Mero Baze: Modeli Beleri, si armik i çështjes helene në Shqipëri

Mero Baze: Modeli Beleri, si armik i çështjes helene në Shqipëri

Fredi Beleri

Ka shumë debate këto ditë për Himarën, por jo në Himarë. Kryesisht në shtypin grek atë shqiptar dhe jashtë Himarës. E gjitha ka të bëj me rishfaqjen e tezave nacionaliste të kandidatit ekstremist grek të Partisë Berisha-Meta, Fredi Beleri. 

Në të vërtet nuk janë as teza, por thjeshtë gjëra që befas u kujtojnë njerëzve sikur u flet pala armike. Ana komike e çështjes është se ai përfaqëson mes të tjerash koalicionin sovranist Berisha Meta që po luftojnë kundër ndikimit perëndimor në Shqipëri, kundër ndikimit amerikan dhe të Bashkimit Evropian dhe kanë vënë në krye dikë që flet në emër të silogjeve të mykura greke që nuk kanë lidhje as me politikën zyrtare greke. 

Identiteti historik I pakicës greke në Shqipëri është bashkëjetesa pa mëdyshje me shqiptarët. Dhe kjo nuk është folklor, është histori reale.  

Me pakicën greke në Dropull në Finiq, por dhe me ata që ndjehen grek në Himarë, shqiptarët kurrë nuk I ka ndarë asgjë. Kanë pasur fate të përbashkëta, halle të përbashkëta dhe I kanë zgjidhur gjërat bashkë sa herë ka qenë nevoja për ndryshim. 

Profili I Fredi Belerit si nacionlist I vjetërsuar grek, që kërkon të fitoj në Himarë në emër të “sovranistëve” shqiptarë, me teza përçarëse, në të vërtet është profili I armikut real të çështjes greke në Shqipëri. 
Çëhstjen greke në Shqipëri,  e kanë hedhur në erë pikërisht ekstremist të tillë. Dhe e kanë hedhur ne erë duke humbur përfaqësimin politik të grekëve në Shqipëri.  

Në fillim e humbën përfaqësimin e pakicës greke në parlamentin e Shqipërisë duke u përçarë me njëri tjetrin kush ishte më nacionalist, dhe ua mori elektoratin Partia Socialiste dhe Partia Demokratike. 

Tani ky fenomen është shtrirë dhe në tre bashkitë ku pakica greke synon të fitoj. Në të tre bashkitë kandidatët që kanë shanse janë ata që janë në aleancë me Partinë Socialiste . Por edhe kandidatët kundërshtarë me shanse janë ata që kanë aleancë me opozitën Berisha Meta. Pra e kanë humbur fuqinë të kandidojnë të vetëm dhe të fitojnë të vetëm pa partitë shqiptare.  

Gara më e drejt është në Bashkinë e Finiqit, ku Romeo Cakuli kandidon nga MEGA I mbështetur nga socialistët, Leonidha Kristo kandidpn nga PBDNJ, I mbështetur nga Berisha Meta dhe Leonidha Papa kandidon nga Partia Demokratike zyrtare.  

Shanset e qarta deri tani I ka Romeo Cakuli I MEGA që mbështetet nga socialistet, pikërisht për shkak të identitetit bashkëjetues që kanë grekët e Finit dhe Vurgut në tërësi me shqiptarët. Por dhe dy kandidatët e tjerë janë në garë pikërisht pse mbështeten nga parti shqiptare. 

Në Dropull gara ngjan e mbyllur për Dhimiter Tolin, kandidatin e socialistëve, ndërsa kandidati I PBDNj I mbështetur nga Berisha Meta është me shpresën e ardhjes së emigrantëve për votime. 

Por të gjithë këta janë kandidat normal që flasin për bashkëjetesë dhe garojnë për të fituar tu hyjnë në zemër grekëve të Shqipërisë . 

I vetmi që shpreson se mund të fitoj duke u shpallur luftë shqiptarëve është Fredi Beleri në Himarë, që po e përsëris mbështetet nga “sovranistët shqiptarë” dhe nacioalistë grekë. Dhe sikur të duash ta dëmtosh më shumë çështjen greke në Shqipëri se sa ky nuk e bën dot asnjë nacionalist shqiptar.

Beleroi është produkt i martesës së sovranistëve shqiptarë me nacionalistët grek, që ka lindur me datë skadence të kaluar para se të lindte. Ai u duhet vetëm atyre që nuk duan ti lënë grekët e Shqipërisë pa përfaqësim politik, por ti komandojnë shqiptaret e partive te mëdha.  

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • GOLI: 10/05/2023 09:30

    MERO BAZE!!!-BEN SHTHURJE DHE THURJE TE LEMSHIT DUKE I BERE DHE DUKE I U PERGJIGJUR PYETJEVE QE IA BEN VETES......ME TE TILLET SI BELERAT-MEMEN SHQIPERI DUHET PASTRUAR PREJ KOPILAÇKAVE TE TILLA GREKE, DUKE I HEDHUR TEK QENT PERTEJ PREVEZES.

    Përgjigju
  • Iris: 10/05/2023 04:42

    /Armik i ceshtjes helene ne Shqiperi/??!! Z.Baze,ceshtja helene dhe qellimet e saj ne Shqiperi nuk kane ndryshuar asnjehere,vetem aktoret kane ndryshuar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë