Mero Baze: Keqpërdoruesit e Ibrahim Rugovës në Tiranë

Mero Baze: Keqpërdoruesit e Ibrahim Rugovës në Tiranë

Rruga 'Ibrahim Rugova' në Tiranë

Rruga “4 Shkurti” ka qenë emri i rrugës nga Banka e Shqipërisë që vazhdon tek Ura e Lanës e pastaj përshkruan “bllokun deri tek Garda në krah të Universitetit.  

Më 2012 Bashkia e Tiranës e drejtuar nga Lulzim Basha e zëvendësoi këtë rrugë me emrin  “Ibrahim Rugova”, ndërkohë që ekzistonte dhe një rrugë tjetër Ibrahim Rugova afër Fakultetit të Ndërtimit. Ndryshimi i emrit ishte pa diskutim një gjest politik, që përpiqej të injoronte një rrugë që kishte të bënte me viktimat e luftës duke e zëvendësuar me një figurë të shndritshme të kombit shqiptar. 
Natyrisht që rruga që zgjodhi Lulzim Basha për ti vënë emrin “Ibrahim Rugova” ishte më prestigjioze, por duke zëvendësuar rrugën “4 Shkurti”, krijoi një debat kundër Kosovës, që e toksikon mjedisin shqiptar.  

“4 Shkurti” na sjell imazhin e Xhafer Devës, një kosovari bashkëpunëtorë të nazistëve që ka kryer një masakër në Tiranë dhe tjetri imazhin e një pacifisti të palëkundur perëndimor, që arriti të tjetërsoj fatin e çështjes shqiptare për shkak të vendimit që problemin e Kosovës ta zgjidhte si problem të standardeve të Perëndimit. Xhafer Deva ka qenë pa diskutim një shqiptar që mendonte se nazizmi do zgjidhte çështjen shqiptare, por ai ishte një iluzion që ra bashkë me Gjermaninë dhe Italinë fashiste. Ibrahim Rugova është një personalitet kombëtar pikërisht pse ka pasur fuqinë të zbuloj se çështjen shqiptare do ta zgjidhte beteja kundër një regjimi fashist si ai i Serbisë duke qenë aleatë me Perëndimin dhe standardet e shoqërive perëndimore bazuar në liritë dhe të drejtat njerëzore. 

Pra “4 Shkurti” dhe “Ibrahim Rugova” nuk kanë asgjë të përbashkët përveç faktit që të dy këto emra rrugësh na sjellin imazhe të përmbysura për Kosovën në Tiranë.  

Erion Veliaj ka gjetur një zgjidhje “pragmatiste” siç e ka zakon, me shpresë se do ti kënaq të dy palët. Një të katërtën e kësaj rruge, atë nga Banka e Shqipërisë deri tek Shallvaret, rreth 100 metra , aty ku ka zanafillën masakra e 4 Shkurtit, e ka rikthyer në ”identitet”, duke e ndarë Ibrahim Rugovën nga kujtimi i Xhafer Devës me lumin e Lanës në mes. Kështu mendon se është në rregull me të dy palët, por në fakt këtu nuk ka dy palë.

Ka vetëm një palë që duan të injorohet “4 Shkurti” . 

Nuk është se ka bërë ndonjë gjest kundër Rugovës, pasi pak muaj më parë i ka dhënë pasaportën e Tiranës gjithë familjes Rugova. Por natyrisht që ata që shqetësohen pse po kthehet kujtimi i një masakre të luftës, nuk mohojnë dot autorët e masakrës e bëjnë sikur u dhimbset shkurtimi 100 metra i rrugës Irbahim Rugova. 

Në fakt debati është a duhet të ketë a jo një rrugë me emrin “4 Shkurti” në Tiranë. Nëse duhet të ketë, ajo nuk mund të jetë në ndonjë vend tjetër përveçse aty ku ka ndodhur masakra.  
Ibrahim Rugova i bën nder çdo rrugë në Tiranë, madje dhe një pjese të Bulevardit apo rrugëve më dinjitoze. Nuk kishte pse përdorej për të fshirë një histori të dhimbshme shqiptare.  
Por ai është keqpërdorur dy herë në këtë histori. Një herë kur u përdor për ta hequr fare emrin e 4 Shkurtit, dhe për ta mbuluar me shkëlqimin e tij, dhe tani që bëjnë sikur u dhimbset Ibrahim Rugova atyre që sa ishte gjallë nuk kanë folur me gojë . 

Mendoj se i vetmi gabim është që rruga “4 Shkurti” dhe “Ibrahim Rugova” janë vazhdim i njëra tjetrës. Por nuk është ratsi i vetëm.Këtu Rruga “Hasan Prishtina” kryqëzohet me Bulevardin “Ahmet Zogu” dhe Rruga “Avni Rustemi” me atë Toptani. Kjo tregon se sa pak histori dhe sa shumë qoka ka me emrat e rrugëve në Tiranë. 

Ibrahim Rugova nuk ka asnjë lidhje me historinë e nazizmit. Ai do të mbetet udhëheqësi më properëndimor i botës shqiptare, i cili në qendër të kauzës së vet vendosi liritë dhe të drejtat themelore të njeriut. Kauza e tij është kauza më antinazifashiste në botën shqiptare, pasi me atë kauzë ai mundi dhe fashizmin serb.  

“4 shkurti” na kujton një pasojë nga nazizmi qoftë ky dhe nazizmi shqiptar ndërsa Ibrahim Rugova na kujton një triumfues mbi fashizmin serb.  

Përdorja e tij si mish për top, një herë për të injoruar një pasojë të nazizmit dhe një herë për të bërë sikur i dhimbset Ibrahim Rugova është keqpërdormi i rradhës nga ata që nuk patën kurrë respekt sa ishte gjallë dhe e luftuan po aq sa Milosheviçi dhe në të njëjtën kohë me të. Ndaj ëhstë mirë të heshti sidomos urrejtësi i tij i madh Sali Berisha . 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut