Mero Baze: Kanabis i licensuar apo legalizuar?

Mero Baze: Kanabis i licensuar apo legalizuar?

Foto ilustruese

Kryeministri Edi Rama ka provokuar një debat, i cili nuk ka lidhje me legalizimin e Kanabisit. Pohimi i tij se do të lejojmë dhe licensojmë prodhimin e kanabisit për qëllime mjekësore, është tërësisht i ndryshëm në thelb dhe në dukje nga ai proces që quhet legalizimi i kanabisit
Ajo që tha Edi Rama ka të bëjë me licensimin e disa kompanive të specializuara që prodhojnë kanabis në ferma të mbyllura dhe të certifikuara për qëllime eksporti legal për industrinë farmaceutike. Aktualisht në rajon këtë e bën prej disa vitesh Maqedonia e Veriut, madje disa nga kompanitë janë nga Shqipëria. 
Kjo nuk ka të bëjë fare me legalizimin e kanabisit. 
Legalizimi i Kanabisit, është ai që ndodh në shumë shtete të SHBA apo në Hollandë, ku konsumimi i kanabisit është dekriminalizuar dhe ai shitet në farmaci për përdoruesit. 
Ky është lejimi i përdorimit publik të kanabisit. Kjo që po propozon Edi Rama është një degë e re e ekonomisë së specializuar për prodhimin e tij dhe nuk ka asnjë lidhje me legalizimin. Në Maqedoni ku po aplikohet prej gati pes vitesh, nuk ka pasur ndonjë sukses të dukshëm. Madje disa kontraktues shqiptarë kanë dështuar në investimin e tyre për shkak të kërkesave të forta të tregut ndërkombëtar dhe dështimit në standardet e kërkuara. 
Në këtë drejtim, nuk ka vend për debate rreth legalizimit të kanabisit, pasi nuk jemi ende para një propozimi të tillë. I vetmi debat që vlen të bëhet, është nëse ekziston mundësia për një treg të sigurt para se të prodhohet nga kompanitë që duhet të investojnë miliona në këtë industri, pasi duhet ta prodhojnë në kushtet e serave të mbyllura dhe me ndriçim artificial, çka nënkupton dhe harxhim energjie. 
Debatet e provokuara me këtë rast, janë ose nga keqkuptimi, ose nga "paniku” që po u marrin punën. Debati real, ai për legalizimin e kanabisit, si produkt në tregun shqiptar dhe dekriminalizmin e tij, është debat real, dhe mbart plot rreziqe për shoqëri të vogla si e jona, dhe me një pritshmëri të lartë fitimi nga kjo industri e ndaluar. 
Shqipëria nuk është ende gati as për këtë debat dhe as për legalizimin e tij. Kjo që propozon Edi Rama, është thjesht licensim prodhimi i standardizuar, me një sistem të rrepte regjimi doganor dhe nuk ka lidhje as me legalizimin dhe as me tregun e lirë të kanabisit. Është thjeshtë një degë e ekonomisë së mallrave të akcizës, që mbikëqyret rreptësishtë nga shteti dhe nuk ka punë me qytetarët.  
Fakti që qeveria dëgjon debate për legalizimin e kanabisit dhe bën sikur e ka mendjen, duket më shumë si një fushatë tinëzare për të marrë opinionin e kundërshtarëve të legalizimit, që nuk e ka propozuar ende, ose një provokim i atyre qe e ëndërrojnë.  

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dritani: 08/04/2022 10:37

    Legalizimi me shume do prishe pune se ndreqe. Rinia do konsumoje produktet dhe nenproduktet qe jane fatale per jeten. Shofere nen efektin e kanabisit do shtojne aksidentet ne pune. Nuk rritet ekonomia me kanabis por duke zhvilluar industrite dhe bujqesine. Qeveria legalizimin duhet ta beje me referendum dhe jo me sondazhe. Me kete legalizim Sala paska qen ne rregull me Lazaratin dhe kot qe u vra polici.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki