Mero Baze: Nervozizmi i Berishës, me ata që nuk i dalin zot kundër SHBA

Mero Baze: Nervozizmi i Berishës, me ata që nuk i dalin zot kundër SHBA

Sali Berisha

Sot dëgjova Sali Berishën që sulmoi ish- të persekutuarit politik, që sipas tij, kanë protestuar kundër qeverisë së PD, dhe që “nuk lëvizin as gishtin” tani që Berishës i ndodhi ky halli me SHBA.

Është një reflektim i sinqertë i Sali Berishës.

Dyshimet e tij se të persekutuarit politik nuk e kanë dashur kurrë dhe që shumicën e tyre i ka njollosur si bashkëpunëtorë të Sigurimit, sot i dolën në sipërfaqe në mënyrë të sinqertë. Dhe çfarë është më e keqja, ai i do ata në krah kundër SHBA.

Mu kujtua një episod i tij me Spartak Ngjelën në vitin 2000. Spartak Ngjela ishte i sapo integruar në strukturat e PD, si sekretar për Marrëdhëniet me Publikun, ndërkohë që PD çdo natë me rreth 200 vetë protestonte në sheshin “Skënderbej”, “kundër guvernatorit amerikan që qeveriste Shqipërinë”. Është e njëjta histori si sot me ambasadoren Yuri Kim. Atëhere protestat zhvilloheshin kundër ambasadorit Limpreht.

Spartak Ngjela i dëgjoi i terrorizuar dhe më tha se duhet të shkonim bashkë tek Sali Berisha, ti thoshte që ky është një skandal.

Sali Berisha e priti me qetësi dhe bëri të paditurin.

Protestat i organizonte Dega e Tiranës dhe Berisha ja hodhi fajin Vili Minarollit.

-I bën ai, tha. Është shumë gabim. Do flas me të.

-Dëgjo Doktor, i tha Ngjela. Që të jemi të qartë. Unë kam bërë 15 vite burg që ky vend të qeveriset nga ambasadori amerikan dhe jo nga ambasadori sovjetik. I bën Vili, i bën ti, zgjidhe këtë punë, se do nxehen këta shokët e burgut dhe do ta këpusin gjëkundi atë Vilin dhe pastaj unë nuk të dal në protesta të bërtas” “Vili, Vili, ti je gjallë”.

U krijua një situatë e rëndë, që Berisha tentoi ta kalojë me një buzëqeshje të lehtë duke bërë gjeste me duar për të thënë “iku kjo punë tani. Nuk e bën më”.

Sot Sali Berishës i ka dalë nga shpirti kjo puna e ish- të burgosurve politikë, që nuk e mbështesin kundër SHBA. I duket çudi e madhe se si një njeri që në kohën që ata rrinin në qelitë e Spaçit, vizitonte Enver Hoxhën në shtëpi, tani duhet të ketë mbështetjen e tyre kundër SHBA.

D.m.th ai po fton ish- të persekutuarit të braktisin arsyen përse ata kanë shkuar në burg si idhtarë të Perëndimit dhe t’i bashkohen një njeriu që do të rithemelojë PD-në si parti anti-perëndimore. Dhe jam i sigurtë që në ditët në vazhdim, do të kapë ndonjë ish- të persektuar, ta nxjerrë në tribune, t’i fusë dhe ai një të sharë SHBA-së.

Ky është zhgënimi i parë i madh i Berishës. Zhgënjimi i tij i dytë do të vijë muaj më vonë, kur të mbetet i vetëm nga lëvizja e tij paralele me PD-në zyrtare, dhe kur njerëzit e manipuluar nga ai kundër Lulzim Bashës, të kuptojnë se thjesht janë përdorur në një garnizon politik anti-amerikan.

Në fund po përpiqet të nxjerrë SHBA dhe si armike të madh të kombit shqiptar, duke u hequr si viktimë e SHBA, ngaqë është patriot. D.m.th vendi që ka themeluar shtetin e ri shqiptar në 1919 dhe Kosovën më 1999, qenka armik i Shqipërisë, ndërsa Sali Berisha me grua nga Beogradi, qenka patriot, ndaj e sulmon SHBA.

Njeriu kur është në hall çfarë nuk thotë, por ky në fakt ngaqë gënjen gjithmonë, kur është në hall ndodh të jetë i sinqertë. Sot dukej qartë që ishte gati t’i rifuste në burgje ata që kanë qenë një herë në burgje për SHBA.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hasani: 02/12/2021 09:16

    Kritukuan komedine Prefekti gjoja sepse ishte veper e realizmit socialist. Por atehere ne teater luhej nga aktoret kurse sot aktoret e kesaj komedije jane Regjisor dhe aktori kryesor Sali Berisha Ne role te tjera Flamur Noka Albana Vokshi Edi Paloka Bujar Nishani Floriana Garo etj.

    Përgjigju
  • Agim: 01/12/2021 23:37

    Berisha eshte tipik shembull i idotesise. Semundje qe e kane edhe ata qe e kritikojne. Kuptohet, ne nje lufte te perditshme dhe te ethshme te te qenurit idiot te do ishem te monstres se radhes qe udheheq. Kur dikush shprehej ne komunizem se ska buke, denoncohej dhe denojej per agjitacion e proppgande se paku. Agjent ose armik imepralisto revizionist etj. Sot, nese Berisha i del kunder Sekretarit te Shtetit ose makar nje ambasadori, gazetari yne besnik i parrise Mero, i ka bere direkt akuzen per te anasjellten. Pra per agjitacion kunder SHBA. Nderkohe qe vete ato,SHBAte jo qe sduan tja dine kur vjen puna per agjitacion por perkundrazi lirine e shprehjes e kane parim themelor. Dhe amerika te mos kete merak se e mbron Mero me bicak. Kulmi injorances.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Pulja/ Nervozizmi tradhton korrierin shqiptar, i sekuestrohen 17 kg kokainë në makinë! Pakot me figurë demi, vlera 2 mln euro, pranga 50-vjeçarit

Pulja/ Nervozizmi tradhton korrierin shqiptar, i sekuestrohen 17 kg kokainë në makinë! Pakot me figurë demi, vlera 2 mln euro, pranga 50-vjeçarit