Mero Baze: Përdorimi i fundit i Ilir Metës nga Lulzim Basha

Mero Baze: Përdorimi i fundit i Ilir Metës nga Lulzim Basha

Lulzim Basha dhe Ilir Meta

Lulzim Basha ka gjetur me sa ta forcoj pesimizmin në radhët e atyre militantëve që mbështesin Sali Berishën. Ka tërhequr në skenë Ilir Metën, dhe bën sikur lufton me të. I analizon gabimet, e kritikon pse u shkatërroi fushatën elektorale, i kujton se ishte faktori vendimtar në shkatërrimin e LSI si partnere opozitare etj. Është një mënyrë elegante për ta tërhequr atë në skenë dhe për ta hedhur në luftë.

Dhe Ilir Meta nuk e zhgënjeu. Me të njëjtin pasion që doli dhe tha se Lulzim Basha e ka përdorur atë për të anuluar zgjedhjet lokale të vitit 2019, me të njëjtin pasion fillon e merr pozicion në betejën e Bashës me Berishën, duke u njehsuar me Berishën.

Është fiks ajo që Basha kërkon nga ai.

Më 2019, e besoj Ilir Metën që Basha kërkonte shtyrjen e zgjedhjeve nga frika e ndonjë gjakderdhje. Dhe Meta ja paska plotësuar dëshirën. Por nuk e kuptoj pse ja plotëson tani dëshirën, duke u përfshirë në konfliktin brenda PD dhe duke u bërë palë me Berishën.

Ilir Meta është një figurë që demokratëve u duhej për pushtet por nuk e deshën kurrë. Fakti që ai është një figurë aq pak popullore në Shqipëri vjen pikërisht se është përdorur historikisht nga PD dhe nuk e kane dashur kurrë. Kështu e majta e ka marr inat si tradhtar ndërsa PD e ka dashur vetëm si shërbëtorë. Është kjo arsyeja që ai i ka aq të ulëta kuotat në opinion publik.

Duke e thirrur në skenë dhe duke e bërë palë me Berishën, Basha ja ka arritur ti dëshiroj militantët e Berishës, kur e kuptojnë që janë bashkë më një front me Ilir Metën.

Dhe Ilir Meta e kupton këtë, e kupton që Lulzim Basha po e përdor përsëri pë hallin e vet, por nuk ka rrugë tjetër. E vetmja rrugë që e frymëzon për luftë është ajo që frymëzon dhe Berishën, është beteja me SHB. Dhe para astij halli te madh,  ai pranon të keqpërdoret përsëri nga Lulzim Basha.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fordi: 21/11/2021 03:43

    Ore Mero se na merrove. Sikur Meta i ka dhene pushtet PD, pra Saliut, dhe me me pas Rames, qe nuk po shkulet me. Ne fakt Rames i ka dhene pushtet edhe edhe e Bashkine e Tiranes, me.motren e vogel te Edit, Monen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Flamuri shqiptar për herë të parë në podiumin e Botërorit të Skive, Lara Colturi: Më erdhi të qaja, s'e prisja vendin e dytë

Flamuri shqiptar për herë të parë në podiumin e Botërorit të Skive, Lara Colturi: Më erdhi të qaja, s'e prisja vendin e dytë