Mero Baze: Ilir Meta niset për të 'luftuar' dhe përfundon duke na argëtuar

Mero Baze: Ilir Meta niset për të 'luftuar' dhe përfundon duke na argëtuar

Ilir Meta

Ilir Meta u shfaq me një vare në dorë për të prishur themelet e ndërtimit të një TEC-i në Roskovec të Fierit që shfrytëzon gazin e TAP dhe ndihmon në vendosjen e një ekulibri në sistemin e shpërndarjes së energjisë në vend.

Nuk po i hyjmë debatit nëse duhet apo jo TEC, pasi nuk është një investim i qeverisë, dhe nuk po harxhohen para publike, por po investojnë biznesmenë shqiptarë. E mira publike është diversifikimi i burimeve të energjisë dhe gjeografia e tyre.

Nuk po i hyjmë as debatit nëse Ilir Meta ka ndonjë inat me TEC-et, se duke qenë ministër Ekonomie dhe në bashkëqeverisje me Berishën, i kanë lënë peshqesh Shqipërisë TEC-in e Vlorës, që na ka marrë deri tani 140 milion euro dhe është ende gërmadhë që thithë lekë të buxhetit të shtetit. Në rastin konkret, shteti vetëm fiton.

Të themi që Ilir Meta është ekologjist, natyrisht e tepërojmë, pasi është kryeministri i parë që i vuri kazmën pasurive publike në bregdet, duke filluar me pishat e Golemit e duke përfunduar në Lalëz, me ndërtime vilash për rrethin privat të bizneseve të tij, e më tej, po të vetët, me gurore nga Dajti në Tomor, e kështu me radhë.

Nuk themi dot as që aty ka ndonjë korrupsion, pasi siç e thashë është një investim privat, të cilin shteti thjesht e ka licencuar dhe bëhet fjalë për qindra milionë euro të investuara nga privatët.

E vetmja gjë që e shpjegon skenën e Ilir Metës me vare në dorë, është nevoja që ai ka këto ditë të dalë diku me vare apo kallashnikov në dorë, ngaqë po i mbledhin lakun në SPAK dhe ka kuptuar se ka pak shanse t’i ikë drejtësisë.

Pra i gjithë ky spektakël, që për disa tregon një të çmendur klinik të arratisur nga çmendina, e për dikë tjetër një politikan të degraduar që mendon se mund të trembë drejtësinë si ato kukullat me lecka që vendosin në fushat me misër për të trembur laraskat, është thjeshtë një shpërthim psikik, që ai kërkon ta zbrazë diku.

Sot për fat ja nxorri inatin një tubi në anë të rrugës aty ku do të ndërtohet TEC-i. Nesër nuk e dimë se çfarë mund të bëjë. Ka premtuar që do marrë dhe kallashin, dhe këtu duhet bërë kujdes, thjeshtë të mos i dalim para.

Por deri ditën që do të thirret për t’i komunikuar akuzat, do të kemi nga një skenë të tillë. Kjo nga një anë e ndihmon për t’u dukur si viktimë që ka ikur nga trutë dhe nuk ja vlen të merret drejtësia me të, e nga ana tjetër për t’u dukur i fortë dhe të “mendohen mirë” ata që do merren me të.

Por në finale nuk është se po bën ndonjë keqe të madhe. Po ikën duke i bërë të gjithë, të vënë buzën në gaz. Ndoshta është hera e parë që argëton kaq shumë njerëz, pa mërzitur askënd. 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gimce Tahushi: 17/06/2024 07:03

    Taksirat i madh me keto Polikane tash 33 vite Trazicion .Democrazi e deshtuar ne vendin tone. Mekat, pa Drejtesia mbulon ç'do krim ekonomik ,politik etj.Nje Shtet ku Drejtesia ndrydhet,nga njerez te veshur me Pushtet dhe imunitet ligjor pa drejtesishtë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Vendimi i Apelit/ Konfiskohen 66 mijë metra katrorë tokë te ‘Rana e Hedhun’, ish-kryebashkiaku Frrokaj do rikthehet në qeli! Në burg edhe Cara, shërbim prove zyrtarja

Vendimi i Apelit/ Konfiskohen 66 mijë metra katrorë tokë te ‘Rana e Hedhun’, ish-kryebashkiaku Frrokaj do rikthehet në qeli! Në burg edhe Cara, shërbim prove zyrtarja