Mero Baze: LDK e re, që ka përballë Albin Kurti

Mero Baze: LDK e re, që ka përballë Albin Kurti

Zgjedhjet në Lidhjen Demokratike të Kosovës kanë krijuar një frymë shprese, se udhëheqësi i ri i kësaj partie, Lumir Abdixhiku do të mundë të ringrejë partinë më të vjetër të Kosovës, e cila ka tani liderin më të ri politik të Kosovës, në krye të saj.

Abdixhiku, një ekonomist i ri, i shkolluar në Britani të Madhe, që vjen në politikë nga bota e shkencës ekonomike, është pranuar pa kontestim nga gjithë rivalët në garë dhe me plot nervozizëm nga “Vetëvendosja”, pasi ka mandate të marrë vendime të rëndësishme për strategjinë politike të Lidhjes Demokratike.

Por vendimi i tij kryesor, është mbyllja e plagës që i ka shkaktuar Lidhjes Demokratike, përçarja para zgjedhjeve.

Nga pikëpamja politike, zgjedhja e një lideri të ri në krye të LDK, i ka fshirë të gjitha arsyet përse Vjosa Osmani dhe lista e saj, ikën nga LDK drejt Vetëvendosjes.

Konflikti i tyre me Isa Mustafën dhe drejtuesit politik të LDK-së, nuk ka më palë në LDK. Arsyet pse ata janë ndarë nga LDK, kanë vdekur.

Tani ka mbetur gjallë vetëm shpresa e tyre për të bërë karrierë si pjesë e Vetëvendosjes, dhe jo LDK-së.

Në këtë aspekt, vendimi më i vështirë i liderit të ri të LDK-së, është qasja ndaj Qeverisë “Kurti” dhe zgjedhjeve për president.

Dhe këtu ka dy rrugë.

Ose të pranojë mandatin katër vjeçar të Albin Kurtit, duke ja tërhequr më parë pjesën e LDK-së, ose të fillojë punën në ditën zero, si opozitar i pamëshirë ndaj tij, deri në fund.

Opsioni i parë mund të vendoset me zgjedhjen e presidentit. Vjosa Osmani po kërkon të bëhet presidente me votat e LDK-së në sale, për t’i shërbyer Vetëvendosjes.

Disa zëra nga LDK kanë mbështetur opsionin të qëndrojnë në sallë, duke ja bërë kuorumin Vjosa Osmanit, me arsyetimin se “ja kanë bërë dhe Thaçit” .

E vërteta është që ja kanë bërë Thaçit kuorumin, por e vërteta më e madhe është se kanë bashkëqeverisur me Thaçin.

Hashim Thaçi është kandiduar për president sipas marrëveshjes së koalicionit të dy partive më të mëdha, PDK dhe LDK, si rezultat i së cilës, lideri i LDK-së, Isa Mustafa, u bë kryeministër.

Pra kishin një marrëveshje politike me të, duke marrë PDK presidentin e LDK kryeministrin, pas situatës së ngrirë që u krijua nga zgjedhjet e vitit 2014.

Edhe në këtë rast, kuorumi duhet të ofrohet kundrejt një marrëveshje politike me listën e Vjosës. Nëse Vjosa kërkon të bëhet presidente me votat e LDK, atëhere të bëjë marrëveshje politike me LDK, ta rikthejë listën e deputetëve të saj në LDK dhe vetë të bëhet presidente.

Kështu ka kuptim, pasi i kthen LDK-së atë që i ka marrë, dhe merr prej LDK-së, atë që i duhet.

Edhe ashtu, deputetët e Vjosës do jenë pa identitet në Vetëvendosje, nëse ajo bëhet president, dhe do kthehen thjesht në shërbëtorë të Albin Kurtit.

Nëse ata pranojnë të rikthehen në LDK, meqë arsyet përse ata janë ndarë, kanë vdekur, atëhere mund të diskutohet që LDK t’i bëj kuorumin Vjosës, si kontribut i LDK-së. Por kurrsesi s’ka asnjë detyrim t’i bëj kuorum një kandidateje të Albin Kurtit.

Opsioni i dytë është që të mos hyjë fare në këto bisedime dhe t’i shpallë luftë Qeverisë “Kurti”, që në seancën e parë, përmes një llogjike konstruktive ekonomike, që Kurtit i mungon, dhe natyrisht përmes identitetit të LDK-së, e cila është partia shtetformuese e Kosovës dhe ka përballë dikë që akoma nuk ka njohur as shenjat e shtetit të Kosovës, dhe as prioritetet e aleatëve historikë të saj.

Të dyja janë opsione që e forcojnë LDK-në dhe nuk e poshtërojnë atë. Ofertat e tjera për t’u kthyer në shërbëtorë të Vetëvendosjes e çojnë drejt shkrijes LDK-në.

Askush nuk ka nevojë të votojë një patericë të Vetëvendosjes kur e ka mundësinë të votojë direkt Vetëvendosjen si opsion. Me gjithë Vjosën brenda.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lucjani: 16/03/2021 19:13

    Albin Kurti eshte nje idjot qe perseri do ti griset maska.... Me pleren Vjosa Osmani kompletohen...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale