Mero Baze: Kukamshefti me mbetjet e fonderive të 'Kurum'-it

Mero Baze: Kukamshefti me mbetjet e fonderive të 'Kurum'-it

Shqipëria po përballet me një problem serioz, jo vetëm lidhur me transportin ndërkombëtar të mbetjeve të rrezikshme, I cili kërkon hetim për këtë rast, por dhe praktika të ngjashme në vite, për të kuptuar se çfarë ka bërë industria jonë me mbetje të këtij lloji. 

Pasi problem u shfaq në median ndërkombëtare, u pa qartë se të gjitha palët po përpiqen të tregojnë se janë në rregull me punët e tyre, duke lënë në fakt një shteg të hapur që 100 kontejnerë të dalin nga Shqipëria, jashtë standardeve. 

Në fakt duhet ta themi hapur se këto janë mbetjet që prodhon fonderia e Kompanisë “Kurum” në ish Metalurgjikun e Elbasanit. Dhe nuk është se ka prodhuar vetëm këtë herë, por qyshkurse është krijuar. 

Për asgjësimin e mbetjeve të rrezikshme, ekzistojnë standarde asgjësimi që janë të kushtueshme dhe për këtë arsye industria e fonderive gjuan vende të varfra për tu zhvilluar me qëllim që tu ik atyre standardeve. 

Në rastin konkret “Kurum” nxitoi ti ik përgjegjësisë duke zbuluar dhe më qartë skemën se si I shpëton këtyre mbetjeve. “Kurum” nxitoi të përgënjeshtroj Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, duke thënë se nuk ka eksportuar mbetje. 

Kjo është pjesërisht e vërtet, por është dhe më keq për “Kurum”. Ai I ka shitur mbetje një eksportuesi të lincesuar duke ja paraqitur në dokumentin e shitjes si mbetje jo e rrezikshme. Të gjithë e kuptojmë se atij që I “janë shitur” është I qartë se çfarë ka blerë. 

Akoma më keq këto mbetje “jo të rrezikshme” janë depozituar në kalatat e Portit të Durrësit në mjedis të hapur, duke rrezikuar jetë njerëzish që punojnë aty. Duke qenë stok I hapur ato nuk kanë nevojë të kalojnë në  skaner dhe kështu është krijuar shtegu se si këto dalin jashtë Shqipërisë pa shqetësuar askënd. 

Në këtë rast janë kapur dhe duhet të rikthehen këtu, bashkë me problemin se si duhet të asgjësohen ato dhe kush është përgjegjës për gjithë këtë histori. 

Është e qartë përtej çdo diskutimi që prodhuesi I këtyre mbetjeve është kompania “Kurum” dhe ajo është dhe pala e detyruar për të zbatuar protokollet e asgjësimet të tyre që natyrisht kushtojnë. 

Institucionet e tjera të shtetit shqiptar, duhet të koordinohen për ta mbikëqyrur këtë proces, I cili natyrisht do ndryshoj dukshëm eficencën e industrisë metalurgjike në Shqipëri, e cila ngjan efecente, edhe për shkak të këtyre manovrave, të cilat rrezikojnë të penalizojnë dhe shtetin shqiptar. 

Me këtë rast qetësojmë dhe Berishën që  nuk po lë gjë pa shpifur, po emrin e “Kurum”-it se zë me gojë . Me sa duket qysh kur i ka “falur” katër hidrocentralet më të mirë të Shqipërisë , ata mbi lumin  Mat” dhe ata në Bistricë, ndërkohë që ishte  duke ikur nga pushteti, nuk i bën zemra ta sulmoj edhe këtë siç shan çdo biznesmenë që nuk paguan  apo sponsorizon bizneset e djalit të tij.   

Përkundrazi bën sikur nuk e di që mbetjet janë të “Kurum”-it dhe shpreson të bëj prap lajme te rreme  si ato të vitit 2017 me kontejnerë që sipas tij “groposeshin në Pukë”. 

Hetimi I nisur nga prokuroria e Durrësit natyrisht do përcaktoj fajtorët e këtij rasti dhe ata do penalizohen sipas ligjit. Po përtej këtij rasti Shqipëria duhet të standardizoj skemën e asgjësimit të këtyre mbetjeve të cilat janë pjesë e industrisë metalurgjike në vend.  

Punë parash është. Thjesht këto para s'duhet ti paguaj si gjobë Shqipëria, por industria që i prodhon.  

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gerdeci: 21/08/2024 20:41

    Fiks fare!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter do të varroset më 9 janar 2025

Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter do të varroset më 9 janar 2025