Mero Baze: Për Hitlerin tonë!

Mero Baze: Për Hitlerin tonë!

Sali Berisha paska gjetur si argument kundër Lulzim Bashës faktin që unë dhe disa kolegë të mi, mes të tjerëve dhe “Baton Stanishiqi”, sipas tij, kemi dalë në mbrojtje të Bashës. Këtë e quan si arsye të mjaftueshme pse demokratët duhet të bëhen me Sali Berishën dhe jo Lulzim Bashën.

Në fakt, ky është një debat që është pëshpëritur herë pas here dhe nga gazetarë të familjes Berisha, të financuar nga paratë që ai u ka vjedhur shqiptarëve këto 30 vjet.

Dhe dua që kjo të jetë një përgjigje edhe për ata.

Kur unë e kam nisur betejën me Sali Berishën, kam qenë thuajse vetëm. Dhe kjo vetmi ka vazhduar disa vite. Isha vetëm dhe në medie, pasi Berisha bllokoi dhe mediat e mëdha të rimerrnin temat e betejës kundër tij, sidomos kur shfaqej djali, vajza apo gruaja e tij, si hajdutë të parave publike, siç i ka përshkruar më 19 maj Departamenti i Shtetit.

Nuk dua ti përmend gjithë çka bërë Berisha për të mbyllur gojën e medies kritike, por dua të shpjegoj vendimin tim për të bashkuar luftën time me këdo tjetër kundër tij.

Dhe për të luftuar Sali Berishën dhe që ajo luftë të kishte kuptim dhe të shndërrohej në rezultat elektoral, unë kam bërë së pari aleancë me Edi Ramën, me një udhëheqës politik, ndaj të cilit kisha përdorur shpesh herë dhe gjuhë të egër, bazuar dhe mbi “faktet e rreme” të prodhuara nga Sali Berisha.

Dhe nuk kam pas nevojë për ndonjë ceremoni as për t’u pajtuar me të dhe as për t’u marrë vesh. Jemi marrë vesh rrugës.

Më pas në emër të çmontimit të Sali Berishës, unë kam gëlltitur dhe aleancën e pashpirt të Edi Ramës me Ilir Metën, vetëm me shpresë që kjo do të ishte një gur më shumë në qafën e një njeriu që duhet të zhdukej nga politika shqiptare.

Dhe në vazhdim kam injoruar çdo qejfmbetje, çdo luftë të vogël apo meskine me çdokënd që e kisha krijuar për shkak të Berishës.

Dita që jam ndjerë më i realizuar në jetën time ngelet pa diskutim 19 maji 2021, kur gjithë beteja ime u shpërblye me një ndëshkim të përjetshëm ndaj një familje me kriminale të Shqipërisë, ku babai, gruaja, vajza dhe djali u damkosën si hajdutë të parave publike, minues të demokracisë dhe shantazhues të drejtësisë në Shqipëri.

Pas kësaj, beteja e fundit është izolimi politik i Sali Berishës dhe çmontimi i betejës së tij për të krijuar një elektorat anti-amerikanë në Shqipëri, për ta përdorur si mburojë për vete të tij. Kësaj beteje në minutën e fundit, të ditës së fundit, ju bashkua dhe Lulzim Basha. Është i mirëseardhur.

Askush nuk është zgjuar ndonjë mëngjes të mbështesë Lulzim Bashën apo të shkojë tek selia e tij. Lulzim Basha në ditën e fundit të afatit të ndëshkimit të Partisë Demokratike, biles në orën e fundit, ka bërë atë që duhet të kishte bërë ditën e parë kur hyri në atë zyrë, për të cilën dhe e kam sulmuar pa mëshirë për 8 vite pa asnjë brerje ndërgjegje.

Tani që Lulzim Basha ka ardhur tek pozicioni im, unë thjesht jam i gëzuar, dhe pse jo, mirënjohës. Të gjithë e kanë një ditë të tyre që e kuptojnë që Sali Berisha është një kriminel. Mund ta kuptojnë për arsye personale, politike, shtetërore apo ndërkombëtare, kjo ka pak rëndësi. Rëndësi ka që Sali Berisha të izolohet dhe shqiptarët të kuptojnë që ai nuk është duke luftuar për demokraci, por për të përdorur demokratët shqiptarë si talibanë kundër SHBA.

Përpjekja për të shfokusuar betejën kundër tij me shpikje të tilla, nuk më komplekson. Unë nuk jam kompleksuar që kam bërë aleancë me Edi Ramën, e jo më të kompleksohem që më ka bërë aleat Lulzim Basha.

Për të mundur Hitlerin, presidenti amerikan Roosevelt dhe kryeministri britanik Winston Churchill bëri aleancë me Stalinin. Për Hitlerin tonë, jo me Lulin nga fisi Hoti-Basha, por dhe me gjithë fisin Berisha bëj aleancë. Se nuk është se e kanë dhe shumë problem besën, kur mendoj qe Saliu eshte fisi i tyre.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ethem Lalaj: 23/10/2021 12:27

    OK M.Baze.Unë me të gjallë e të vdekur të fisit tim dua të përballem në gjyq,Pasi në 1996 horrat e tij më futën në burg 10 orë se donin të më vidhnin votat.Dhe dihet se si Sb vodhi votat më 96 në tërë Shqipërinë. -Por Sb nuk është vetëm hajdut votash.Ai nën pushtetin e tij ka vrarë mbi 20.000 niërz,200 në Tropojë,Gërdec,21 janar,2 prill 1991 Shkodër,etj. -Por,Çudia qëndron se përse nuk është ndëshkuarë deri sot.Është shumë e thjeshtë: 1.Ka tredhur drejtësinë që në 1992.Ai,Drejtësia,Kriminelët e çdo kallëpi janë bërë njësh..! 2.Se Sb është agjent i shumfisht(Aishe Haklaj në Rep.Tb 2921) Ndaj Sb+Im+Lb..i mbajnë syt nga lindja. -Edhe drejtësia e "RE"është në KOMA prej Sb.Nëse DASH qëndron STATUCUO..Sb i ngeli në derë popullit gjithë jetën..!

    Përgjigju
  • Fredi: 23/10/2021 05:45

    Ky e paska personale, qellim te vetvetes. Ndaj dhe gjuhabi eshte trashur sa ngabte lepiret e mendwres se Metes, e sa te Rames.

    Përgjigju
    • katarakti 2: 23/10/2021 11:29

      O Fred! Meso shqip!

    • Personale: 23/10/2021 11:13

      Te gjithe Shqiptaret qe nuk kane vjedhur me salen, meten apo ramen pa tjeter e kane personale me kete shpellar berisha qe na ka lene ne prapambetje si vete familja e tij.

  • O tej: 22/10/2021 21:20

    Berishen kan me pshurr qente e rruges

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Një vit pas arrestimit, lirohet nga qelia mjeku Dervish Hasi! Bie akuza e trafikut të të miturve, dërgohet për gjykim për pornografi

Një vit pas arrestimit, lirohet nga qelia mjeku Dervish Hasi! Bie akuza e trafikut të të miturve, dërgohet për gjykim për pornografi