Mero Baze: Mbi 'përmbaruesit' dhe përfituesit e betejës në PD

Mero Baze: Mbi 'përmbaruesit' dhe përfituesit e betejës në PD

Presidenti Ilir Meta

Pas dështimit të 8 Janarit, mbështetësit e Berishës, madje ata që mendonin se ai do ta merrte selinë me dhunë për 10 minuta, kanë ndryshuar tërësisht qasjen e tyre ndaj të ardhmes së Partisë Demokratike të ndarë mes Berishës dhe Bashës, dhe po flasin për një proces të ri zgjedhor, në të cilën duhet të votbesohet Basha. Mbështetës I madh I kësaj teze është dhe Ilir Meta.

Ky qëndrim I ri është një zbythje nga Kuvendi I 11 Dhjetorit dhe “referendumi I 18 Dhjetorit, ku sipas Berishës 4440 vetë shkarkuan Bashën dhe 44 mijë të tjerë e ratifikuan shkarkimin me referendum. Deri më 8 Janar, “përmbaruesit” e Berishës që shkuan me vare dhe trarë hekuri në seli, ishin “përmbarues” të vendimit të këtij Kuvendi, pra atij të 11 Dhjetorit.

Pas 8 Janarit, “përmbaruesit” u harruan në qeli dhe në skenë kanë përfituesit e 11 Dhjetorit, LSI, Ilir Meta dhe të mbeturit të zhgënjyer nga impotenca e Berishës dhe braktisja e demokratëve për të.

Këta janë gati ta harrojnë 11 Dhjeotrin, por duan zgjedhje të reja në PD. Këta në fakt u ftuan në kuvendin normal të PD më 18 Dhjetor dhe mund të shkonin aty nëse donin të votbesonin Lulzim Bashën, por atëhere ishin nën eufurinë e Berishës që po e “shkarkonte”.

Në fakt këkresa për zgjedhje të reja në PD, në këto kushte, është një mënyrë se si kriza të përsëritet dhe PD të mbahet në një krizë të përhershme, pa lejuar të funksionojë si një parti normale pas ndarjes së fundit. Berisha I cili nuk pranon dot publikisht që projekti I tij ka dështuar, tani po përpiqet që përmes LSI dhe Ilir Metës të krijojë një mekanizëm të vdekjes elektorale të PD, me qëllim që të ketë një shans të dytë për të bërë betejë me Lulzim Bashën.

Normalisht Partia Demokratike është ndarë dhe ne kemi në një anë Partinë Demokratike zyrtare të Lulzim Bashës e mbështetur nga perëndimi dhe  pastruar nga çdo I akuzuar për korrupsion masiv dhe antiamerikan dhe nga ana tjetër një pol antiperëndimor ku janë bashkuar në një, Berisha dhe Meta.

Vet Sali Berisha ka pranuar publikisht se pas zgjedhjeve të vitit 2017 I ka rekomanduar Lulzim Bashës si kryetar opozite Ilir Metën pasi sipas tij po bënte opozitë më të fort.

Koha për ta vënë në zbatim këtë plan është tani. I prekur në sedër që të mos turprohet duke formuar një parti të re, Sali Berisha po përpiqet ti çoj mbështetësit e tij tek LSI, duke vazhduar vet formalisht luftën sikur kërkon të marrë PD. Pra në vitet në vazhdim ne do të shikojmë praktikisht një PD të Berishës, që është e njehësuar me LSI e Metës dhe një Sali Berishë që bën si bishë e plagosur dhe vazhdon betejën me PD për të justifikuar ndarjen dhe betejën ndaj Bashës. Në këtë mes do të ketë gjithmonë propozime të tilla jo zyrtare prej tij, siç është ky “për zgjedhje të reja” apo për “votbesim” në PD, siç thotë Ilir Meta, I cili partinë e vet, e ka kthyer si apartament që e shkëmben me gruan çdo katër vjet, dhe ku Petrit Vasilin nuk kishin besim ta linin as adminstrator godine.

Pas dështimit të Berishës më 8 janar, tani e tutje do dëgjojmë vetëm propozime të tilla. Nga një anë Ilir Metën që do bashkohet me njerëzit e tij në një parti të vetme jo zyrtarisht, dhe nga ana tjetër propozime që të mbajnë  tensionin e ngritur ndaj  Partisë Demokratike, që të mos duken sikur janë dorzuar. Tani përmbaruesit e tij pasi të dalin nga qelitë do mendohen dy here, nëse do shkojnë në një miting të radhës, por përfituesit, pra Ilir Meta, LSI etj, do të jenë gati të shqyejnë çtë munden ndonjë cop nga PD. Iku koha e “përmbaruesve” erdhi koha e “përfituesve”.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Dita e Pavarësisë, 112-vjetori festohet edhe në Fier, qytetarët me flamuj kuq e zi bëjnë paradë në qendër të qytetit

VIDEOLAJM/ Dita e Pavarësisë, 112-vjetori festohet edhe në Fier, qytetarët me flamuj kuq e zi bëjnë paradë në qendër të qytetit