berisha

Ka një nxitim të dukshëm nga opozita të prodhojnë një zhurmë fals me “fakte alternative” mbi aferën e inceneratorëve, duke përdorur së fundmi çështjen e Arben Ahmetaj. 

Për këtë po përpiqet së pari të krijoj një klimë terrori dhe makthi mbi familjen e Ahmetaj ish gruan fëmijët dhe partneren e re, duke shpikur lajme arrestimesh për to, me qëllim që të justifikoj rolin “mbrojtës” të tij.

Së dyti po përpiqet pak nga pak të normalizoj lajmin që ai është në kontakt me Arben Ahmetaj. Në fillim u përpoq ta bënte të qartë se nuk kishte lidhej direkte me të, por me të tretë, pastaj tha se nuk ka problem nëse ai I shkruan atij vet.

Në fakt asgjë nga këto nuk është e vërtet.

Familjarët e Ahmetaj nuk janë nën arrest dhe nuk ka ndonjë urdhër arresti për ta. Dhe Arben Ahmetaj nuk ka konfirmuar se ka ndonjë linjë komunikimi me Sali Berishën. Dhe mund ta vendos nuk është ndonjë çudi e madhe, por së paku deri tani nuk ka ndodhur. 

Ajo që ka ndodhur deri tani është se personazhet e inceneratorëve, që në fillim ishin vëllezër me njëri tjetrin e pastaj u përlan se nuk ndanë mirë gjërat, tani vazhdojnë luftën ndaj njëri tjetrit, duke shpërndarë copa lajmesh dhe faktesh, të cilat shërbejnë vetëm për të krijuar ngjarje politike me inceneratorët. Berisha tani është me një palë prej tyre, dhe shpreson të shtyj vapën e gushtit me ta.

Po të shikosh dhe shtypin, po ashtu është I ndarë. Disa media që kanë qenë përfituese të mëdha reklamash dhe sponsorizmesh nga inceneratorët, paas vitit 2018, janë njëkohësisht dhe denoncuesit e Arben Ahemtaj dhe bërtasin për luftë kundër korrupsionit të inceneratorëve, pa përmendur shume pronarët e tyre.

Disa të tjera kryesisht portale, më të lidhura me opozitën e Berishës dhe Metës, madje disa te hapura enkas këto muaj për këtë hall, konsiderojnë se inceneratorët janë pronë e Ramës dhe Veliaj të cilët sipas tyre kanë shok Zoton dhe Mërtirin, çka në fakt e dinë shumë mirë që nuk kanë qenë shok të tyre. 

Të dyja palët pra janë në luftë me gjysmë të vërtetat për këtë histori të pist korrupsioni. Nëse SPAK e çon deri në fund hetimin me ndershmëri dhe pa u kompleksuar nga Berisha, sic është kompleksuar deri më sot , do jetë e qartë për të gjithë si ka nisur dhe si po përfundon kjo histori. Dhe nuk do ketë nevojë as për qytetar digital as për tu përdorur Berisha si telefon I prishur për Ahmetaj dhe as Tv e tjerë si telefon I prishur për Zoton e Mërtirin.

E vetmja gjë që mund të bëj Berisha në këto ditë gushti është të dal përditë në orë 12 me shpresë se SPAK do trembet dhe nuk do t'ia thërras dhëndërin, apo djalin për dosjet e tyre që ka në gjykim. Dhe SPAK deri tani ka  dhënë prova se qeverinë nuk e ka frikë, por Berishës nuk I prekin as qimen e flokut. Te shohim tani e tutje qe e kanë dhe “rival” në hetime!

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ethem Lalaj-MallaKASTRIOTI: 05/08/2023 10:13

    OK,TemA: 1.Babi Im rahmet past kishte 1 katër këmbësh që e mbante lidhur.Sidoqoft Ai nuk pushonte së LEHURI. -Këtë kafshë e ka çdo familje sidomos në fshat,pasi ruan familjen,Gjën e gjallë..pra bën PUNË TË DOBISHME DERI NË NGORDHJE..! -Po ky 2 këmshi i foltores,dikur i PD,Presidencë,Qeveri..çfar të mira i ka sjell vëndi tonë(Se Sb nuk besoi që e do që nga 2 prilli 1991 Shkodër-deri sot) -Përsa i përket meraku që ka non grata për A.Ahmetaj,lepuri fshihet tjetërkund,siç argumentoni Ju: 1.Sb duhet të gjendet në zyrën e kapur me forcë,pasi ka frikë se mos ja merr Luli.Dhe kjo duhet të ndodhi shpejt me vendim gjykate.Pasi Luli nuk mund të bëj të njëjtën gjë..! 2.Sb nxit A.Ahmetajn të flasi kundër E.Ramës dhe LaliErit 2 pikat më të forta të PS si KALA E PAMPOSHTUR PREJ TIJ QË NGA 1992.Jo më kot Sb deklaron se..E.Ramën nuk e mundim dot me votë..!! 3.Arrestimi A.Ahmetajt nga SPAK do të thot se u vjen RADHA TË TIJVE:ZENIT,MALLTEZIT,GITËS,LIRISË..dhe Ha-le-Atve për Korrupsion madhor..! 4.Sb me ham-hamet e tij të përditëshme kërkon ti thot SPAK se..Ai është Sali Berisha i paprekshëm..! Dhe prekja e tij do të thoshte një KONFLIKT TË RI NË BALLKAN..! 5.Sb akoma mendon se është Kryetar i copës së PD të reklamuar edhe nga 99 % të medjeve të tij 2005.Ai po mban me uji të ngrohtë militantët e tij b..lëpirs se PD e tij ka akoma LOGO E VULË,të cilat nuk do ti ket kurrë më. 6.Sb e ka të vështirë për të krijuar një Parti tjetër: 1.Se PD do të humbte përfundimisht identitetin e saj 1991.. 2.Se DASH e ka paralajmëruar se..Nëse Sb krijon parti..do të haj BAR GJITHË JETËN. 7.Luli u fut në loi përsëri nga SHBA për të eliminuar nga politika Sb,Pasi deri në 2025 nuk ka parti,Like e PL ka filluar ta dredhi kundër tij.. 8.Në shtator pritet të vij Ambasadori RI AMERIKAN dhe do të pritet reagimi Amerikan për PD e Lilit,Qëndrimi ndaj Sali non gratës dhe SPAK-ut që është në KOMA ndaj 101 krimeve berishiste si askund tjetër në BOTË.

    Përgjigju
  • Turp: 05/08/2023 00:52

    O Mero as vet se di ca po shkruan o derezi. Ik se le nam. Ju ka dal boja komplet. Gjithsesi ju lumte se dhe ju i keni kapur ca lek, normal qe do e mbrosh dhe Erionin dhe Ramen. Por qe ta dish o pseudo gazetar, nese te intereson sado pak: hallin e kemi me keta qe po na vjedhin. Lere salin te vdesi i qete se vec ti ma kujton qe eshte ende gjall.

    Përgjigju
  • Posi: 04/08/2023 22:27

    Po ti me ke gjysem te vertete je, apo ke hipur si gjeli maje plehut e po zvarritesh sic ke bere gjithe jeten. Ti pjelle e kujt sistemi je, po rames e shpurres se tij i ke nxjerre ndonje te vertet te plote ?! Shoket e tu te pakten i bejne dy jave pushime ne vit, ty ta kane vene zinxhirin ne qafe e duhet shkruash cdo dite ndonje palaçollek, maksimumi me 150 karaktere se me gjate ske floke ti te shkruash.

    Përgjigju
    • Po ca thua: 05/08/2023 00:50

      nese te intereson sado pak: hallin e kemi me keta qe po na vjedhin. Lere salin te vdesi i qete se vec ti ma kujton qe eshte ende gjall.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Ne blejmë më shtrenjtë se qytetarët e BE', deputetja e PL-së: Shëndeti i shqiptarëve kërcënohet si nga prodhimi vendas dhe ai i importit

'Ne blejmë më shtrenjtë se qytetarët e BE', deputetja e PL-së: Shëndeti i shqiptarëve kërcënohet si nga prodhimi vendas dhe ai i importit