Mero Baze: Opozita me sytë nga brenda PS-së

Mero Baze: Opozita me sytë nga brenda PS-së

Lulzim Basha dhe Edrion Veliaj

Ka disa javë që thuajse gjithë media e opozitës, por dhe vetë PD, po investohet të krijojë idenë se Erion Veliaj po grumbullon pushtet, po influencon Qeverinë, po krijon lidhje me drejtësinë, dhe histori të tjera.

Është kaq i përqendruar ky aksion politik, sa duket se tani, jo vetëm shtypi që është afër Edi Ramës, por dhe shtypi i opozitës, biles dhe vetë politikanë të opozitës, janë duke i qarë hallin Edi Ramës për rreziqet që i kanosen nga brenda.

Natyrisht nuk përjashtohet mundësia që këto histori ushqehen dhe nga grupe brenda PS, por kjo është edhe më keq për opozitën. Në kulmin e një vere të nxehtë dhe pa shpresa për opozitën, të krijosh idenë se shpresa e vetme tani është të futësh “përçarjen” brenda partisë në pushtet, është të dorëzosh pushtetin e opozitës, dhe aq pak sa ke, në duart e Edi Ramës.

Dhe duket që kjo prirje është instinktive, pasi opozita i bie çdo karemi të sherreve brenda PS, me shpresë se do të kapë ndonjë gjë. Po kaq të gëzuar janë që Petro Koçi ka denoncuar Bashkinë e Fierit për lidhje mafioze. Akoma më të gëzuar që një drejtor Hipoteke në Fier i është kthyer duke e sulmuar.

Kjo është një pikë e rrezikshme për opozitën, që në fakt dëshmon dorëzimin e saj. E pashpresë për të ndryshuar dhe për të diktuar debatin politik, opozita po kthehet në spektatore dhe nxitëse e spektakleve false brenda shumicës në pushtet.

Nëse deri më sot, Basha i ka gënjyer militantët me djegie mandatesh, bojkot zgjedhjesh, pastaj me zgjedhje të parakohshme e fitore zgjedhjesh, tani po i gënjen duke u thënë “mos u mërzisni se do të zihet Erjoni me Edin, Petrua me Armandon, Taulanti me Damjanin, Elisa me Oltën, Braçja me Peleshin…dhe kështu do të vijmë në pushtet”.

Duke u kthyer në spektatorë të zhvillimeve brenda PS, shumica e të cilave janë fryt i fantazisë së tyre, opozitarët po i japin Edi Ramës jo vetëm gjithë timonin dhe tepsinë, por dhe pjatën e tyre, duke i qarë tashmë hallin se po i zihen ata nën vete dhe do t’i prishin punë.

Me thënë të drejtën kaq shumë, as socialistët nuk e duan dhe nuk kujdesen për të, sa po kujdeset PD, t’i zbulojë kë ka armik, kush ia do të mirën, kush të keqen dhe kush e do me zemër. Kjo e fundit duket sikur i shkon shumë Lulit në këtë rast.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ali baba me 40 hajdutet: 23/07/2021 07:31

    NATYRISHT QE KETO JANE ENDERRAT QE MERO I SHEH NE GJUME DHE I TREGON SI NGJRJE REALE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zbulohet trajtimi i parë i astmës pas 50 vitesh kërkime

Zbulohet trajtimi i parë i astmës pas 50 vitesh kërkime