Mero Baze: Një fitore e Berishës dhe humbje e PD

Mero Baze: Një fitore e Berishës dhe humbje e PD

Basha, Berisha dhe vula e PD-së

Një trup gjykuese e Apelit në Tiranë I njohu kuvendit të Berishës, organizuar paralel me Kuvendin zyrtar të PD-së, legjitimitetin e trashëgimisë së Partisë Demokratike. Vendimi I cili pasoi një stërzgjatje të pështirë të drejtësisë shqiptare për të vendosur se kujt duhet t'ia jepnin vulën dhe jo kujt I takonte, është një skaner I gjallë se si funksion kurba e presioneve politike mbi drejtësinë. 

Ka së paku 4 vendime kundërshtuese ndaj njëri tjetrit në këtë proces, që reflektojnë më shumë hallet e gjyqtarëve me aktorët politik dhe vetingun se sa dhënien e drejtësisë.  

Në fillim vula ju dha Bashës, pastaj doli një kamikaze I Berishës ja dha atij, pastaj kur Berisha filloi të rrudhej në opinion publik morën një vendim të ndërmjetëm që ishte në favor të Bashës dhe tani kur duhet ët shpreheshin në themel ja kaluan trashëgiminë Berishës, pasi janë siguruar se e kanë kaluar vetingun dhe mbi të gjitha kur shikojnë se çfarë heqin koleget e tyre që kanë punë me Berishën nga dhuna e tij publike. 

Të gjithë gjyqtarët që kanë punë me Berishën janë të anatemuar, të paragjykuar, të sulmuar dhe poshtëruar edhe familjarisht nëse nuk kanë një marrëveshje me Berishën për vendimin. 

Vetëm në dy raste Berisha nuk ka folur paraprakisht. Në rastin e gjyqtarit që e ka pasur shofer në PD dhe I ktheu vulën dhe në këtë rast. Madje në këtë rast heshtja e tij ishte aq ulëritëse, sa dukej haptazi që gjyqtaret ishin në marrëveshje me të. 

Shikoni çi bën Berisha Irena Gjokës apo gjyqtarëve të tjerë me të cilët nuk është në marrëveshje dhe shikoni heshtjen sublime të tij për një trup gjykuese që dhe  mund të mos e kishte nën kontroll. Madje shikoni ci ka bërë dhe vet një prej gjyqtareve të trupit të sotëm gjykues, sapo ka kaluar vetingun. Por para këtij gjyqi nuk foli asnjë fjalë. Duke se presioni I mëparshëm qe konvertua në pazar dhe ia ja doli.

Siç po ndodh rëndom me gjithë gjyqtarët që e kalojne vetingun dhe kthehen ne identitet. 

Kaq sa për standardin e drejtësisë në këtë rast. 

Sa i përket “fitores” politike, kemi dy zhvillime. Berisha ka fituar, por PD ka humbur.  
Berisha ka fituar pasi ka mundësi ta rris tufën e deleve rreth vetes, por PD është konsoliduar si parti e “non grata”-s, I cili ka përcaktuar qysh tani dhe pasardhësen po ashtu “non grata”.  

Ky vendim politikisht e varros Partinë Demokratike, pasi e hedh atë në koshin e plehrave të historisë si një parti private e një njeriu . 

Duke I bashkuar të gjithë nën rrënojat e shtëpisë së prishur të Sali Berishës, demokratët janë tani më të dobët se kurrë, pasi kanë humbur dhe të drejtën të ndryshojnë apo ndërrojnë Sali Berishën, Argitën apo Shkëlzenin. Ata tani vlejnë vetëm si shifra për Sali Berishën që të mbrohet në opozitë dhe për Edi Ramën që të pleqëroj në pushtet. 

Sa për Lulzim Bashën, mendoj se heqja e vulës juridikisht është një padrejtësi e qartë dhe një vendim që reflekton pazaret dhe jo drejtësinë, por politikisht është një shpëtim dhe shans i ri për të.  

Nëse ai ka ndërmend të mbetet në politikë, thjeshtë duhet të regjistrojë partinë e tij dhe të bëhet strumbullar I bashkimit të opozitës së pakapur nga Sali Berisha dhe bashkë me të tjerët të bëhen faktorë përcaktues për zgjedhjet e ardhshme.  

Vula do ta bënte atë më të dobët politikisht por më komod për fushatë elektorale. Heqja padrejtësisht e vulës e viktimizon atë , hedh poshtë gjithë gënjeshtrat e Sali Berishës për bashkëpunim të tij me Edi Ramën, të cilat tani duhet ti mbaj ai në kurriz dhe I krijon një mundësi të re për një betejë të tij në politiken shqiptare.  

Tërheqja e mundshme apo bashkimi me Berishën, e zhdukin atë nga historia e politikës. Padrejtësia juridike I ka dhënë atij një shans të ri politik, të cilin nuk duhet ta humbas. 

Nën rrënojat e shtëpisë së berishëve, PD nuk ka për ta ngritur kurrë kokën, por thjeshtë do jetë një varrezë e Vulës dhe Logos. Çdo gjë e re në opozitën shqiptare do të lind jashtë atyre rrënojave./ Tema

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • iliri: 12/06/2024 02:38

    KE TE DREJTE MERO,,,NE RRENOJAT E PALLATIT TE BERISHES,,,,NUK LIND ME ASGJE..../// DO MBETEN ATY CA PLEQ PA DHEMBE...QE DO BERTASIN ME 2 GISHTA....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni urdhrin për heqjen e pushimeve verore për policët?



×

Lajmi i fundit

Luiziana, debate mbi ligjin që detyron shkollat publike të shfaqin “dhjetë urdhërimet” e Biblës

Luiziana, debate mbi ligjin që detyron shkollat publike të shfaqin “dhjetë urdhërimet” e Biblës