Mero Baze: Lajmi i rremë që tregon aleancën mes Berishës dhe Kurtit në prag të zgjedhjeve

Mero Baze:  Lajmi i rremë që tregon aleancën mes Berishës dhe Kurtit në prag të zgjedhjeve

Sali Berisha

Është budallallëk të bësh debat me shifra të shpikura, por po e bëj gjithsesi.

Sali Berisha ka shpërndarë një poster propagandues të Albin Kurtit kundër Edi Ramës, një material i shpërndarë nga militantë të Kurtit, ku thuhet se Albin Kurti ka ndërtuar 42 kilometra rrugë me 7.9 milionë euro, ndërsa Edi Rama ka ndërtuar 43 kilometra rrugë me 400 milionë euro.

Sipas këtyre shifrave të shpërndara nga Berisha dhe të ardhura nga militantët e Kurtit, del që Albin Kurti ndërton një kilometër autostradë në Kosovë me rreth 190 mijë euro, ndërsa Edi Rama me rreth 9.3 milionë euro për kilometër.

Berisha thotë janë dhjetë herë me shtrenjtë. Po të jetë si e ka shkruar Berisha me Albinin, atëherë Rama është 48 herë më shtrenjtë, jo dhjetë here siç thote Berisha. Kurse po ta llogarisesh me koston e Rruges se Kombit qe ka bere Berisha i bie 110 here me shume.

Por Berishes nuk mund ti kërkosh të jetë korrekt me sihfrat se e lë pa punë.

Kurse, këtë koston e Albinit mund ta bëni edhe zero lekë, pasi ai nuk ka ndërtuar asnjë kilometër autostradë në Kosovë. Me 190 mijë euro për kilometër mund të ndërtosh vetëm një rrugë fshati, 3.5 metra të gjerë, pa asnjë vepër arti.

Kjo “fake news” nuk ka asnjë vlerë tjetër përveçse të tregojë aleancën mes Berishës dhe Kurtit në prag të zgjedhjeve. Mirë e kanë nisur, por mund të shpikin edhe gënjeshtra më të mëdha. Nuk është e ndaluar!

Por kur e shumëzon një gënjeshtër me 110 herë, nuk do të thotë që besohet. Thjesht duket gënjeshtër më e madhe.

 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjergj: 26/12/2024 11:38

    Mandati i parè qeverisès i Albin Kurtit. Njè popull i tèrè, i bashkuar nè mendimin unik se KY KRYEMINISTÈR DHE QEVERIA E TIJ,,,NUK VJEDH. Çfarè thonè shqiptarèt pèr Edi Ramèn dhe tè tijèt? Njè fjalè,,,,HAJDUTÈ. Fèmijèt nè kètè Kosovè tè sapo formuar, morèn njè dhuratè pèr festat e fundvitit, ashtu siç morèn pensionistèt. Nè Shqipèrinè tonè,,,,fèmija 2 vjeçar pret akoma nè shtratin e spitalit, tè mbèrrijè ilaçi pèr kimioterap,,,pensionistèt shqiptarè,,,,njè ushtri e shpartalluar qè nuk mbijeton dot me pensionet e turpit. Rrugèt dhe kostoja e tyre e ndèrtimit? Prit Ymer, ki durim. Hetimet pèr rrugèn e Arbrit, tunelin e Llogarasè apo Thumanè-Kashar,,,do na thonè mè shumè dhe me hollèsi se pse fèmijèt tanè vdesin spitaleve pèr mungesè ilaçesh dhe pensionistèt janè nè mjerim? 190 mijè euro pèr 1 metèr rrugè fshati? Pèr tè ardhur keq se deri ku shkon palaçollèku i "gazetarisè sè pavarur" tè Ymer Bazes me shokè. Bèjnè "debat" pèr shifra qè as nuk i kuptojnè dhe as duhet ti pèrdorèn sepse iu bie kokès sè tyre si njè Bumerang,,,,por kèshtu èshtè kur degjeneron gjithçka dhe çdo karrocier nga fshatrat e Tepelenès, na bèn drejtorin e statistikave pèr shpenzimet e shtetit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie