Mero Baze: Për ata që duan të 'ripajtojnë' berishizmin me PD

Mero Baze: Për ata që duan të 'ripajtojnë' berishizmin me PD

Ish-kryeministri Sali Berisha

Dërmimi i Sali Berishës më 8 Janar nuk qëndron tek fakti që nuk mori dot godinën. Atë dhe mund ta merrte se çështje logjistike ishte. Problemi i tij i madh ishte se para godinës ai ishte i braktisur dhe me një çetë mercenarësh, që duket se i kishte marrë të gjithë me pagesë.

Kjo u kuptua nga shpejtësia me të cilën ja mbathën sapo panë policinë, dhe vrapi me të cilën zbritën shkallën, sapo u shafqën 4 shoqërues të Bashës me shkopinjë në ballkonin ku ishin ngjitur. Dukej që nuk ishin rraca e militantëve të PD që ndonjëherë futen dhe në mes të plumbave si idiot. Ishin thjesht njerëz që kishin marr lekët dhe donin të dukeshin sikur bënin punën dhe i meritonin lekët.

Mbi të gjitha ishin shumë pak, më pak se 1 mijë vet, aq sa i mblidhte Shaban Memia me një fërshëllimë më 1997. Pra Sali Berisha nuk u mund gjatë betejes as pas betejës. Ai u mund para betejes. Ai nuk mblodhi dot njerëz që të provonte mbështetjen e tij. Të vetmen gjë që provoi ai, ishte se është një pakicë e izoluar brenda opozitës.

Tani që e provoi këtë gjë, tani që u pa që ai nuk ka njerëz dhe as mbështetës, përveç atyre që ka paguar i biri në shtyp dhe vazhdojnë e qajnë për Berishën, pjesa tjetër e PD ka neveri për atë që bëri. Madje dhe ata që nuk duan Lulzim Bashën. Në këto kushte Berisha po nxit debatin për gjetjen e gjuhës së përbashkët me Bashën, që “të ikin të dy” dhe pastaj Berisha të zgjedhi të tretin.

Kjo është gjëja më e rënd që mund ti bësh opozitës në këto momente. Historia e re e opozitës është se ajo do startoj si një opozitë e distancuar nga berishizmi. Ajo provoi se berishizmi u nda me dhunë dhe fizikisht nga PD. Ajo provoi se berishizmi ishte gati të ndahej me gjak. Tani që berishizmi u izolua dhe u turpërua para shqiptarëve, kërkon sërisht të bëj një cop vend brenda opozitës, që të rikthehet përsëri.

I vetmis shans I opozitës është që berishizmi u vetpenalizua pas penalizimit që i bëri SHBA dhe u nda nga opozita. E ardhmja e PD është distanca nga berishizmi dhe jo bashkëjetesa me të. Të këshillosh opozitën që të bashkëjetojë me berishizmin, është sikur të këshillosh një pacient të sapo shëruar, të infektohet përsëri me covid se i bën mirë e mban në form. E ardhmja e opozitës është bashkimi në PD pa Berishën dhe berishizmin si fenomen.

Procesi I deberishizimit të PD, duhet ti ngaj procesit të denazifikimit të Gjermanisë, dhe duhet të ngulitet në kulturën politike të asaj partie si një turp politik. Berishizmi është shkolla politike që ka shkatërruar jo vetëm PD, por dhe Shqipërinë këto tridhjet vite. Është shkolla që ka futur kulturën e konfliktit fizik, dhunën mbi kundërshtarët, përdhunimin e rivalëve fizikisht, sharje me libër shtëpie, sulme familjare dhe persekutim të rrethit familjar nëse je kundërshtar i tyre në pushtet dhe gjithë veset e komunizmit të shumëfishuara në emër të lirisë në pluralizëm. Është kjo arsyeja që PD ka namin e një partie rurale, të pagdhendurish, dhe njerëzish të dhunshëm. Ka shumë njerëz që e kanë lëshuar atë parti vetëm për këtë shkak.

E ardhmja e bashkimit dhe rritjes së PD, është vetëm PD pa berishizmin. Beteja duhet të bëhet në PD pa Berishën. Pa Berishën nuk ka më alibi për garën me Luzlim Bashën. Të gjithë biem dakord se Basha i ka anashkaluar rregullat e garave në PD, pasi në Kuvend hynte Sali Berisha e përqafonte dhe pastaj mbaronte kuvendi.

AI nuk hynë më në atë sallë. Nuk hyri dot më, as me vare e sopata. PD do rritet dhe do bëj gara reale, pikërisht pse nuk është ai. Një PD ku garën e komandon Sali Berisha është sërish parti e Berishës dhe pa qenë ai kryetar. Formalisht as nga 2013 nuk ka qenë kryetar, por garën nuk e lejoi kurrë.

Ndaj cdo zë që bën thirrje për ti bërë një vend berishizmit të flakur nga PD, sërish brenda PD në emër të “unitetit”, në fakt është duke bërë thirrje që të rikthej Berishën e mundur pa sopata e vare, ngaqë nuk ja doli dot me dhunë. Për ata që duan të “ripajtojnë” berishizmin me PD

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • GJINO CAJUPI: 10/01/2022 19:38

    E kam thene ,po e perseris.Ka qene plan per nisjen e nje grushti shteti tipi 14 shtator.Gjoja perleshja,shkaterrim te nderteses qe nuk i ben dem askujt prej tyre,nje viktima,thirrje per Bashkim dhe marshim kunder Edi Rames qe urdheron policine te vrase,goditje kunder kryeministrise diktature.Deshtuan nga kujdes dhe maturia e policise ne nderhyrje.Meqe deshtuan tani shtrohet idea e bashkimit per ti shpetuar gjykimit.Kjo tregon se reformim demokratik te vertete te PD nuk do te kete.Shtypi,sidomos shqiptarja.com dhe tema duhet te investigojne ne kete drejtim.Mos e konsideroni humbje kohe.Jeni te vetme qe mund ta beni.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Dita e Pavarësisë, 112-vjetori festohet edhe në Fier, qytetarët me flamuj kuq e zi bëjnë paradë në qendër të qytetit

VIDEOLAJM/ Dita e Pavarësisë, 112-vjetori festohet edhe në Fier, qytetarët me flamuj kuq e zi bëjnë paradë në qendër të qytetit