Mero Baze: PD duhet ta trajtojë 'berishizmin', si PS 'enveristët' e vitit ‘91

Mero Baze: PD duhet ta trajtojë 'berishizmin', si PS 'enveristët' e vitit ‘91

Sali Berisha

Pas dështimit të 8 janarit, Sali Berisha ka vendosur të nisë turin e dytë të Foltores, e cila synon të “pushtojë” selitë në rrethe, ngaqë dështoi të marrë selinë qendrore.

Duke përsëritur turin e tij nëpër Shqipëri, Berisha po përsërit njëkohësisht dhe gënjeshtrat e turit të parë, të përforcuara me gënjeshtra të reja, kryesisht akuza për korrupsion për Lulzim Bashën. Dhe në këtë pikë nuk i mungon imagjinata.

Por objektivi i tj kryesor mbetet pushtimi i degëve në bazë.

Për këtë ai do të përpiqet të përsërisë 8 janarin në çdo degë ku do të shkojë Lulzim Basha për takime dhe do të provokojë dhunë për të çuar deri në fund ndarjen e Partisë Demokratike.

Nga pikëpamja politike kjo nuk është një gjë që  e dëmton Lulzim Bashën, përveçse qartëson mirë ndarjen e PD nga berishizmi.

E di që ka shumë njerëz të gatshëm të japin këshilla në këto raste, por për mua trajtimi i berishizmit dhe ndarja me të, duhet të jetë i pamëshirshëm.

Berishistët janë militantë të PD dhe mbështetës historikë të saj, dhe PD duhet të adaptojë ndaj tyre sjelljen që socialistët patën me enveristët më 1991.

Të gjithë i mbajmë mend hordhitë e enveristëve më 1991, tubimet e tyre qytet më qytet me bustin e Enverit në krah dhe agresivitetin e tyre ndaj ndryshimit dhe brenda Partisë Socialiste.

Por socialistët liberalë që morën drejtimin e Partisë Socialiste me Fatos Nanon, nuk u tunduan prej tyre, por i detyruan ata të mbështesnin Partinë Socialiste, ose të iknin.

Për vite me radhë, falë dhe brutalitetit të pushtetit të Berishës, enveristët qëndruan si një ishull brenda PS. Më të flaktit prej tyre ikën fare dhe tentuan të rindërtojnë parti të vjetra komuniste. Të tjerët ndenjën brenda PS dhe pranuan me shpirt në dhembë ndryshimin.

Edhe sot brenda Partisë Socialiste ata janë një kontigjent i pandryshuar, por të bindur nga instikti i pushtetit që u siguroi forcat e ndryshimit.

E njëjta sjellje duhet dhe brenda PD. Pavarësisht dhunës së Sali Berishës dhe agresivitetit të tij, “berishistët” janë enveristët e vitit 2021. 30 vjet pas shoqatave të “Vullnetarëve të Enverit”, ata janë sot skalioni i radhës regresiv i Shqipërisë ndaj të cilëve ka vetëm një recetë, ose të pranojnë ndryshimin, ose të dalin në pakicë.

I vetmi në atë turmë që nuk është berishist, është Sali Berisha. Ai është një manipulator i lig, që po përpiqet të përdorë kontigjentin e indoktrinuar prej tij, për hallet e veta, të djalit, të vajzës dhe gruas së tij.

Ai ka problem çdo bëhet me milionat e familjes dhe të ardhmen e brezit të shtatë të familjes, të cilëve u ka siguruar paratë. Ai më pak se të gjithë beson tek berishizmi që besojnë militantët e tij.

Ai e di më mirë se kushdo tjetër çfarë janë sanksionet që i ka vendosur SHBA dhe çdo bëhet me të në të ardhmen. Por deri atëhere shpreson të shtyjë kohën me “enveristët e tij që i shkojnë pas.

Tani meqë dështoi më 8 janar, po përpiqet t’i mbajë gjallë shpresat e tyre, duke shpresuar se do të dëmtojë PD në zgjedhjet e pjesshme lokale e më tej do të shkatërrojë fitoren e PD, në zgjedhjet e radhës, nëse ja mbërrin t’i mbajë nga pas ata pak trushpëlarë që i kanë mbetur.

Por sado të rezistojë me një grusht njerëzish, ashtu si u katandis më 8 janar, trajtimi i tyre ka vetëm një metodë, atë të zgjedhjes mes integrimit në PD, ose në rrugë.

Socialistët arritën t’i integrojnë pak nga pak në PS edhe pse kurrë nuk i bënë dot socialistë, por arritën t’i bëjnë votues të PS. Edhe PD duhet ta provojë, por jo duke u hapur rrugë, por duke u treguar rrugën.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Gjyqi për Vangjush Dakon, ish-kryebashkiaku mungon në seancë! Akuzohet për dy raste shpërdorimi detyre, ja çfarë kërkoi avokati

Gjyqi për Vangjush Dakon, ish-kryebashkiaku mungon në seancë! Akuzohet për dy raste shpërdorimi detyre, ja çfarë kërkoi avokati