Mero Baze: Përse Fatmir Mediu sillet si i bezdisur nga drejtësia

Mero Baze: Përse Fatmir Mediu sillet si i bezdisur nga drejtësia

Fatmir Mediu

Fatmir Mediu ka një sjellje prej kokoroçi sa herë del nga salla e gjyqit, duke ja hakërruar gjithë atyre që e kanë çuar para drejtësisë dhe duke tentuar t’u japë atyre direktiva se si të hetojnë, kë të hetojnë, çfarë s'duhet të hetojnë, pse nuk duhet ta ngarkojnë atë me faj, kush duhet të jetë dëshmitar e kush nuk duhet të jetë etj.

Ndërkohë që sillet sikur Shqipëria dhe të vdekurit e saj prej tij dhe djalit të Sali Berishës i kanë borxh këtë prishje qetësie, bashkëpunëtorët e tyre të ngushtë i kanë detyruar të kyçin gojën dhe të deklarojnë se do heshtin para drejtësisë, siç është rasti i Mihal Delijorgjit dhe disa prej eksponenteve që quheshin “grupi i zjarrit” në operacionin e demontimit.

Sot u ankua që ish- shefi i Shtabit, Luan Hoxha, nuk do japë dëshmi të re, por do përdoret dëshmia e vjetër, ndërkohë që dëshminë e tij reale ai e ka bërë në Ambasadën e SHBA, ku ka deklaruar se “sapo i shkrova letër Berishës më mori djali i tij në telefon për t’u sqaruar” e më tej mori kërcënime nga rethi zyrtar i Berishës.

Pra Mediu që sot ankohet pse nuk i marrin dëshmi të re Luan Hoxhës, vet i ka heshtur gjithë dëshmitarët e tij, dhe po përpiqet ta degradojë gjyqin në procedura zyrtare ndërkohë që ai është para drejtësisë për kapje të shtetit, pabarazi në tendera, dhe për shkaktim të aksidentit nga fakti se pronari real i fabrikës së vdekjes ishte djali i Sali Berishës, i cili mbante punëtorë të pasiguruar dhe asnjë rregull të sigurimit teknik.

Fatmir Mediu nuk po akuzohet se ka shkuar vetë të punojë me fadromë na fabrikë, apo se është kapur duke ndërtuar kapanone. Ai po akuzohet se kishte paracaktuar që do t’i jepte këtë biznes djalit Sali Berishës dhe nuk ja dha dot me vendim qeverie, se kundërshtoi Bode dhe Rusmali, dhe ja dha me tender. 

Drejtorët e Bashkisë së Tiranës, që sot janë në burg, janë për shumë më pak të implikuar në historinë e tyre të korrupsionit se sa vet Mediu në këtë histori. Ata janë akuzuar për konflikt interesi se i kanë dhënë një kompanie të lidhur me ta disa tendera, por jo se me ato tendera janë vrarë njerëz apo nuk janë bërë punët. Ky tenderi i Fatmir Mediut i gjithi në konflikt interesi me vet Sali Berishën, ka përfunduar përveçse me vjedhje, dhe me 26 të vrarë.

Shfaqja e Fatmir Mediut si shejtan budalla, sikur nuk e di përse është para drejtësisë, përpjekja e tij për të mbrojtur deri në fund Shkëlzen Berishën dhe për t’u kyçur gojën bashkëpunëtorëve të tij si Delijorgji me shokë, është një akt mafioz ndaj drejtësisë, dhe një shembull i mjaftueshëm për të kuptuar se ku qëndron problemi i atij korrupsioni.

Kriteret e sotme të forta me të cilat SPAK po heton hajdutët e Edi Ramës, janë të mjaftueshme për ta rifutur të gjithë në burg këtë bandë, që mes të tjerash vrau për të vjedhur, ndryshe nga këta që vjedhin për t’u pasuruar.

“Bezdia” publike që shfaq Fatmir Mediu ndaj procesit gjyqësor, ideja se po e pengon ky gjyq për të bërë “punë të mëdha” për Shqipërinë, për të udhëtuar në SHBA në “Mëngjes të Lutjeve”, për të dalë foto me senatorë e kongresmenë dhe për të përkujtuar përvjetorët e NATO, që koincidojnë me përvjetorin e Gërdecit, është tabloja me ironike e drejtësisë së re, e cila nga një anë po heton thellë dhe me rrënjë e dhëmballë çdo zyrtar në pushtet, dhe bën shumë mire, dhe nga ana tjetër dëgjon çdo ditë psherëtimat e Fatmir Mediut, që po e bezdis ky gjyq duke i prishur qetësinë aq të nevojshme që ka për t’u dukur si njeri i rëndësishëm, me syze dielli dhe kravatë.

Ndërkohë që 26 të vdekurit e tij dhe djalit të Sali Berishës, rrotullohen në varr, kur mendojnë se ata që i vranë për të vjedhur, tani janë të bezdisur nga drejtësia.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • beni: 10/04/2024 04:09

    e drejte mero,,,,keta kriminele me saliun ne krye e kane vendin ne litar...////

    Përgjigju
  • niku: 09/04/2024 23:01

    Drejtesia e bezdis sepse osht antar i komisionit te sigurise kombetare. Nuk osht popull si te gjithe qytetaret, osht Elite

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë