Mero Baze: Izraeli i 'rrëmben' Macronit Kosovën

Mero Baze: Izraeli i 'rrëmben' Macronit Kosovën

Emanuel Macron

Presidenti i Francës Emanuel Macron shtyu pjesëmarrjen në Samitin e Berlinit në Tiranë, për shkak të një akti terrorist në Francë, dhe situatës në Lindje të Mesme ku duhet të merret me koordinimin me Egjiptin lidhur me situatën humanitare në Gazë. Por ai do të vijë nesër për vizitën e parë zyrtare të Presidentit të Francës në Shqipëri e cila është një ngjarje historike mes dy vendeve. 

Shtyrja e udhëtimit të presidentit Macron në Tiranë, është një shembull i fortë, që tregon se sa relative është rëndësia e një Samiti evropian para një ngajrje të tmerrshme që ka lënë botën pa frymë, siç është sulmi terrorist i Hamasit në Izrael dhe kundërpërgjigja e Izraelit. 

Samiti i Berlinit në Tiranë, në kuadrin e Procesit të Berlinit është iniciativa politike më e rëndësishme e Bashkimit Evropian për rajonin tonë e cila po hyn në vitin e saj të dhjetë. Ajo ka në qendër relativizmin e dialogut politik në rajon orientuar nga anëtarësimi në BE, dhe krijimin e një ritmi të ri nga BE për antarësimin e rajonit. 

Por rajoni zien vetë nga kriza lokale. Më 24 Shtator një njësi terroriste paramilitare e Serbisë për pak sa nuk shkaktoi një ndezje të re lufte në Kosovë, dhe praktikisht ka ndërprerë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, duke e rikthyer situatën shumë pas dhe duke rrezikuar të hedhë në erë planin Franko-Gjerman të Ohrit. 

Por edhe pse Presidenti francez është një nga dy autorët e këtij plani, atij ju desh ta lërë atë mënjanë para një situate më të rëndë në botë.  Dhe ky është një leksion i hidhur për rajonin tonë dhe veçanërisht për Kosovën, për të kuptuar se vëmendja e botës nuk është përjetësisht mbi ta. Ndodh që një ngjarje si kjo mes Hamasit dhe Izraelit, ta eklipsojë një ngjarje tjeter si ajo në Banjska, e cila në thelb është po akt terrorist, por në një rajon më të menaxhueshëm. Pra ndodh që presidenti që është autor i planit të paqes për Kosovën dhe Serbinë, t'i lërë të presin dhe të merret me një problem edhe më të madh të botës. 

Për fat ai do të jetë nesër për vizitën e tij të parë historike zyrtare në Shqipëri, si president i Francës, dhe natyrisht do flasë dhe për Kosovën.   Por është e qartë për këdo, se një nga autorët planit të paqes për Kosovën, u detyrua ta lërë atë në dorë të vartësve, për shkak të Izraelit dhe krizës në Lindjen e Mesme. Kjo duhet pasur gjithnjë në mendje, kur bëjmë sikur jemi në qendër të botës dhe kur mendojmë se të gjithë e kanë mendjen tek ne. 

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • minushe: 16/10/2023 11:44

    qe kur eshte vendosur albin kurti kryeminister jane acaruar marrdheniet Kosove Serbi?? arsyen ta gjejne vete politikanet!

    Përgjigju
  • Mergimtari: 16/10/2023 08:10

    Z.Mero,krimi shteteror i Izraelit kunder popullsis civile(duke u nderpre edhe ujin si ne mesjete)eshte ndoshta me i rende se sulmi i nje organizate terroriste si Hamasi.Ne fjalen tuaj Zoti Mero ka cinizem dhe jo humanizem.

    Përgjigju
    • albi: 16/10/2023 09:58

      sa per ti dhene pak kontekst informacionit: uji nga Izraeli ne Gaza eshte rene dakord ne marreveshjen e Oslos ne vitet 90. Dhe marreveshja ka qene, ju furnizojme me uje po jo te vini te na vrisni neper shtepi. Ka 18 vjet qe Gaza qeveriset vete, dhe Hamasi nuk pati kohe as te ndertonte ujesjelles, as centrale elektrike, as rrjet spitalor te hajrit, sepse donte te blinte raketa. Dhe popullata ne Gaza, mund ta kishte ngritur zerin e te kerkonte gjerat qe i permiresojne jeten, por nuk e bene. Biles, duke gjykuar nga manifestimet e mbeshtetjes keto dite te fundit, edhe nje pjese e mire e popullates palestineze, eshte dakord me kete. Arsyet dhe pergjegjesite jane gjithmone nga te gjitha palet, por ka dallim gjigand mes paleve, kur njera pale endet fshatrave vetem me qellim per te vrare dhe perdor edhe njerezit e vet si mburoja njerezore e mish per top, dhe pales tjeter, qe e ka qe te qarte qe po e uli vigjilencen, i ndodh ajo qe ndodhi para 10 ditesh, vetem ne shkalle me te gjere....

  • Arbëri: 15/10/2023 21:48

    E ty po të kruhet shumë më Kosovën o proserb

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë