Mero Baze: Përse Berisha po thërret në skenë Lulzim Bashën?

Mero Baze: Përse Berisha po thërret në skenë Lulzim Bashën?

Katër ditë para zgjedhjeve televizioni i familjes Berisha publikoi me bujë të madhe një video montazh i cili donte të krijonte idenë e një takimi mes Lulzim Bashës dhe Taulant Ballës një vit më parë, i cili sipas Berishës është shkaku pse ia do humbas më 14 maj.

Në fakt ai do humbas më 14 maj, por shkaku i shpikur nuk ekziston. Përveçse videoja është një montazh i keq, tregon dhe një anë dhe më të errët të metodave që Berisha vazhdon të përdor për të shantazhuar kundërshtarët e tij.

Berishës i duhet doemos të nxjerr në skenë sërish Lulzim Bashën pasi po I mbarojnë arsyet përse po del më keq se Lulzim Basha në zgjedhjet e 14 majit. E bëri një montazh për të treguar se fitoren e demokratëve e ka sabotuar Basha.

Dhe ka një gëzim mbarë kombëtar tek opozita të cilët duken të lumtur, që më në fund gjetën arsye përse po humbasin, dhe akoma më shumë të "lumtur" që po humbasin prap prej Lulit.

Ky është një leksion i mirë për të gjithë ata opozitarë përfshi dhe Lulzim Bashën, të cilët në këtë fushatë vendosën të mos i bëjnë betejë Sali Berishës, por ta lënë të humbas pa kontributin” e tyre. Kështu shpresonin se më 14 Maj do ti thoshin “ik tani se humbe” edhe pse ne nuk ishim kundër.

Sali Berisha nuk funksionon si një politikan normal dhe as si një institucion politik normal. Atij nuk i ka hyrë kurrë në punë e vërteta, por vetëm e vërteta e tij, ajo që ai shpik. Kështu që të gjithë këta që ndenjën pasiv në këtë fushatë kundër tij, përveçse e kanë ndihmuar Berishën të marrë ca vota kot, natyrisht që do përbalten prej ti dhe si shkaktarë të humbjes.

Nevoja që ka Sali Berisha për të fajësuar Lulzim Bashën dhe kundërshtarët e tjerë në PD, nuk bazohet tek faktet, pasi mbështetësit e Berishës, fakt quajnë vetëm atë që thotë Berisha. Dhe Berisha nuk është as njeri normal dhe as politikan normal që të bazohet tek e vërteta. Ai e shpik të vërtetën e tij. Dhe shpikja e fundit është ky videomontazh I shpifur, por që i dihet Berishës të tregoj se prap e ka “tradhëtuar” besëpreri Lulzim Basha.

Kështu që më 15 Maj fillon përsëri lufta kundër Lulzim Bashës. Dhe me këtë rast rikthehet dhe Lulzim Basha kryetar i PD dhe beteja vazhdon. Edi Rama të vazhdoj të merret me qeverisjen se PD e vdes Berisha. Mos të jetë merak.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Avioni 'Embraer 190' duhej të përshkonte 500 kilometra nga Baku në Grozny: si përfundoi në anën tjetër të Detit Kaspik?

Avioni 'Embraer 190' duhej të përshkonte 500 kilometra nga Baku në Grozny: si përfundoi në anën tjetër të Detit Kaspik?