Mero Baze: Një zyrë postare, në vend të Gjykatës Kushtetuese

Mero Baze: Një zyrë postare, në vend të Gjykatës Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, ka krijuar profilin e një gjykate të paaftë dhe nën presion politikë nga presidenti, duke shmangur dhënien e një vendimi për zgjedhjet e 30 qershorit dhe duke kërkuar për këtë rekomandime nga Komisioni i Venecias.

30 qershori ka shkuar një herë në Komisionin e Venecias dhe është gjykuar prej Venecias në kushtet e mungesës së Gjykatës Kushtetuese.

Në arsyetimet e Komisionit të Venecias rreth shkeljeve të presidentit gjatë komisionit të parë, të ngritur për shkarkimin e tij, i gjithë arsyetimi i Komisionit të Venecias mbështetej mbi faktin që Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën për 30 qershorin, por fakti që nuk u përfill, pra fakti që Parlamenti dhe Qeveria e injoruan ç’dekretimin e zgjedhjeve, nuk krijoi pasojë, dhe për arsye nuk është një shkelje aq e madhe kushtetuese nga Meta sa të shkarkohet.

Pra thelbi i qëndrimit të Komisionit të Venecias për 30 qershorin, është që ç’dekretimi i tij është antikushtetues.

Komisioni i Venecias e ka parë ç’dekretimin e 30 qershorit si një prishje të ofertës së partive politike për qytetarët, e ka parë si një datë besimi të qytetarëve shqiptarë për të votuar, e ka parë dhe si një kufi legjitimiteti pushteti për të zgjedhurit në detyrë dhe mbi të gjitha, përpjekjen për shtyrje e ka parë si përpjekje për të bllokuar rendin kushtetues në vend.

Ashtu siç e ka thënë qartë opinioni i “Venecias”: “Bojkoti elektoral nga partitë politike, edhe nëse ato përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të elektoratit, nuk mund të ndalojë mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta.

Ndryshe, këto parti do të mund të marrin kurajë për të penguar çdo zgjedhje. Rrjedhimisht, Presidenti ka tejkaluar kompetencat e dhëna me Kushtetutë, së pari duke anuluar dhe më pas duke shtyrë zgjedhjet lokale”.

Zgjedhjet e 30 qershorit kësisoj nuk mund të jenë më, as objekt bisedash në tryeza partiake, dhe as ofertë për kompensim politik për opozitën, dhe as ndonjë çështje e paqartë për Gjykatën Kushtetuese.

E vetmja gjë e paqartë për Gjykatën Kushtetuese është nëse e ka marrë këtë vendim nën presion të Ilir Metës, apo në kushtet e paaftësisë profesionale dhe mungesës së personalitetit si gjyqtarë.

Për hir të së vërtetës, profili i disa prej tyre është nën mesatar dhe kanë përfunduar aty nga pazare të nëntokës politike për të mbrojtur interesat politike. Dhe qëllimisht janë zgjedhur injorantë.

Por vendimi në grup për t’ia çuar Komisionit të Venecias tregon se ata nuk kanë as guximin dhe as kapacitetin e duhur të lexojnë një vendim të Komisionit të Venecias, që e ka trajtuar ç’dekretimin e 30 qershorit si shkelje kushtetuese, por ka kërkuar të falet presidenti për këtë, meqë nuk ia kemi respektuar vendimin.

“Marrë së bashku, të gjithë këta elementë udhëheqin në përfundimin se, presidenti i tejkaloi kompetencat kushtetuese duke anuluar dhe shtyrë zgjedhjet lokale përtej mandatit elektoral të autoriteteve lokale pa një bazë specifike ligjore.

Sidoqoftë, elementët e cituar më sipër mund të çojnë në përfundimin se këto akte mund të mos kenë qenë të një natyre serioze, aq sa për të mandatuar gjykimin e presidentit”.

Vendim më të qartë Komisioni i Venecias nuk ka marrë kurrë. Nëse ata nuk dinë ta lexojnë atë, janë injorantë. Nëse dinë dhe kanë frikë nga Ilir Meta, janë pa personalitet.

Tani nëse çdo vendim i Gjykatës Kushtetuese do të shkojë në Venecia, ne nuk paskemi krijuar Gjykatë Kushtetuese, por zyrë postare të Gjykatës Kushtetuese. Probemi është se i paguajmë si gjykatës.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cubi: 24/06/2021 19:10

    Albania hesapi. Shkurt nuk behemi. Jan shpresa te kota. Sa te jet kasta 30vjecare politike drejtesia nuk do behet. Keqardhje per BE dhe SHBA per ndihmem qe po na japin.

    Përgjigju
  • so fair, so good: 24/06/2021 19:09

    Komisionin e Venecias kush e paguan dhe sa kushton, sa here qe i drejtohe(n)mi?

    Përgjigju
  • F-35: 24/06/2021 18:57

    GJK me kete perberje eshte gjykate e Likes e Alibeajt. Kush ka dyshime per kete, xhiron kot! Per fat te keq, eshte produkti me problematik qe ka prodhuar reforma ne drejtesi. S'kemi pare gje akoma nga maskarada qe pritet nga kjo gjykate!

    Përgjigju
  • Tasi: 24/06/2021 18:31

    Sa bukur e ka thene nga fundi: Perse i paguajme per gjykates kushtetues kur ato vete kerkojne mendim diku tjeter??? Ndoshta per te njejten arsye qe paguajme 139 deputete medioker kur dihet qe asgje nuk inicohet apo miratohet pa ikzane e Atij. Apo ministrat, apo prokuroret, policia e kreret lokale, apo gazetaret.

    Përgjigju
  • O tej: 24/06/2021 18:22

    Keshtu i bie te kemi gjykate leshi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

E përditshmja britanike 'Express': Shqipëria ndër vendet më të mira për të shkuar me pushime në 2025

E përditshmja britanike 'Express': Shqipëria ndër vendet më të mira për të shkuar me pushime në 2025