Mero Baze ironi me foton e 'njerëzve me maska të Bashës': Mos i dëshpëroni “ushtarët”, se boll i dëshpëruar dukej udhëheqësi i revolucionit

Mero Baze ironi me foton e 'njerëzve me maska të Bashës': Mos i dëshpëroni “ushtarët”, se boll i dëshpëruar dukej udhëheqësi i revolucionit

Botuesi i gazetës TemA, Mero Baze ka komentuar me ironi foton e publikuar nga grupi i Sali Berishës, e cila, sipas tyre, tregon se Lulzim Basha ka futur në selinë e PD njerëz të armatosur dhe të maskuar, për ta mbrojtur nga Berisha.

“Kjo foto është bërë dy vite më parë gjatë kohës së protestave kundër mbajtjes së zgjedhjeve lokale. Shumë nga gratë budallaqe të PD që janë entuziasmuar nga kjo foto, nuk i njohin, se nuk kanë qenë në PD. Por këta të Berishës duhet t’i njohin. Nuk jam i qartë si është ndarë ky grupi tani, sa janë me Berishën dhe sa janë me Bashën, por atëhere ishin të gjithë të bashkuar. Tani mos i dëshpëroni “ushtarët” se dhe kështu boll i dëshpëruar dukej udhëheqësi i revolucionit sot dy ditë para sulmit mbi seli. Nuk e ka vetem nga COVID”, shkruan me ironi Baze.


Lajmi kryesor:

I shitën si kriminelë brenda në selinë e PD, e vërteta e fotos së njerëzve me maska të postuar nga Floriana Garo


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Magjia e Krishtlindjeve, qindra njerëz shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'

Magjia e Krishtlindjeve, qindra njerëz shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'