Mero Baze: Luksi i betejës mes ekipit të të rinjve të panjohur, kundër veteranëve fatkeqësisht të njohur

Mero Baze: Luksi i betejës mes ekipit të të rinjve të panjohur, kundër veteranëve fatkeqësisht të njohur

Sali Berisha dhe Edi Rama

Edi Rama arriti ta ngjyros fort politikisht Asamblenë e Partisë Socialiste dhe të prodhoj lajme në raport me kundërshtarin dhe jo me klanet brenda Partisë Socialiste, që kishin mprehur shpatat kundër njëri tjetrit.

Duke krijuar një kontrast të thellë politik me Partinë Demokratike dhe duke i sulmuar ata tek pafuqia që kanë për të hapur garën dhe për të kaluar në skalionin e dytë figurat e forta politike, ai arriti ta kaloj topin tek pala tjetër duke zhvlerësuar diversionet dhe vemendjen që po tentohej ti kushtohej protokollit dhe ranglistës brenda socialistëve.

Edhe pse në lëvizjet brenda PS nuk kishte asgjë politike, përveç ruajtjes së ekuilibrave dhe proporcionalitetit të spostimeve në vijën e dytë të figurave me përvojë politike, ai arriti që duke mos ofruar askënd nga skalioni I parë të shkaktoj debat tek pala tjetër.

Problem i parë që i hapi opozitës është natyrisht ajo që bëri me figurat me përvojë politike brenda PS. Duke i kaluar ato tek lista e hapur, ai vuri në pozitë të mjerë Sali Berishën dhe 12 qyqarët që e ndjekin kokulur online, të cilët e vetmja gjë që kanë bërë deri tani është se si të sigurojnë 30 për qindëshin e listës së mbyllur me figura besnike që ti ketë Berisha në krah në opozitë pas vitit 2025.

Nga ana tjetër duke i krahasuar me rezultatin e vitit 1997 ku ata kanë marrë 28 deputetë, praktikisht ai ua ka vizatuar qysh tani grupin parlamentar se ata janë të gjithë brenda listave të mbyllura.

Në këtë aspekt demotivimi i listës së mbyllur të PD, me agresivitetin që do të ketë lista e hapur e PS ku janë gjithë figurat me peshë politike të këtyre 20 viteve është kontrasti i thellë dëshpërues.  

Tre politikanët më të suksesshëm elektoral, Taulant Balla Bledi Klosi dhe Damian Gjiknuri, ju besuan detyra politike brenda partisë, duke i kthyer nga “komandantë” në “komisarë”.

Është kjo arsyeja që fill pas kësaj Berisha i mblodhi 12 qyqarët online dhe po u shpjegonte se ata duhet të jenë krenar me Tritan Shehun në Gjirokastër pasi ai ka përballë Mirela Kumbaron, a thua se po u tregonte atyre ndonjë foto të Kumbaros që nuk fle e qetë si Tritani nga meraku.

Nga ana tjetër me ndryshimet e bëra në qarqet kryesore të vendit, Rama arriti të zeroj diversionet brenda PS që vijnë nga një kulturë toksike politike e asaj force politike, duke bërë një rindarje të balancuar dhe duke përforcuar Tiranën dhe me dy figura të tjera, pasi është një qark që mund të shkojë deri në 39 deputet, tre herë më shumë se mesatarja e qarqeve më të mëdha, si Fieri Vlora apo Shkodra e Korça.

Edhe pse opozita gjithë betejën e kishte përqendruar tre muajt e fundit tek Bashkia e Tiranës  me shpresë se do ta vriste Erion Veliaj dhe bashkëpunëtorët e tij me dorën e Edi Ramës, ai përveçse përforcoi Tiranën me njerëz luajalë me të, zgjeroi gjeografinë politike të drejtuesve të Bashkisë së Tiranës  duke çuar ish nënkryetarin e Bashkisë, Arbër Maznikun në një nga qarqet më të rëndësishme për socialistët që është Elbasani, nga rezultati I të cilit bëhet diferenca e fort elektorale. 

Kjo është natyrisht një shuplakë e fort për gjithë mundin e 20 demokratëve të vendosur që kanë kaluar gjithë të nxehtit e verës duke djegur goma para bashkisë, duke harruar që e kanë betejën me qeverinë, me shpresë se së paku do tu jepte në tepsi kokat e Bashkisë.

Dhe së fundmi çka është dhe më cinikja, Edi Rama u premtoi betejë demokratëve me ekipin e panjohur të të rinjve të tij, që askush nuk ua di akoma emrin dhe fytyrën të cilët do të jenë në vendet e sigurta të Partisë Socialiste, duke pasur në skalion të dytë politikanët me përvojë. 

Ne ende nuk dimë kush do të jenë ata. Demokratët jo e jo. 

Dhe deri ditën që do të shfaqen në lista, ata mund të vazhdojnë të djegin goma para Bashkisë dhe të marrin pilula optimizmi nga penxherja çdo natë. 

Por në mendjen e të gjithëve, është gërhima e Tritanit 75 vjeçar që ka siguruar mandatin dhe cinizmi i Edi Ramës që thotë do t'iu mund me disa të rinj, që akoma si kam gati emrat. 

Është natyrisht një nga eksperimentet më të rrezikshme politike, një lloj teknokratizimi i partisë, që nuk e ka luksin ta bëj gjithkush. 

As Edi Rama nuk do ta bënte sikur të mos kishte këta që ka përballë.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ethem Lalaj: 09/09/2024 11:38

    OK M.BAZE: Fitoria e PS dihet tashmë 100 %.Por: 1.A do dal nga IZOLIMI Sb nëse gjykohet për Kl.Partizani familjarisht & për afera të tjera korruptive sipa SHBA.,21 janarin,Gërdecin,Çez-Dia,etj..? 2.Nëse del Sb..a dështon përfundimisht SPAK,GJKKO(SHBA)? 3.A do e miratoi KQZ një të izoluar(dënuar në shtëpi për arsye moshe). 4.A do e mbaj deklaratën DASH(sipas Yuri Kim) se me Sb kryetar të PD do të HANI BAR.!? • Po Ambasadori RI Amerikan pse nuk po vjen..kur Sb nga 8 Ambasadot 7 prej tyre i ka përgojuar.? 5.Nëse Sb qëndron në shtëpi me Lirinë(Sllobadankën me nën Sërbe-Milica),kush do e drejtoi OPOZITËN COPË-COPË..!? 6.Me humbjen e 10 të PD a do të ket destabilizim të vëndit,Mosbindje-civile..!

    Përgjigju
  • KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 09/09/2024 11:36

    Sa tē jet gjall hajduti kriminel Sali Sheqere Bajga Lopēs partia wc pd nuk vjen kurr nē pushtet. Rroft Shqipria posht qeni bastard Sali Bajga lopēs.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë