Mero Baze: Kur është shkarkuar Belind Këlliçi?

Mero Baze: Kur është shkarkuar Belind Këlliçi?

Belind Këlliçi

Sot pash për të disatën herë radhazi Sali Berishën që drejtonte mbledhjen e atij që quhet Komisioni i Rithemelimit të PD. E dimë që është thjesht një frazë dhe jo një institucion, por kemi së paku që nga muaji Dhjetor, që dëgjojmë Sali Berishën se tani do t'ia rinis nga e para dhe do bëj një parti me rregulla dhe institucione. Dhe për këtë e nisi me Komisionin e Rithemelimit. Mblodhi 27 vet dhe në krye të tyre vendosi Belind Këllëçin. Caktoi disa hapa që do hidheshin deri tek Kuvendi që do rizgjedh kryetarin e partisë së “rithemeluar”. 

Por ka së paku një muaj që ka harruar fare që ka zgjedhur në krye të këtij Komisionit Belind Këlliçin, dhe I drejton vet mbledhjet. Edhe sot I drejtoi vet, dhe bëri përjashtime, sugjerime dhe linçime të armiqve të vet në emër të Komisionit që do ribashkojë opozitën.

Nuk kemi ndonjë kurjozitet se si di të sillet Sali Berisha në krye të një partie, qoftë dhe një partie që ka kthyer copën e kostumit nga faqja tjetër që të duket e re. Ajo që e bën qesharake gjithë këtë përpjekjen e tij për “shkruar një histori të re” është pikërisht zhdukja e Belind Këlliçit pa njoftim. 

Nuk është se ndodh për herë të parë me ata që emëron kryetar. Por së paku Eduard Selamin, nuk e zboi dot pa zhurmë. Ju desh ti nxirrte një badigard tek dera ta qëllonte. Me Tritan Shehun  më 1997 e pati më të lehtë. I dërgoi pastruesen në zyrë dhe ajo e njoftoi “të ik pak shpejt se do vij Doktori”. Dhe Tritani s’u duk më për 8 vjet, deri më 2005. 

Tani me rikthimin përmes Grupit Rithemelues ka harruar fare të njoftoj së paku që Belind Këlliçin e ka shkarkuar, ose ka dhënë dorëheqje, që njerëzit së paku të mos mendojnë se Kuvendi është bërë më 22 Mars dhe është rizgjedhur Berisha.

Sjellja e tij prej “prijësi” është një leksion për të gjithë ata “entuziastët” që deshën të na mbushnin mendjen se këtë radhë Berisha do respektojë demokracinë e brendshme dhe rregullat e vendosura bashkërisht. Në fakt të vetmin rregull që po respekton, është që të mos lëshoj karrigen e kryetarit dhe ta përdor atë për hallin e vet.

Me të njëjtën lehtësi sot u përpoq të shpallte dhe shkarkimin e Enkelejd Alibej nga kryetar i Grupit parlamentar.

Ndoshta ka harruar por e ka shkarkuar një herë më 18 Dhjetor. Por problemi që ai ka me parlamentin është se së paku deri në Shtator ai është deputet I përjashtuar nga Partia Demokratike. Kur të nis sesioni i ri i legjislaturës, PD duhet të shprehet përsëri për të, nëse do ta pranojë anëtar apo jo. PD natyrisht që nuk do ta pranojë, por nëse partia e re e “Foltores” do ta ketë kryetar grupi Berishën, mund ta deklarojnë . Deri atëherë mund të jetë bërë dhe kryetar partie  i “Foltores” dhe mund ta ketë shpëtuar Këlliçin nga sikleti që  ka harruar që e ka zgjedhur kryetar. Se dhe mosha bën të vetën.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë