Mero Baze: Për të gjithë ata që duan t'i bien në sy 'për mirë' Berishës

Mero Baze: Për të gjithë ata që duan t'i bien në sy 'për mirë' Berishës

Gazment Bardhi dhe Flamur Noka

Përveç grupit të deputetëve të Partisë Demokratike zyrtare, tek gjithë deputetët e tjerë të opozitës, ka një garë për t’i rënë në sy Berishës me mënyrën e tyre. Berisha realisht nuk ka shumë gjëra në dorë, përveç betejave të vogla me avokatët që të shtyjë afatet e marrjes në pyetje dhe të kërkojë masa të reja sigurimi. Sa i përket politikës, ai ka mbaruar punë, por keqkuptimi i tyre është se ai ende mund të diktojë fatin e tyre politik dhe po përpiqen t’i bien në sy. 

Kështu, Gazment Bardhi po kërkon t’i bjerë në sy si shok i Flamur Nokës, por nuk arrin dot ta bëjë si duhet rolin e budallait, se nuk është. Atë cilësi o e ke, ose nuk e ke. Dhe ai fatkeqësisht nuk e ka, dhe kjo mund të jetë një pengesë serioze për karrierë me Berishën. 

Por është mundim i kot. Ai, Gazment Bardhin mund ta shikojë si shikonte Stalini, Berien, si hileqar i pabesë, por kurrë siç shikonte Stalini, Molotovin, të cilit dhe pse i futi në burg gruan, ai i qëndroi besnik.  

Prandaj Gazment Bardhi lodhet kot. Madje është e vetmja periudhë në jetën e tij politike që lodhet kot. 

Kot lodhet dhe Salianji, që përpiqet t’i bjerë në sy si i fortë dhe si organizator. Berisha ka parë të fortë të vërtetë, jo fals, dhe e ka parë që nuk i kanë bërë punë. Kurse për organizator është i kënaqur me Flamurin, që i përngjet gjeneralit idiot të Stalinit, Voroshillov. Ajo që mban mend ai nga Salianji është shkopi i bejzbollit, kështu që lodhet kot. 

Kot lidhet dhe Gjekmarkaj, që përpiqet të sillet si i distancuar nga palët, por që e pranon Berishën si udhëheqës të shumicës demokrate. Berishës nuk i intereson më shumica, por një pakicë besnike që ta përdorë për gjërat që i duhen. Të moderuarit, intelektualët, shtresa gri apo elementë të tjerë që tentojnë dhe të mendojnë, nuk i duhen. Ata i duhen një udhëheqësi kur ka vendosur të vijë në pushtet. Berishës i duhen njerëz për të mos shkuar në burg. Dhe tipa të tillë vetëm sa i ngrenë nervat. 

Tabaku së paku është pak më serioze se të tjerët, se nuk i mban sytë nga Berisha, edhe pse duket se nuk ka ndonjë dëshirë të bashkohet me Bashën. Por së paku nga Berisha nuk pret asgjë. Natyrisht as Berisha prej saj. Dhe kjo është një marrëdhënie më normale. 

Deputet të tjerë me profil të ulët, si ai deputeti i Lushnjës, i duhen vetëm po të jenë në rresht. Kështu dhe anonimë, dhe me pretendime, nuk i hyjnë në punë. As emrat nuk denjon t’ua mbajë mend. 

Me pak fjalë, të gjithë përpiqen më kot t’i tërheqin vëmendjen duke bërë si radikalë pro tij, si të fortë, si intelektualë, si neutralë apo si anonimë. Ai i do vetëm si ushtarë. I do si Flamuri. Po qe se kanë këllqe të bëhen si ai. Po nuk kanë, të shikojnë punën e tyre, se vetëm sa telendisen kot. / Gazeta Tema

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim