Berisha nesër në Kuvend, Baçi: U izolua politikisht! Maloku: Zgjedhjet do tregojnë sa e fortë është PD pas përplasjeve

Pas 11 muajsh në arrest shtëpi, Sali Berisha rikthehet nesër në Kuvend, pasi GJKKO i hoqi masën arrest shtëpie. Deputeti demokrat, Luan Baçi i ftuar në Report Tv thotë për gazetarin Nertil Agalliu se kryetari i PD, ishte izoluar politikisht.

Sa i takon përplasjeve në PD për vulën, Baçi thotë se lufta nuk ka qenë kundër Lulzim Bashës, por kundër Ramës, pasi këtë të fundit e akuzojnë se i mori demokratëve siglën e logon.

“Lufta s’ka qenë kundër Bashës, kundër mazhorancës dhe Ramës. Siglën logon e ka marrë Edi Rama dhe ne ja morëm me një qëndresë të fuqishme me Kuvendin e 11 dhjetorit dhe në vazhdimësi. Prej 11 muajsh i izoluar politikisht, i gatshëm nesër të jetë në kuvend pas 11 muajve. Një zë i fuqishëm, i pazëvendësueshëm

Berisha është i lirë në radhë të parë në bazë të qëndresës së tij, demokratëve. Është rast unik 11 muaj i arrestuar politikisht, 1 muaj nuk ka munguar fjalimet duke bërë denoncime të aferave korruptive”, tha Baçi në Report Tv.

Gazetarja Danjela Maloku thotë se pyetja që ngrihet sot është cilat janë pasojat që kanë mbetur nga përplasja në PD. Maloku thekson se rezultati i zgjedhjeve të 2025 do tregojë se sa e fortë është PD.

Danjela Maloku: Pikëpyetja që duhet të ngrihet sot është cilat janë pasojat që i kanë mbetur PD edhe nga sulmet, që thotë Baçi, se janë bërë nga mazhoranca, qoftë nga përçarja me Bashën. Sot shumë në PD as nuk i përmendin fare emrin, duke qenë se edhe duan të mos e faktorizojnë politikisht. Pasojat që Basha e Berisha i sollën PD, sa afatgjatë do jenë? Kjo është pikëpyetja më e madhe sot, sa e fortë do jetë ajo, kjo do e tregojë rezultati i 2025.

Luan Baçi: Pasojë nuk ka fare, veçse një shije të hidhur.

Sa u takon zgjedhjet parlamentare 2025, Luan Baçi thotë se opozita duhet të dalë një koalicion për të mundur Ramën. Sipas tij, në PD nuk ka rëndësi karrigia e deputetit e as renditja në lista, por mundja e kryeministrit Rama.

“Kemi Kod Zgjedhor të ndryshëm, kërkohet një diskutim të detajuar duke mirë përcaktuar koalicionet,. Duhet të jemi në një bllok opozitar përballë një mazhorance të korruptuar. Do ketë diskutime për të gjetur mënyrën më të mirë të mundshme për t’u prezantuar. Qëllimi ynë kryesor është jo një karrige deputeti, jo përfaqësimi i individëve, por qëllimi ynë është mundja e Ramës”, vijoi Baçi.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 11:38

    Buxheti 2025, a duhet pranuar amendamenti i PD-së për minimumin jetik?



×

Lajmi i fundit

Niko Pojani: Jeta dhe veprimtaria Shkencore e Prof. Inxh. Egon Gjadrit

Niko Pojani: Jeta dhe veprimtaria Shkencore e Prof. Inxh. Egon Gjadrit