Komisioni i Reformës Zgjedhore drejtuar nga bashkëkryetarët Gjiknuri- Alibeaj e mbaroi afatin e tij ligjor dhe politik, pa bërë asgjë.
Ai komision e konsumoi mandatin e vet politik, jo për të bërë diçka për reformën zgjedhore, por për të tërhequr grupin e rithemelimit në dialog dhe për t’i bërë partnerë me socialistët në një marrëveshje të re.
Përmes këtij Komisioni, PD dhe Basha nuk arritën dot të marrin konsensus për idetë e tyre për reformën zgjedhore, por ama arritën t’i hedhin poshtë gjithë akuzat për bashkëpunim me Ramën dhe PS, pasi jo vetëm që nuk u morën vesh për asgjë, por arritën që gjithë akuzat që u janë bërë atyre për bashkëpunim me Ramën, t’i transferojnë tek Rithemelimi, i cili ka gjashtë muaj që betejë të jetës nuk ka heqjen e Edi Ramës, por heqjen e Alibeajt nga Komisioni i Reformës Zgjedhore.
Pra PD dhe Basha dolën politikisht të pastruar nga ky Komision që nuk funksionoi asnjë ditë dhe provuan se më të gatshëm se ata për pazare me Ramën, janë njerëzit e Berishës.
Tani do të rifillojë një episod i ri hipokrit i gjoja reformës zgjedhore, që do të përfundojë po pa rezultat. Kur kjo e gjitha të mbarojë, e vetmja gjë e qartë që do kuptohet si sukses, do të jetë fakti që Gaz Bardhi e prishi krushqinë e “Lulzim Bashës me Taulant Ballën”, siç akuzon ai, dhe e zëvendësoi atë me krushqinë e tij me Damian Gjiknurin.
Reformë elektorale nuk do të ketë në asnjë rezultat, por të paktën do të kemi një çift të ri, pa pajë. Dhe ky është i vetmi sukses i PD së Bashës, që për rezultat të njëjtë me këta të Berishës, pra për dështim të reformës elektorale, PD hoqi njollën e bashkëpunëtorit të socialistëve, kurse këta të Berishës po e pranojnë me qejf.
Pra bisedimet për reformë prodhuan një flirt të ri politik, në vend të një ligji të ri./TEMA/
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.2%
-
Jo
30.6%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3630
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Përjashtimi i Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së, Lulzim Basha: Vendimi ishte i drejtë, do ta merrja sërish
5 Dhjetor 2024, 20:11
-
Mero Baze: Listat e mbyllura, 'qokë' që Berisha të fitojë opozitën
5 Dhjetor 2024, 07:14
-
Alibeaj në Report Tv: S’ka bashkëpunim me Berishën, PD një organizëm privat për të luftuar SPAK! Qeveria teknike? Lojë, i shiti Ramës zgjedhjet
29 Nëntor 2024, 18:47
-
Partia Popullore Europiane 'godet' Sali Berishën, nuk kërkon lirimin e tij! Rezolutë për Shqipërinë, mbështet vijimin e reformave
22 Nëntor 2024, 13:35
-
Padia e dytë në Kushtetuese për listat e mbyllura, Shabani: Rama e Berisha bashkë për të kthyer sistemin e 2008-s
16 Shtator 2024, 11:37
-
‘Zgjedhorja’/ Ku kanë ngecur palët politike? Sfidë depolitizimi i administratës zgjedhore! Financimi i partive e shitblerja e votave kërkojnë adresim
13 Gusht 2024, 22:12
-
Begaj dekreton ndryshimet në Kodin Zgjedhor: Fryt i marrëveshjes pozitë-opozitë, vota e diasporës historike! Lista e mbyllur? Nuk është tagri im
30 Korrik 2024, 14:12
-
Mero Baze: Përse Berisha dhe Rama nuk kanë të njëjtin hall me sistemin
28 Korrik 2024, 08:39
-
Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje
28 Korrik 2024, 07:55
-
Politika s’ka moral, por kjo jona s’ka edhe logjikë
27 Korrik 2024, 22:36
-
Skënder Minxhozi: Kompromisi më i çuditshëm, mbaje qeverinë, më ler shef të opozitës
27 Korrik 2024, 22:30
-
A jeni dakord me 2/3 e listës së deputetëve të hapur dhe 1/3 e mbyllur? Ja si u votua në sondazhin e Shqiptarja.com
27 Korrik 2024, 21:55