Mero Baze: Në fakt amnistinë e dështoi Salianji

Mero Baze: Në fakt amnistinë e dështoi Salianji

Socialistët nuk arritën të bindin dot Partinë Demokratike dhe as grupimin e Berishës, të jepnin votat për projektligjin që amnistonte rreth 700  persona me dënime të lehta dhe qindra të tjerë me shërbim prove. Pas dështimit, ministri Manja tha se do të vazhdojnë të këmbëngulin të kërkojnë vota individuale në Kuvend, tek ata që ai i quajti “deputetë të përgjegjshëm”.

Në të vërtetë, më shumë se si do të miratohet ky projektligj, duhet të zbardhet e vërteta përse ai dështoi.

Partia Demokratike e dha në parim konsensusin e saj për ligjin dhe parashtroi kushtet e saj.

Pika që nuk ka rënë dakord PS, është se Partia Demokratike kërkonte amnisti për protestuesit deri në vitin 2020, pra para ndarjes. Nga kushtet që ka paraqitur Enkelejd Alibeaj, po ashtu nuk përfitonte nga amnistia Ervin Salianji, gjyqi i të cilit ka tre vite që shtyhet nën presion politik, duke rikthyer standardin e gjyqeve të 21 janarit, kur gardistët mbushnin sallën dhe gjyqtari dridhej nga frika.

Përballë kësaj situate, deputetët e Berishës ofruan një pakt në pamje të parë individual, por me mbështetje politike pas, përmes një deputeti të Devollit, i cili e çonte kufirin e protestuesve të dënuar deri në 2024, krijonte mundësi për amnistinë e Salianjit dhe u shkelte syrin socialistëve për ndonjë qokë te tyre në emër të tij.

Kaq ishte i gjithë pazari.

Ideja ishte që socialistët të miratonin në parim propozimet e Alibeajt dhe të shtonin individualisht propozimet e deputetit të Berishës, dhe në fund kur amnistia të bëhej, PD të dilte tradhtare se bashkëpunoi me Ramën, por nga ana tjetër Berisha të mbaronte hallet e veta duke i nxjerrë gështenjat me duart e PD.

Pra në qendër të këtij sherri qëndron fakti që demokratët nuk pranojnë të bëjnë amnisti për njëri- tjetrin dhe si rrjedhojë këtu dështoi dhe amnistia e përgjithshme.

Salianji, i cili nga një anë bën si parimor dhe akuzon Bashën si tradhtar, vet u përpoq të fitonte amnistinë tinëzisht me vota të Bashës, ndërsa PD edhe pse ka të drejtë parimisht të mos e votojë ligjin, që i shërben Salianjit dhe Berishës, nuk e ka dhe aq parimor qëndrimin ndaj fashës së amnistisë, se po ashtu e ka klienteliste.

Por është e qartë se PD ka të drejtë të mos e falë Salianjin derisa dhe vetë Salianji po përpiqet të sigurojë rrogën e vitit tjetër si deputet i Berishës, duke sharë PD.

Socialistët nga ana e tyre po dëshmojnë se nuk kanë negociatorë për ligje të tilla. Është papjekuri politike të shkosh drejt seancës me muhabete deputetësh batakçinj që marrin ndonjë lekë për të nxjerrë ndonjë nga burgu dhe premtojnë votën në Kuvend. Parimisht socialistët duhet të kërkojnë konsesusin politik të Partisë Demokratike, të mjaftueshme për të bërë votat dhe debati për kushtet e tyre duhet të jetë transparent.

Përderisa me Berishën kanë vendosur të mos kenë raporte bashkëpunimi, nuk kanë pse bëjnë pazare me deputetë që duan të kapin çfarë të kapin nga kjo situatë në Kuvend.

Është e qartë se amnistia dështoi për Salianjin. Dhe në fakt ja vlen të dështojë për të, pasi është shembulli më i keq, se si drejtësia në Shqipëri ka dy standarde, standardin e SPAK dhe Gjykatës Speciale nga një anë, që të futin në burg pa nisur hetimi, dhe standardin e Salianjit, që është dënuar me burg dhe kanë tre vjet që nuk bëjnë dot seancën e apelit, vetëm për shkak të presionit politik të bandës së tij.

Kështu që mos kërkoni amnisti për të burgosurit ordinerë, pa u arrit amnistia mes të burgosurve politikë të Berishës, që janë pengje të tij dhe palës tjetër. Në këtë rast, i pandehuri Salianji./Tema

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vali: 23/02/2024 11:11

    nese amnistia perdoret politikisht nuk eshte amnisti, keta bejne zullume, vjedhin popullin, djegin pronen publike, vrasin popullin dhe ne fund e dine se do vije nje dite qe do te shpetojne nga aministia.

    Përgjigju
  • Xyz: 23/02/2024 08:49

    Çfarë pret apeli për dhënje e denimit për këtë qudhacin Saliajni që bo si gangster! Turp për drejtësinë që duam.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Pasi u rrëzua nga pushteti në Siri, Assadit i ndodh e papritura! Gruaja i kërkon divorcin

Pasi u rrëzua nga pushteti në Siri, Assadit i ndodh e papritura! Gruaja i kërkon divorcin