Mero Baze: 'Pasqyra' që ia djeg Berishës çdo ide kundër SHBA

Mero Baze: 'Pasqyra' që ia djeg Berishës çdo ide kundër SHBA

Ish-kryeministri Sali Berisha

Në mesin e viteve ‘90, Azem Hajdari ishte në stres për të shpikur çdo muaj nga një aksion kundër Sali Berishës. Një herë u përpoq të përdorte gazetën “Koha Jonë”, herën tjetër ish- pronarët, një herë tjetër të persekutuarit, në fund sindikatat... derisa e përjashtuan nga PD.

Spartak Ngjela, që në fakt e frymëzonte për shumicën e këtyre aksioneve, sa herë që dështonte, i thoshte me humor.

-Drejtoi “Pasqyrën” Marshalli, na e dogji anijen.

Ishte fjala për pasqyrën e famshme të Arkimedit për të djegur anijet armike në Sirakuzë ne betejat mes grekëve dhe romakëve për qytetin e Sirakuzës.

Pak a shumë kjo po i ndodh tani Sali Berishës me SHBA. Atë pushtet që ai kishte në atë kohë kundër Azemit ne Shqipëri, SHBA e ka kundër tij ne gjithë boten.

Për të tërhequr vëmendjen e SHBA, për të krijuar një mundësi që dikush ta përfilli qoftë dhe duke e thirrur në telefon, ai po bën sikur po shpik ndonjë politikë të re të jashtme të Shqipërisë. Të fundit që shpiku sot ishte thirrja që “t’i bashkohemi Bruskelit duke braktisur Beogradin.” 

Në fakt, kuptimi i vërtetë shprehjes është si t’i shkëputemi SHBA, por atë nuk e thotë dot. Dhe për këtë, çdo ditë mendon se si të ngrejë ndonjë kurth të vogël që të ketë mundësi të thotë “ja këta nuk janë me Brukselin, janë me Beogradin”. 

Kështu bëri me përpjekjen për “rezolutë” për Srebenicën, me përsëritje të rezolutave për Kosovën në Parlament, duke shtuar një term juridikisht të përkufizuar nga e drejta ndërkombëtare që është “genocidi”, apo me betejën kundër “Ballkanit të Hapur”.

Por siç i ndodhte të ndjerit Azem që sa herë shpikte diçka për t’i tërhequr vëmendjen Berishës, ky i drejtonte pasqyrën dhe ja digjte anijen, ashtu dhe SHBA, sa herë ky përpiqet te bëhet interesant duke shpikur një politikë të re të Shqipërisë, ja djeg letrat duke mbështetur politikën e jashtme të Shqipërisë.

Në ditën që Berisha bënte thirrje të shkëputemi nga Beogradi, gjenerali më i rëndësishëm amerikan në NATO i premtonte Shqipërisë bazën e dytë ushtarake detare në Pashaliman.

Sapo ky e shpalli “Ballkanin e Hapur” projekt të Serbisë, ambasadori amerikan në Kosovë e vlerësoi si projekt të së ardhmes, që ka vlerë të mbështetet nga gjithë vendet e rajonit.

Sa herë ky bën sikur është me Brukselin kundër Beogradit, Brukseli konfirmon mbështetjen e fortë të Shqipërisë dhe kërkon hapjen e negociatave.

Arsyeja është se aleatët që kërkon Sali Berisha kundër Shqipërisë, janë ata që janë kundër Perëndimit dhe në krye të tyre në fakt është Beogradi dhe Rusia. Ndaj dhe përpjekjet e tij janë qesharake, pasi bën sikur lufton atë që në fakt kërkon të jetë me të.

Kjo është arsyeja që nuk po ja del dot të gjejë qoftë dhe një aleat që t’i mbështesë idetë e tij të “reja” për politikë të jashtme të Shqipërisë që janë kundër Perëndimit. Deri tek Tritan Shehu ka sukses. Por dhe ai ngaqë s’ka ndonjë ofertë tjetër.

SI.E./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Valjmedet: 28/05/2022 23:22

    Vetem se pasqyra ka vetine te ekspozoje fytyren e vertete pa larshmerine e maskave. Dhe si "djegia" nga lajmi i bazave detare te Nato apo "integrimi" jane maska qe sado te mbuloni fytyren me keq u shemtojne sa kohe qe si e para dhe e dyta kane vulen e Berishes.

    Përgjigju
    • Arben: 29/05/2022 10:25

      Integrimi dhe NATO janë fytyra e Berishës gjer kur SHBA zbuloi interesat e fshehta, korruptive për familjen, dhe në dem te demokracisë së brishtë Shqiptare. Sot e dimë të gjithë atë që ka bërë për Shqipërinë, dhe atë që ka bërë për interesa të familjes dhe ortakëve të tij politike. Pra kjo është fytyra e vërtetë e Berishës dije, sot, dhe, edhe pas largimit fizik të tij nga kjo jetë.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Francë/ Makinisti hidhet nga treni me shpejtësi të lartë! Bllokohen mijëra udhëtarë

Francë/ Makinisti hidhet nga treni me shpejtësi të lartë! Bllokohen mijëra udhëtarë