Mero Baze: Intifada e Ilir Metës kundër SPAK

Mero Baze: Intifada e Ilir Metës kundër SPAK

Ilir Meta

Ka një tërbim të pa frenuar të Ilir Metës kundër kreut të SPAK, Altin Dumani. Përtej fyerjeve personale apo bullizimit të tij, ka një vendosmëri të tij për ta sulmuar përditë dhe institucionin e SPAK. E dimë të gjithë ku është arsyeja, por natyrisht nuk mund të kemi në dorë ti kthejmë arsyen Ilir Metës për të heshtur. 

Ai ka vendosur ta pres përballjen me drejtësinë jo për ato që ka bërë këto 32 vite në politikë dhe pushtet, por si një reagim ndaj fyerjeve të tij.  Dhe Altin Dumani ka bërë disa gabime. 

Gabimi I tij kryesor  ishte kur reagoi ndaj akuzave të tij për McGonigal. Altin Dumani është në krye të SPAK më 2023 ndërsa McGonigal ka ardhur për herë të fundit më 2018 dhe nuk kanë asnjë lidhej me njëri tjetrin. Po dhe sikur të ishin takuar çdo natë, ai nuk ka arsye të bëj sqarime publike për akuzat që vijnë nga njerëz nën hetim, pasi detyra e tij është ti hetoj dhe jo ti sqaroj. Përndryshe pastaj do ti duhet ti jap llogari çdo të hetuari që natyrisht nuk është se e kanë qejf prokurorin që po I con drejt dyerve të gjykatave. 

Po ashtu ai u kompleksua kur në raportin e tij para KLP vendosi në kontekst të gabuar vlerësimin e tij për Gjykatën speciale antikorrupsion si noterizuese të vendimeve të SPAK. Mund ta kishte kaluar më me sportivitet duke e thënë në një fjalim tjetër paksa më qartë atë që tha gabim. Nuk kishte pse reagonte ndaj Metës e Berishës që ja bën spot. Përpjekja e tyre thjesht ilustron se ata janë në një fushatë linçimi ndaj SPAK. 

Por përtej vëmendjes së tepruar të prokurorit Dumani ndaj një objekti hetimesh si Ilir Meta, ky I fundit I ka vënë qëllim vetes ti mbush mendjen çdo shqiptari se ajo që mund të ndodh me të përballë drejtësisë është fryt I fushatës së tij të fundit të fyerjeve dhe sharjeve dhe jo të asaj që ka bërë. 

Gurët e tij përditë mbi godinën e SPAK dhe në adresë të Dumanit, janë një intifadë e zgjatur dhe e pandërprerë deri ditën që do ti duhet të përballet me drejtësinë formalisht dhe jo në studio televizive. 

Reagimet e ambasadorëve të perëndimit apo disa grupeve politike pro SPAK në këtë mes vetëm sa I forcojnë atij kauzën se SPAK është I një palë që e mbron dhe kundër një palë që e shan. 

Ndaj është mirë që Ilir Meta të lihet në hallin e tij. Halli I tij real nuk është as oratoria e Dumanit, dhe as ndonjë mëri personale e tij me Metën. Halli I tij real është pse po hetohet. Këtë hall nuk ja zgjidhim dot. Madje as vetes tonë nuk ja zgjidhim dot nëse do të kemi të njëjtin hall. 
Eshtë mirë që të shmanget debate me të rreth qëndrimeve ndaj SPAK. Vetëm kështu beteja e tij merr kuptimin e vërtet të dramës që ai përjeton.

Imazhi që ai po krijon në opinion publik, si një I marr që ka mbushur xhepin me gurë dhe sa shikon një kamerë qëllon mbi Dumanin dhe SPAK, është e vërteta e hidhur e mungesës së kurajës dhe integritetit që një politikan duhet të ketë kur përballet me drejtësinë.  

Politikanët nuk mbahen mend si vijnë në pushtet por si dalin nga politika. Mos ja prishni Ilir Metës imazhin e  fundi të tij politik, duke e paraqitur dhe këtu si luftëtar.  

Lereni siç është në të vërtet, si një I marr që bredh rrugëve me gurë në xhep e gjuan ku të mundi.  

Ky gjyq do ti mbahet mend. Ai tjetri me drejtësinë, nuk ka shumë rendësi, se është llogari personale para drejtësisë. Tani është duke dhënë llogari para shqiptarëve, për tu treguar se kujt ja kanë besuar fatin e qeverisjes për tre dekada. /Tema

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë