Mero Baze: Përse Berishën e shqetëson Jorida Tabaku?

Mero Baze: Përse Berishën e shqetëson Jorida Tabaku?

Sali Berisha dhe Mero Baze

Jorida Tabaku nuk e ka herën e parë që ndeshet me sulme nga Berisha gjatë jetës së saj në opozitë. Sulmin më të ashpër e ka pasur kur drejtoi Komisionin Hetimor ndaj inceneratorëve. Gjtihë zërat pro Berishës në shtyp dhe ata pak vet që ishin pas Berishës në parlament e vunë nën akuzë se po bënte lojën e Edi Ramës për të mbyllur çështjen e inceneratorëve. 

Pas gati dy vitesh nga ai komision ne kemi një zëvendëskryeministër, një ministër, një deputetë dhe rreth 15 zyrtarë të lart janë në burg, ndërkohë që hetimet vazhdojnë.  

Nuk them se Berisha nuk donte të mos dënoheshin njerëzit e Edi Ramës, por problem që ai ka është se nuk lejon të zhvillohen personalitete apo aksione politike jashtë tij. Ai e do fushën bardh e zi, ose me atë ose me Edi Ramën, por jo kundër Edi Ramës dhe kundër atij. 

Kjo është shkolla politike e tij. Armiqtë më të mëdhenj për të nuk janë kurrë pala përballë por ata që përpiqen të mos jenë as me atë as me palën përballë tij. Sidomos ata që arrijnë të mendojnë edhe pa folur me gojë me të. Ata i urren. 

Është kjo arsyeja që Sali Berishë e tërboi suksesi politik I Tabakut si kryetare e Komisionit, edhe kur mbahej komisioni edhe më pas. Prej atëherë përpiqet ta zhurmoj punën e atij Komisioni duke shpikur shifra që hedhin në erë të vërteta boll të dhimbshme që ai ka ai proces, pasi ai më shumë do të bëj ilegjitime, punën e një deputeteje që nuk e ka nën kontroll, se sa të akuzoj qeverinë me fakte reale. 

E njëjta histori po përsëritet tani që Tabaku po refuzon rreshtimin pas tij poshtë ballkonit. 

Meqë Gazmend Bardhi dhe  të tjerë u futën në rresht pas tij me shpresë se ai do ti shpërblej duke I vënë në lista për deputetë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, qëndrimi I Tabakut, e vetme në punë të saj pa devijuar qëndrimet, pa na dhënë mundësi ti themi të gjithë “ja si ke thënë vjet ja si thua sivjet”, e shqetëson atë më shumë se Edi Rama. Ai e do atë ose me Edi Ramën ose në rresht poshtë Ballkonit. 

Kjo është deviza e përjetshme e tij. Ndaj nëse e vini re gjithë bateritë mediatike të Berishës nuk janë këto ditë as kundër Ramës, sa janë kundër Tabakut, pasi ajo I ka dal nga skema .  

Mbi të gjitha atë e shqetëson ideja se çfarë plani ka kjo Tabaku që nuk bëhet as me atë as me Edi Ramën? Dhe do doemos ta baltos . 

Ndoshta Jorida Tabaku nuk bën asgjë. Ndoshta nuk do të bëhet as deputete më, pasi është njëqind herë më shumë dinjitoze të mbroj parimet e veta duke injoruar udhëheqësit e përjetshëm të vendit, se sa të shkoj pas tyre duke shkelur parimet e veta. Por dhe kjo me sa duket berishizmin e mërzit më shumë se gjithçka tjetër. Ideja që një politikan është i pavarur prej tij është për të fundi i botës. 

E mërzit pasi frika më e madhe sot në politikën shqiptare, është krijimi I një modeli që injoron Sali Berishën dhe nuk natyrisht qeverinë, sidomos kur vjen nga opozita. Këtë Berisha nuk e fal dot.  
Ai ka dy vjet që gjeneron baltë dhe urrejtje ndaj Luzlim Bashës vetëm pse ai I doli nga reshti dhe e ka baltosur sa ka mundur . Tani një dhimbje e re koke për të është e tepërt.  

Ndaj mos kërkoni logjikë pse sulmohet Tabaku, edhe pse nuk ka asnjë lidhje me qeverinë, edhe që është e vetmja që I ka bërë gjëmën Edi Ramës. Sulmohet se për Sali Berishën armiku më I rrezikshëm është ai që sfidon alternativën e tij nga opozita dhe jo qeveria përballë.  

Dhe  nuk ka fat më të madh për një politikan të ri opozitar se sa rritet në betejë me Sali Berishën . Nuk është thjeshtë luft ndaj tij. Është nder dhe dinjitet opozitar. Madje është e vetmja shkollë dinjiteti në këtë opozitë të dërrmuar moralisht./Tema

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Çudira nga Kameruni, lojtarët marrin paratë në dorë para ndeshjes

VIDEO/ Çudira nga Kameruni, lojtarët marrin paratë në dorë para ndeshjes